Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

525 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Radja Nainggiolan eshte nje lojtar i Interit: ja detajet e publikuara nga klubi pak me pare

ZYRTARE – Radja Nainggiolan eshte nje lojtar i Interit: ja detajet e publikuara nga klubi pak me pare
Inter Club Staff

Interi sa po ka zyrtarizuar pak sekonda me pare blerjen e Radja Nainggolan nga Interi. 

Kjo eshte komunikata zyrtare e klubit ne faqen zyrtare:

MILANO – Radja Nainggolan eshte zyrtarisht nje lojtar i Interit. Belgu ka nenshkruar nje kontrate me zikalterit qe eshte e vlefshme deri ne 30 Qershor 2022.

I lindur ne 04 Maj 1988 ne Antwerp me nje mama me origjine Flaminge dhe nje baba Indonezian, ai e ndan pasionin per futbollin me motren e tij Raina.

Rrugetimin e nisi ne Tubantia Borgerhout (skuadren e moshave). Ne 2000 me pas levizi nga aty ne akademine historike te Antwerp club Germinal Beerschot ku qendroi deri ne 2005 ku u vu re nga Piacenza dhe u soll ne Itali.

Radja me pas levizi ne Itali dhe beri debutimin e tij ne Serie B ne 28 Maj 2006 me klubin Emilian. Aty Nainggolan luajti 74 ndeshje dhe shenoi 4 gola. Me pas u transferua tek Cagliari ne 2010 ku qendroi per kater vite duke luajtur 137 ndeshje dhe duke shenuar shtate gola.

Me pas, ne janarin e 2014, Radja Nainggolan u transferua tek Roma. Ai u be nje figure qendrore e tyre duke luajtur shume me ta. Me Romen ne kater sezone e gjysem ai luajti 203 ndeshje dhe shenoi 33 gola ne Serie A, Tim Cup dhe Champions League dhe Europa League.

Me Belgjiken nderkohe Radja i kaloi te gjitha moshat e kombetares dhe ka luajtur 30 ndeshje me kombetaren e madhe duke shenuar edhe gjashte gola me ta.

Tani, ai eshte nje lojtar totalisht i maturuar dhe eshte koha qe Ninja te mireprese nje sfide te re dhe ekzaltuese me fanellen e Interit.

Mire se vjen ne qytetin e Milanos, Radja!

Kjo ka qene komunikata e Interit me klubin keshtu qe ka zyrtarizuar blerjen e Radja Nainggolan.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.