Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

401 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perpara Verona-Juventus, lojtari i Verones ndez sfiden: “Parashikimi im eshte qe Interi te…”

Perpara Verona-Juventus, lojtari i Verones ndez sfiden: “Parashikimi im eshte qe Interi te…”
Inter Club Staff

Miguel Veloso, mesfushori i njohur portugez i Verones, qe sot ne Bentegodi do te luaje kunder Juventusit, ka folur per mikrofonat e Tuttosport.

Ai ka dashur te beje nje parashikim per Serie A, per Champions League por edhe per ndeshjen e Champions League Porto-Juventus.

“Une uroj qe nje dite Cristiano Ronaldo te arrije te fitoje edhe me Juventusin Champions League, por e shoh te veshtire.”

“Cristiano per te bere dicka te tille do duhet qe te kaloje nete magjike si ato qe ka kaluar me pare ne karrieren e tij.”

“Por per faktin qe do te behet bomberi me i madh i te gjitha koherave, nuk kam dyshim. Nderkohe une dua qe Porto te kaloje ndaj tyre.”

“E njoh tranjerin e tyre, Sergio Conceiçao, eshte nje i forte, pikerisht si ADN e Portos: jane nje skuader e forte gjithashtu.”

“Nje parashikim? Kualifikohen portugezet. Pavarsisht kush kalon ama, per mua Champions League e fiton Bayern Munich.”

“Gjermanet kane nje intensitet me te larte se te gjithe dhe mund te perserisin triumfin e 2020.”

“Nderkohe, ne Itali shume pak shanse per Juventusin gjithashtu: per mendimin tim fiton Interi, por golashenuesi me i mire del Cristiano.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.