Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

727 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Ja lista e klubeve qe kane perfituar me shume para nga FIFA prej Boterorit: Interi ne vendin e…

ZYRTARE – Ja lista e klubeve qe kane perfituar me shume para nga FIFA prej Boterorit: Interi ne vendin e…
Ardis
  • On 04/12/2018, 19:24

Mbasi organizoi Kupen e Botes 2018 ne Rusi, FIFA sot ka kryer pagesat persa i perket programit Club Benefits, qe do te ndaje te ardhurat e kompeticionit te caktuara ndaj shoqerive ne te cilat lojtaret kane marre pjese ne eventin boteror per Kombetaret veren qe kaloi.

Ne total do te shperndahen 209 milione dollare ndaj 416 klubeve, qe perfaqeson nje rritje domethenese me pothuajse 200% ne krahasim me edicionin e kaluar.

“Kupa e Botes eshte kulmi i futbollit, qe percjell pasion dhe emocion per cdo futbollist dhe tifoz ne cdo cep te botes”.

“Eshte pergjegjesia e FIFA-s te shperndaje te ardhurat e ketij kompeticioni, unike midis te gjithe komunitetit futbollistik, dhe klubeve, mese e qarte, e meritojne te ndajne kete sukses si kontribues kyc”.

“Jam shume i lumtur te shikoj qe skuadrat nga vende te ndryshme do te perfitojne nga ky program, qe do te kontribuoje ne zhvillimin  te metejshem te futbollit ne te gjithe boten”, ka deklaruar presidenti, Gianni Infantino.

Nuk eshte surprize qe 10 klubet qe do te marrin pjesen me te madhe te perfitimeve jane klube europiane:

MANCHESTER CITY

REAL MADRID

TOTENHAM HOTSPUR

BARCELONA

​​PARIS SAINT-GERMAIN

CHELSEA

MANCHESTER UNITED

ATLETICO MADRID

JUVENTUS

BAYERN MUNICH

Nje perfitim i mire edhe per Interin (skudra e dyte italiane mbas bardhezinjve) qe do te perfitoje pothuajse 2 milione € ($1’836’670.00).

Nderkohe, kjo eshte renditja e klubeve italiane:

No automatic alt text available.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.