Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

426 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Inter me dy mungesa te rendesishme ndaj Juventusit ne ndeshjen e pare: “Jane te skualifikuar…”

ZYRTARE – Inter me dy mungesa te rendesishme ndaj Juventusit ne ndeshjen e pare: “Jane te skualifikuar…”
Inter Club Staff

Tashme eshte zyrtare: kundershtari i Interit ne Kupen e Italise ne raundin gjysmefinal do te jete Juvenetusi i Pirlos.

Vetem dy jave pasi zikalterit i kane mundur ata ne San Siro, tashme do te kene nje perballje tjeter te vlefshme per Kupen e Italise.

Skuadra e Pirlos fitoi dje nje perballje teper te lehte ndaj skuadres se Spal qe luan ne Serie B me rezultatin 4-0.

Keshtu, ndeshja e pare ndermjet Interit dhe Juventusit do te luhet kete te marte ndersa ndeshja e kthimit, te marten tjeter (pas nje jave).

Por ne ndeshjen e pare te zikalterve me sa duket do te mungoje Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi per arsye skualifikimi.

Pse? Sepse lojtaret kane qene ne rrezik kartonash ne ndeshjen ndaj Milanit dhe te dy kane mare nga nje karton te verdhe.

Conte ka nje problem teper te madh ne kete menyre, duke qene se nuk do mund te besoje dot te dy titullare te padiskutueshem ne ndeshjen e pare.

Ne vend te tyre pritet te luaje Matteo Darmian (ne vend te Hakimit) dhe Alexis Sanchez (ne vend te Lukakut) edhe pse ky i fundit eshte ne qender te nje tratative merkatoje me Romen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.