Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

629 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Manchester United merr vendimin per te ardhmen e Alexis Sanchez tek Interi: lojtari do te luaje ne Milano deri ne fund te Serie A!

ZYRTARE – Manchester United merr vendimin per te ardhmen e Alexis Sanchez tek Interi: lojtari do te luaje ne Milano deri ne fund te Serie A!
Inter Club Staff

Ajo qe drejtuesit e Interit dhe tifozet zikalter kishin me shume frike, me sa duket ka ndodhur.

Po flasim per sa i perket situates se Alexis Sanchez, dhe marreveshjes se huazimit te lojtarit qe United kishte me Interin.

Me sa duket tashme gjithcka eshte bere zyrtare nga faqja zyrtare e Manchester United, por pas pak minutave pritet edhe nje komunikate e Interit.

Sipas United, lojtari do te qendroje ne Itali per te luajtur ne Itali deri ne fund te Serie A me bluzen zikalter. Po ne Europa League?

Image may contain: 1 person

Me sa duket jo. Te pakten kete parashikon marreveshja aktuale me klubin e Manchester, e cila ka zgjatur keshtu huazimin deri ne ditet e para te korrikut.

“Alexis Sanchez dhe Smalling do te qendrojne ne Itali per te kompletuar deri ne fund kampionatin e Serie A 2019-2020.”

“Jane zgjatur keshtu kontratat me skuadren e Interit dhe ate te Romes per kete arsye. Marreveshja me kilianin eshte zgjatur deri ne fund te javes se pare te gushtit.”

Keshtu lexohet ne portalin e klubit anglez. Kjo date, perkon fiks me ndeshjen e fundit te Interit ne Serie A qe do te luhet ndaj Atalantes.

Nje lajm i mire deri diku ky per Interin, por edhe i keq: me kete marreveshje ne fuqi, Interi do te humbase Sanchez ne Europa League.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.