2,438 views
Zyrtare – Interi nuk do te mare pjese ne Trofeun TIM. Do te jete Juve, Milan dhe…
Tani pothuajse eshte zyrtarizuar ajo qe inter.al ju lajmeroi dje. Interi nuk do te mare pjese ne Trofeun TIM te 2013.
Skuadrat qe do te marin pjese jane Juventusi, Milani si dhe supriza Sassuolo, skuadra qe sapo eshte ngjitur ne Serie A. Ky trofe do te luhet ne daten 23 korrik, dhe qe bie ndesh me diten e fundit te grumbullimit te Interit ne Pinzolo: Ishte pikerisht Walter Mazzarri ai qe sapo erdhi ne Pinetina kerkoi qe grumbullimi veror te zgjatet me dy dite ne prag te sezonit te ri. Kete vit Trofeu TIM do te luhet ne Emilia Romagna “per te festuar ngjitjen historike te Sassuolo-s ne Serie A”.