Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,018 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Inter nenshkruan me talentin premtues italian Samuele Mulattieri!

ZYRTARE – Inter nenshkruan me talentin premtues italian Samuele Mulattieri!
Bujar Berishaj

Interi ka fituar garen per trekuartistin e talentuar italian Samuele Mulattieri.

Lojtari i vitit te lindjes 2000 kishte perfunduar edhe ne shenjestren e Juventus por ne fund ishte klubi zikalter qe arriti ta rrembej ate.

Disa minuta me heret ishte vet Spezia, klubi nga i cili vjen lojtari, ka komunikuar kalimin e lojtarit te zikalterit me nje shkrim ne sajtin zyrtar duke theksuar edhe formulen e transferimit:

“Spezia Calcio njofton se ka shitur me titull definitiv lojtarin e ri Samuele Mulattieri te FC Internazionale Milano. Mulattierit i urojme me te mirat per nje te ardhme te pasur me suksese sportive dhe jo vetem”.

Dhe tani portali interist, fcinternews.it jep edhe shifrat e operacionit qe tregojne se Interi ka bere nje investim te rendesishem per trekuartistin italian.

Sipas fcinternews.it, klubi zikalter ka paguar plote 2 milione euro per lojtarin e vitit te lindjes 2000 duke perforcuar keshtu Primaveran zikalter qe ne sezonet e fundit ka qene shume e suksesshme.

Raportohet gjithashtu se Interi ka perfshire ne marreveshje edhe nje perqindje nga nje shitje e ardhshme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.