Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 2, 2022

Scroll to top

Top

557 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Zbulohet prapaskena e madhe: “Interi nuk humbi nga Covid19 sepse ne menyre gjeniale…”

ZYRTARE – Zbulohet prapaskena e madhe: “Interi nuk humbi nga Covid19 sepse ne menyre gjeniale…”
Inter Club Staff

E kush do ta kishte menduar se nje klub futbolli do te ishte treguar kaq largpames sa eshte treguar Interi? Mbase asnje.

Me sa duket, sipas te dhenave zyrtare te publikuara dje nga bilanci i klubit te vitit 2019-2020, Interi ka humbur shume pak para nga mungesa e tifozeve.

Por si ka mundesi, duke pare se te gjitha skuadrat kane humbur nje sasi teper te konsiderueshme pas krizes se Covid19?

Me sa duket, drejtuesit e Interit, ne fillimin e sezonit, kane siguruar ne nje kompani sigurimi “te ardhurat nga tifozet ne stadium”.

Kete gje e ka bere me dije Inter, Media dhe Communication, ne detajet e zbuluara pikerisht diten e djeshme.

Interi, ka bere me dije dje se humbjet e ardhura ne klub nga mbyllja e stadumit, nga biletat e pashitura dhe nga ndeshjet e medha eshte rreth 13 milione euro.

Por sipas asaj qe ben me dije Interi, nga keto 13 milione euro, rreth 10 milione euro jane rekuperuar fale nje gjenialiteti.

Interi ka siguruar ne nje kompani sigurimi “mundesine e nderprerjes se aktivitetit per arsye te ndryshme” qe ne fillim te sezonit.

Keshtu, me tu nderprere aktivieti, Interi ka qene pothuajse e mbuluar dhe nga 13 milione euro potenciale, ka humbur vetem 3 milione euro duke qene se ne kasat zikalter 10 jane paguar nga kompania e sigurimit.

Interi eshte e vetmja skuader ne Itali dhe ne Europe qe ka bere kete lloj sigurimi per sa i perket nderprerjes se aktivitetit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.