4,000 views
ZYRTARE – Luciano Spalleti eshte tranjeri me i ri i Interit!
Tashme eshte me te vertete zyrtare: Luciano Spalleti eshte tranjeri i ri i Interit. Zyrtarizimi vjen direkt nga uebsajti i klubit, i cili ka shkruar tekstualisht keshtu:
“F.C. Internazionale Milano eshte e lumtur qe te zyrtarizoje Luciano Spalletin si tranjerin e ri te skuadres se pare. Ai do te prezantohet te merkuren ne dreke ne oren 12:00 ne sallen e shtypit te Qendres Sportive Suning ne memorien e Angelo Morattit. Spalleti ka firmosur nje kontrate dy vjecare me Interin. Ai do te drejtoje stervitjen e pare me zikalterit ne daten 3 korrik.”
Nje mire se vjen i ngrohte shkon per Luciano Spalletin nga i gjithe stafi i Inter Club Albania.