ZYRTARE – Super talenti Salcedo eshte lojtar i Interit: ja detajet e transferimit dhe shifrat
Shitje per shkak te FPF, blerje per te kompletuar skuadren, shitje per lojtaret qe jane jashte projektit, blerje duke menduar edhe per te ardhmen.
Kjo ka qene pak a shume vera e Piero Ausilios qe per hir te vertetes ka arritur deri me tani qe te zhvilloje merkaton me te mire te Interit post-triplete.
Fusha do te tregoje shume per sa i perket te ardhurve te rinj, por si nivel emrash dhe talenti, lojtaret e afruar tek Interi ne kete sesion merkatoje jane te nje niveli te larte per ate qe kane treguar me skuadrat e meparshme.
Sot ka qene radha e Eddie Salcedo, super talentit qe zyrtarisht ka kaluar tashme tek Interi e kete gje e ka komunikuar pikerisht klubi i Interit ne faqen zyrtare.
Pas transferimit te zikalterve te Laurens Serpe dhe kalimit te Ionut Radu dhe Federico Valietti tek Genoa, perfeksionohet edhe kalimi i sulmuesit shume te talentuar kolumbian (i cili ka qene ne grumbullim me Luciano Spallettin keto dite pas lejes speciale nga Genoa) tek Beneamata.
Ky ka qene komunikimi zyrtar i Interit:
“FC Internazionale Milano komunikon se eshte arritur marreveshja me Genoan per kalimin tek zikalterit te lojtarit Eddie Anthony Salcedo Mora ne huazim me te drejte blerje”, i cili eshte fiksuar 15 milione euro.