Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 2, 2021

Scroll to top

Top

344 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Inter vs. Atalanta, ja 21 lojtaret e grumbulluar per ndeshjen e neserme nga Spalletti: mungon vetem De Vrij dhe Lautaro

ZYRTARE – Inter vs. Atalanta, ja 21 lojtaret e grumbulluar per ndeshjen e neserme nga Spalletti: mungon vetem De Vrij dhe Lautaro
Inter Club Staff

Neser ne oren 18:00, skuadra e Interit do te prese skuadren e Atalantes se Gian Piero Gasperinit ne San Siro.

Pas fitores se thelle ndaj Genoas, djemte e Spallettit do te mundohen qe te bejne nje tjeter fitore te rendesishme ne shtepine e tyre.

Kjo eshte nje ndeshje shume e rendesishme sepse perballe do te jete nje skuader e forte dhe qe eshte ne gare per Champions League. Nder te tjera, do te ishte nje shans i mire per tu shkeputur edhe nga Milani qe pas humbjes me Interin nuk po mundet te ngreje koke.

Ne kete ndeshje do te mungojne ashtu si u paralajmerua Lautaro Martinez dhe Stefan De Vrij te cilet nuk jane grumbulluar fare (njesoj si ndaj Lazios dhe Genoas).

Per sa i perket te tjereve, asnje e re per teknikun zikalter.

Kjo eshte lista e plote e te grumbulluarve:

Portiere: 1 Handanovic, 27 Padelli, 46 Berni;

Mbrojtesa: 13 Ranocchia, 18 Asamoah, 21 Cedric Soares, 23 Miranda, 29 Dalbert, 33 D’Ambrosio, 37 Skriniar;

Mesfushore: 5 Gagliardini, 8 Vecino, 14 Nainggolan, 15 Joao Mario, 20 Borja Valero, 44 Perisic, 77 Brozovic;

Sulmues: 9 Icardi, 16 Politano, 14 Keita Baldé, 87 Candreva

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.