Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

543 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Inter, publikohen shifrat: “Ja sa i ka kushtuar bilancit te Interit largimi i Eriksen perpara kohe: plot…”

ZYRTARE – Inter, publikohen shifrat: “Ja sa i ka kushtuar bilancit te Interit largimi i Eriksen perpara kohe: plot…”
Inter Club Staff

Diten e sotme Inter ka bere publik bilancin e saj per tre mujorin e mbyllur ne daten 30 shtator 2021 dhe detajet kane qene si me poshte.

Gjate kesaj periudhe, eshte shenuar nje renie e te ardhurave per 48.3 milione euro, duke kaluar nga 119.5 milione euro ne 71.2 milione euro (2021 ne krahasim me 2020).

Nderkohe, specifikohet qartesisht se fajin per kete ne radhe te pare e ka pasur impakti i rende i pandemise dhe ne vecanti mbyllja e stadiumeve pjeserisht dhe mungesa e tifozeve.

Keshtu, per shkak te 50% te kapacitetit te spektatoreve, Inter ka gjeneruar 6,1 milione euro te ardhura nga stadiumi por qe jane shume pak ne krahasim me dy sezone me pare.

Nderkohe, edhe kostot operative jane rritur me 18,9 milione euro duke kaluar ne 129.3 milione euro ne 119,5 milione euro.

Kjo ka ndodhur per shkak te pageses se disa komisioneve te agjentet e Achraf Hakimi dhe Romelu Lukaku per shitjen e tyre te PSG dhe Chelsea.

Por rritja me e madhe ka ardhur per shkak te zhvleresimit te kartonit te lojtarit Christian Eriksen: kjo gje i ka sjelle klubit nje humbje te barabarte me 15,3 milione euro.

Ai nuk mund te luante dot me ne Serie A per shkak te nje problemi kardiak dhe kjo gje e ka detyruar klubin te beje nje sakrifice financiare.

Por ne kete kosto eshte perfshir edhe penaliteti i marre per anullimin e turit veror ne Amerike qe ishte menduar te zhvillohej ne Florida.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.