Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

806 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Walter Sabatini rikthehet si drejtor teknik ne nje skuader te Serie A

ZYRTARE – Walter Sabatini rikthehet si drejtor teknik ne nje skuader te Serie A
Inter Club Staff

Kishe nje trishtim tek interistat kur u mor vesh ne momentet e para se Walter Sabatini pak muaj me pare do te largohej nga Suning e keshtu edhe nga Interi. 

Mbeshtetesit zikalter kane pasur gjithmone nje respekt shume te madh per Sabatinin dhe punen e tij ne futboll duke e konsideruar ate madje si nje nga drejtuesit me te mire ne qarkullim.

Ne fund ai vendosi te largohej nga Suning pas disa problemeve per shkak te merkatos me Suning dhe drejtuesit kinez.

Por duket se ai nuk qendron dot larg Serie A dhe pas largimit nga Suning, Walter Sabatini do te rinise gjithcka nga skuadra e Sampdorias.

Cdo gje eshte zyrtare dhe ai do te jete pergjegjesi i anes teknike ne klubin nga Genova dhe do te zevendesoje Daniele Prade qe ka kaluar tek Udinese.

Zytarizimi i kalimit te tij tek Sampdoria eshte dhene nga klubi dorian ne nje komunikate zyrtare pak minuta me pare.

Keto jane fjalet e para te presidentit Ferrero pas zyrtarizimit te tij:

“Jam shume i lumtur dhe krenar qe te jap lajmin qe Walter Sabatini do te beje pjese ne familjen e Sampdorias”, ka konfirmuar ai.

Edhe avokati Antonio Romei dhe drejtori sportiv Carlo Osti kane pritur Sabatinin ne momentin e pare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.