Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,021 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Stefano Pioli tranjer i Interit deri ne 2018: Ja komunikata zyrtare e klubit!

ZYRTARE – Stefano Pioli tranjer i Interit deri ne 2018: Ja komunikata zyrtare e klubit!
Inter Club Staff

Zyrtarizimi pritej ne keto minuta dhe sapo erdhi. Stefano Pioli eshte keshtu tekniku i ri i Interit.

Ja komunikata zyrtare e klubit zikalter:

F.C. Internazionale Milano komunikon se eshte arritur marreveshja me tranjerin Stefano Pioli. Tekniku emilian do te lidhet me ngjyrat zikalter deri ne 30 qershor 2018 dhe do te vije ne Milano sebashku me disa bashkpunetore te rinj qe do te hyjne te bejne pjese ne stafin e skuadres se pare: Giacomo Murelli (tranjer i dyte), Davide Lucarelli (bashkepunetor teknik), Matteo Osti (pergatites atletik) dhe Francesco Perondi (pergatites atletik).

I lindur ne Parma ne 20 tetor 1965, Pioli – pas eksperiencave si tranjer tek Salernitana (2003/04) dhe Modena (2004/05 e 2005/06) ai ben debutimin ne Serie A ne sezonin 2006/07 pikerisht ne qytetin ku lindi. Karriera e tij me pas vazhdo ne B ku ka arritur rezultate mjaft te kenaqshme Grosseto (2007/08), Piacenza (2008/09) dhe Sassuolo (2009/10), perpara se te rikthehej ne Serie A ne drejtimin e Chievo Verona (2010/11)

Pas nje kohe te shkurter tek Palermo, Pioli rikthehet tek Bologna dymbedhjete vjet pasi debutoi si tranjer pikerisht tek te rinjte e Bolognas. Rendimenti i skuadres se tij ne vitet 2011/12, 2012/13, 2013/14) beri qe Pioli te arrinte te merte drejtimin e Lazios, ku rezultatet ishin te shkelqyera duke arritur ti kualifikoje edhe ne kualifikueset e Champions League dhe te luaje edhe ne finalen e Kupes se Italise.

Prezantimi i tranjerit te ri per shtypin do te behet diten e enjte me date 10 nentor ne sallen e konferences ne qendren sportive “Angelo Moratti”, ndersa orari nuk eshte vendosur ende.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.