
ZYRTARE – Interi njofton blerjen e Andreolli dhe Campagnaro: Kontrata deri ne…
Interi zyrtarizon blerjen e dy mbrojtesve qe kane ardhur me parameter zero tek zikalterit. Ja njoftimi nga Inter.it:
“F.C. Internazionale i jep mirseardhjen Marco Andreolli dhe Hugo Campagnaro.
Te dy mbrojtesit do te lidhen me shoqerine zikalter respektivisht deri ne 2017 dhe deri ne 2015.
Per Marcon eshte nje rikthim ne shtepi duke qene se ka luajtur tek te rinjte e Interit qe nga viti 2003, dhe me ekipin e madh ka debutuar qe 18 vjec, duke luajtur me fanellen zikalter ne dy sezone: 2004/05 dhe 2006/07, duke koleksionuar 13 ndeshje ndermjet Kampionatit, Champions League dhe Coppa Italia e duke shenuar edhe nje gol.
Campagnaro, argjentinasi me origjine Italiane vjen nga Napoli ku ka luajtur per kater sezone (nga 2009 deri ne 2013), duke koleksionuar 143 prezenca totale e duke shenuar kater gola.
Per Andreollin dhe Campagnaron shkon nje ‘Pac Fat’ e madhe per fillimin e sezonit te ri te cilin do e perjetojme te gjithe sebashku.”