Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

569 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Tre lojtare te Interit dalin pozitiv me Covid19: “Behet me dije se ata nuk kane pasur asnje…”

ZYRTARE – Tre lojtare te Interit dalin pozitiv me Covid19: “Behet me dije se ata nuk kane pasur asnje…”
Inter Club Staff

Me sa duket edhe Inter eshte prekur nga Covid19 ne kete periudhe festash dhe behet skuadra e disate ne Serie A.

Keshtu, vetem pak ore me pare FC Internazionale Milano ka komunikuar se tre lojtare te skuadres se pare kane rezultuar pozitiv me Covid19.

Kjo ka qene edhe komunikata zyrtare e Interit: “FC Internazionale Milano ben me dije se Alex Cordaz, Edin Dzeko dhe Martin Satriano kane rezultuar pozitive me Covid19.”

“Kjo gje ka ardhur pasi ata jane testuar te gjiteh diten e djeshem ne Appiano Gentile pasi jane rikthyer nga pushimet.”

“Te tre lojtaret jane ne izolim ne banesat e tyre dhe po ndjekin te gjitha procedurat e parashikuara nga protokolli sanitar.”

Me kete komunikate zyrtare, klubi zikalter konfirmon keshtu pozitivitetin e tre lojtareve te skuadres se pare.

Nderkohe, ashtu si eshte bere me dije, sot do te bejne testet molekulare edhe lojtaret qe jane rikthyer nga Amerika Latine: Vecino, Vidal, Sanchez dhe Correa.

Syte jane te keta dy te fundit, duke qene se tashme Inter me Dzekon me Covid19 dhe Calhanoglu te skualifikuar, Sanchez dhe Correa do te ishin nje ndihme e madhe per Inzaghin ne ndeshjen ndaj Bolognes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.