Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

568 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Inter, Federata gjobit Steven Zhang: “Ja sa i ka kushtuar fjala ‘palaco’ per Presidentin e Liges.”

ZYRTARE – Inter, Federata gjobit Steven Zhang: “Ja sa i ka kushtuar fjala ‘palaco’ per Presidentin e Liges.”
Inter Club Staff

Ishte data 3 mars dhe emergjenca e Pandemise nuk ishte ende e qarte dhe nuk kishte arritur akoma piken e saj me te rende.

Por Steven Zhang, presidenti i Interit, kishte shprehur fjale shume te renda ne drejtim te presidentit te Liges se Serie A, Paolo Dal Pino.

Ai donte ne ate kohe qe te luante Juventus-Inter me tifoze, pa marre parasysh fare ceshtjen e shendetit te tifozeve.

Ne ate kohe, Steven Zhang shpertheu keqazi ndaj tij duke i quajtur manovrimet e tij si cirk dhe duke e cilesuar ate si ‘palaco’.

Keshtu, gjithcka ka mbarur me nje gjobe per presidentin e Interit, Steven Zhang dhe vete Interin per ate qe ndodhi.

Edhe pse Zhang kishte plotesisht te drejte ne ate qe tha, ai perseri eshte gjobitur edhe pse ajo qe donte te bente Presidenti i Liges, ishte shume e rende dhe mund te kishte sjelle edhe humbjen e jeteve te njerezve.

Gjithesesi, Federata nuk eshte ndalur dhe ka lajmaruar sot, ashtu si mund ta lexoni edhe te komunikata origjinale me lart se:

“Jane vene € 8000,00 (tete mije) gjobe per zotin Steven ZHANG, dhe € 5000,00 (pese mije) gjobe per klubin F.C. INTERNAZIONALE MILANO S.p.A”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.