Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 16, 2019

Scroll to top

Top

529 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Vrsaljko, Atletico Madrid komunikon zyrtarisht marreveshjen me Interin: ja detajet

ZYRTARE – Vrsaljko, Atletico Madrid komunikon zyrtarisht marreveshjen me Interin: ja detajet
Inter Club Staff

Tashme nuk ka asnje dyshim, Sime Vrsaljko eshte i Interit. 

Pak me pare, nepermjet nje komunikate zyrtare ne faqen e Atletico Madrid, ata kane komunikuar marreveshjen e arritur me Interin per transferimin e Sime Vrsaljko ne Milano me formulen e huazimit me te drejte blerje.

E gjitha do te formalizohet pas vizitave mjekesore.

Kjo eshte komunikata zyrtar e plote e Atleticos:

“Klubi yne ka gjetur marreveshjen me Interin, dhe po pret qe te formalizohen edhe dokumentat per sa i perket vizitave mjekesore per transferimin ne Milano te Sime Vrsaljko.”

“Pas dy sezonesh me ngjyrat e klubit tone, nder te cilat ka treguar talentin e tij dhe sakrificen qe kurre si ka munguar per Atleticon, ne i urojme fatin me te madh tek aventura e tij e re tek Interi, klub i cili do te kete edhe opsionin per ta blere ne fund te sezonit.”

Sime erdhi tek Atletico ne merkaton verore te 2016/17. Me Atleticon ka luajtur 54 ndeshje duke luajtur 35 ne La Liga, 6 ne Champions, 4 ne Europa League dhe 4 ne Copa del Rey.”

“Sime na ka ndihmuar te fitojme Europa League sezonin e kaluar. Debutimi i tij erdhi ne 17 shtator 2016 ne nje ndeshje teper te madhe ndaj Sporting Gijon te fituar 5-0. Ne ate ndeshje Sime luajti 90 minuta.”

“Tani Vrsaljko do te perballet me nje sfide te re ne karrieren e tij profesionale per te cilen ne te Atleticos i urojme fat. Pac fat ne sfiden tende te re tek Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.