Categories: 110Inter

110Inter – Ne emer te babait

“Ky, kush eshte? Djali i babit?”. “Nuk eshte i zoti aspak si babai  tij”. Keto ishin vetem disa nga fjalet e qarkulluara nga publiku ne ndeshjet e para te luajtura nga Sandro Mazzola tek te rinjte e Interit.

Sigurisht nuk ishte e thjeshte te ishe ne lartesine e Valentino Mazzola, ylli i Torinos dhe i Kombetares Italiane te viteve 40. Ne ate kohe, i volgi Sandro mbante perdore babain e tij gjate hyres ne cdo ndeshje, deri me 4 Maj 1949, diten tragjike te incidentit te Superga ku kapiteni i Grande Torinos, babai i Sandros se vogel, humbi jeten bashke me te gjithe skuadren.

Djali i Valentinos filloi te shkruante pjesen e tij te historise ne Torino, aty ku babai e la. Ne qershor ne 1961 luhej Juventus-Inter, nje rekuperim ndeshjeje kampionati e cila u riperserit dhe ku Angelo Moratti vendosi te dergoje Primaveren sepse Federata vendosi ne menyre arbitrare qe ndeshja e pare e fituar nga Interi 0-2 te anullohej dhe te riluhej perseri. Bardhezinjte fituan 9-1 ndaj grupit te femijeve te Interit, por ishte Sandroi ai qe arriti te shenonte edhe pse perballe kishte nje nga skuadrat me te forta te kampionatit dhe pas shpine kishte disa shoke skuadre 15-16 vjecare. “Fshehtas, shkoja shikoja ndeshjet e babait tend. Ishte me i madhi nga te gjithe.”, i tregon ne fund te ndeshjes Giampiero Boniperti, kapiteni i kunderhstareve. Nuk mund ta imagjinonte se femija e tij do te behej shpesh legjenda e tifozeve zikalter, protagonist i formacionit te magjishem te drejtuar nga “magjistari” Helenio Herrera i cili do te arrinte te fitonte tre kampionate, dy Kupa Kampiones dhe dy Kupa Interkontinentale ne kater vjet.

Triumfi i pare europian vjen ne Vjene, ne 1964, kunder Real Madrid: Mazzola ka 21 vjec dhe ne tunelin e hyrjes ne fushe mahnitet duke pare ata qe kishte kundershatre, legjenda te kalibrit Alfredo Di Stefano, Ferenc Pusckas, e te tjere. Por ne fushe kembet nuk dridhen aspak dhe Sandro shenon nje dopiete, decizive ne 3-1 final. Pas vershellimes finale te arbitrit, Sandros i afrohet pikerisht Pusckas, nje nga idhujt e tij me nje bluze ne njeren dore. “Djalosh, mere ti bluzen time. Une kam luajtur kunder babait tend, ti je i denje te jesh pasardhesi i tij.”

SANDRO MAZZOLA – (Torino, 8 nentor 1942), djali i Valentinos se madh, ka lidhur emrin e tij pergjithmone me ate te Interit, me te cilen ka luajtur qe prej 1960 deri me 1977 duke koleksionuar 565 prezenca dhe 158 gola, kapiten per 7 vite, pas Mario Corsos. Me bluzen zikalter arriti te fitonte pese kampionate kombetare, por mbi te gjitha dy Kupa Kampiones dhe dy Kupa Interkontinentale. Sapo mbaroi karrieren e tij futbollistike, punoi ne disa pozicione te ndryshme drejtuese ne klub ku nder to, edhe si drejtor sportiv ne 1995 deri me 1999. Ne kombetare nga 1963 deri ne 1974 arriti te fitonte te vetmin Kampionat Europian te fituara nga Kombetaria Italiane me 1968.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110Intermazzola

Recent Posts

  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi flet shume ashper: “Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Skriniar? As nuk dua…”

Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene…

1 hour ago
  • Uncategorized

Dejan Stankovic: “Inter? Do te mendoj per ta ne ditet e ardhshme. Tani mund t’ju them se dua vetem te…”

Per DAZN, tranjeri me i ri i Sampdorias, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Cremoneses.…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta ngre alarmin: “Nje lojtar i Interit gati te perjashtohet nga Boterori ne Katar? Po rrezikon fort sepse…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka dashur te ndalet pak edhe te lojtaret qe do te grumbullohen ne…

1 hour ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Kemi folur shume per Interin, por nuk keni thene gjene me te rendesishme: qe jane pa…”

"Per gjerat pozitive, une duhet ta nis nga nje gje e rendesishme: ne ndeshjet e fundit kam pare Interin e…

1 hour ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur Italian ben paralajmerimin e madh: “Do ju them dicka per Juventus-Inter: do jete nje ndeshje qe…”

Ne fokusin e dites ne La Repubblica, Paolo Condo eshte ndalur me se shumti te skuadrat e medha ne Itali.…

1 hour ago