Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

242 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – UEFA vendos daten e Inter-Getafe: ja kur do te luhet. Nderkohe miratohen edhe 9 ndryshime te tjera!

ZYRTARE – UEFA vendos daten e Inter-Getafe: ja kur do te luhet. Nderkohe miratohen edhe 9 ndryshime te tjera!
Inter Club Staff

Sapo jane mbyllur punet e Komitetit Ekzekutiv te UEFA, ku Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA ka folur ne nje konference per shtyp per te zyrtarizuar vendimet per sa i perket formatit dhe kompeticioneve europiane per sezonin 2019-2020.

Ai eshte shprehur shume i kenaqur qe shumica e turneve jane rikthyer dhe ka nenvizuar se si te gjithe kane rene dakort me ndryshimin e stadiumeve ku do te luhen ndeshjet.

Me pas, Ceferin i ka lene vendin Giorgio Marchetti i cili ka shpjeguar me detaje vendimet e marra te cilat mund ti lexoni ketu ne kete artikull ne shqip.

CHAMPIONS LEAGUE 2019-2020 do te perjetoje cerekfinalet, gjysmefinalet dhe finalet me formulen e Final Eight ne Lizbone nga data 12 deri ne 23 gusht.

Ndeshjet e mbetura te turit aktual do te luhen ne daten 7 dhe 8 gusht, ne stadiume te cilat nuk jane vendosur ende (me shume mundesi te luhen edhe keto ne Portugali).

Atje do te luhet ne Lizbone, Porto ghe Guimares. Nderkohe Stambolli do te organizoje finalen e 2021, dhe me pas me radhe Shen Peterburgu 2022, Munich 2023 dhe Londra 2024.

EUROPA LEAGUE 2019-2020 do te mbyllet ne Koln, Dusseldorf, Gelsenkirchen dhe Duisburg me formulen e Final Eight gjithashtu.

Ndeshjet e mbetura te turit aktual do te luhen ne daten 5 dhe 6 gusht, edhe ketu stadiumi mbetet per tu vendosur. Keto data kane te bejne me ndeshjen Inter-Getafe dhe Roma-Sevilla: ndeshje qe do te luhen me nje ndeshje te vetme (keshtu eshte zyrtare qe Interi do te luaje ndeshjen e pare me eleminim direkt ne Europa League ne daten 5 ose 6 gusht).

Finalja do te luhet ne Koln ne 21 gusht 2020. Nderkohe ndeshjet e tjera ne stadiumet e qyteteve me siper.

Do te jene te lejueshme pese zevendesimet. Nga sezoni i ri kthehemi perseri tek tre zevendesime per ndeshje.

Champions League per femra 2019-2020 do te luhet me formulen e Final Eight ne Bilbao dhe San Sebastian, qe do te prese finalen ne 30 gusht. Ne Torino do te luhet finalja e 2022.

Do te jete e mundur te regjistrohen edhe tre lojtare te tjere ne Listen A, me paktin se keta lojtare jane te regjistruar ne skuader qe ne shkurt. Nuk do te jete e lejuar qe te regjistrohen lojtare te blere kete vere.

Superkupa e Europes do te luhet ne 24 shtator ne Budapest. Konfirmohen stadiumet pasardhese.

– Ndermjet dates 16 dhe 25 gusht ne Nyon do te luhet faza finale e Youth League 2019-2020.

– Deadline per te mbyllur listat per pjesemarreset ne edicionin e ri te Champions League dhe Europa League eshte percaktuar 3 gushti.

– Faza e grupeve per edicionin e ri te Champions League dhe Europa League do te nise nga data 20 tetor, pas ndeshjeve per kombetaret.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.