Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,550 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Interi komunikon gjendjen e te demtuarve: Nainggolan, Perisic dhe Brozovic ndaj Barces…

ZYRTARE – Interi komunikon gjendjen e te demtuarve: Nainggolan, Perisic dhe Brozovic ndaj Barces…
Ardis
  • On 22/10/2018, 14:16

Diagnoza nga vleresimet mjekesore te kryera nga stafi mjekesor mbi te tre lojtaret.

Ishte nje derby me nje loje intensive dhe te ashper.

Nuk kane munguar edhe nderhyrjet “e ndaluara” nga te dyja skuadrat te cilat nuk jane terhequr nga nderhyrjet.

Por ata qe kane dale me shume te demtuar jane lojtaret e Interit:

“Nainggolan qe ka qene i detyruar te braktise fushen, per shkak te nderhyrjes se Biglia-s, Perisic qe ka dale ne pjese te dyte dhe Brozovic qe e ka mbaruar derby-n me dhimbje”.

Keto jane kushtet e te tre lojtareve zikalter:

“Mbas ndeshjes midis Inter-it dhe Milan-it, Radja Nainggolan – doli nga fusha ne minuten e 30′ – i eshte nenshtruar ekzaminimeve klinike tek Instituti Humanitas te Rozzano-s: ekzaminimet konfirmojne traumen deformuese te kaviljes se majte.”

“Kushtet e mesfushorit zikalter do te rivleresohen ne javet e ardhshme.”

“Ndersa, persa i perket Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic, nuk ka pasur nevoje per ekzaminime, gjendja e tyre do te monitorohet nga dita ne dite”.

Keshtu, Radja Nainggolan do te mungoje me siguri ndaj Barcelones ndersa ne dyshim te forte eshte Brozovic dhe Perisic. Me shume jo per ta se sa po. Priten te reja te tjera ne oret ne vazhdim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.