Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

649 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, a do te luhet apo jo ndeshja sot? “Ja cfare po ndodh. Me sa duket Inter ka vendosur te zbatoje…”

Inter, a do te luhet apo jo ndeshja sot? “Ja cfare po ndodh. Me sa duket Inter ka vendosur te zbatoje…”
Inter Club Staff

Me shume mundesi, shtyrja e shume ndeshjeve ne Serie A ne kete jave ka sjelle nje pasiguri te larte per mbarevajtjen e kampionatit.

Por nderkohe dicka shume e pabesueshme po ndodh me ndeshjen e Interit qe sot luan ne Bologna ndaj ketyre te fundit.

ASL e Boognes (Instituti i Shendetit Publik) ka futur te gjithe skuadren e Bolognes ne karantine duke thyer keshtu rregulloren e vendosur nga qeveria.

Duke u gjendur perballe kesaj situate, Liga e Serie A eshte mbledhur me urgjence diten e djeshme per te pare cfare mund te behet.

Te gjithe kane vendosur ne menyre unanime se ndeshjet duhet te luhen, dhe skuadrat qe nuk paraqiten ne fushen e lojes, do te marrin nje humbje ne tavoline 0-3.

Keshtu, sipas rregullores ne fuqi, Interi eshte e detyruar te zbrese ne fushen e lojes per te respektuar kete takim dhe daten.

Prandaj ndeshja nuk eshte quajtur e anulluar zyrtarisht nga Liga e Serie A dhe as nga Interi vete, me Bolognen qe me sa duket ka bere disa kerkesa per ta shtyre per shkak te mungesave te shumta.

Aktualisht, rregullorja ne fuqi ne Itali thote qarte se cdo njeri qe ka marre dozen e dyte ne kater muajt e fundit ose ka bere dozen e trete, nuk futet ne karantine.

Inter sot do te paraqitet ne fushe dhe nese Bologna nuk do te zbrese me ta, atehere ndeshja do te fitohet 0-3 ne tavoline dhe me pas Bologna do te vendose nese do e dergoje kete rezultat prane organeve te drejtesise ose jo.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.