Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

105 vjet INTER

inter logo

Historia 105 vjeçare e Interit

« Do të lindë këtu në restorantin “L’Orologio -Sahati” në Milano, vendi i artistëve dhe do të jetë gjithmonë një skuadër me talente të mëdha. Kjo natë e mrekullueshme do ti japë ngjyrat emblemës tonë: zi dhe kaltër dhe me sfond të artë yjesh. Do të quhet Internacionale, sepse ne jemi vëllezërit e
Botës »

(Giorgio Muggiani, 9 mars 1908)

Origjina

Lindur Marsiane. Ndryshe, unike, speciale. Lindur nga një akt rebelimi, një rebelim futbollistik që do vazhdojë për tërë historinë e saj shekullore.

Ishte mbrëmja e 9 marsit të 1908, një grup prej 43 disidentësh Italianë e Zvicerianë të Milan Cricket and Football Club skuadra futbollistike e Milanos vendosën  të krijonin një shoqëri të re futbollistike. Arsyeja e këtij vendimi ishte pakënaqësia dhe dëshira për të punuar me metoda ndryshe nga ato aktuale dhe më pak të ashpra.

2

43 themeluesit e Interit ne restorantin ‘Orgolio’.

 Ata ishin të pakënaqur me vendimini e klubit  aktual  për ndalimin aktivizimit të futbollistëve të huaj në skuadër dhe gjithashtu mospjesmarjen në asnjë turne kombëtar. Ndër themeluesit ishin: Piktori Giorgio Muggiani, Boschard, Lana, Bertolini, Fernando De Osma, Enrico, Carlo e Arturo Hinterman, Pietro Dell’Oro, Ugo e Hans Rietman, Voelkel, Maner, Ëipf e Carlo Ardussi etj. Giorgio Muggiani i cili mori dhe detyrën sekretar ishte edhe krijues i logos: sigla “FCIM” e vendosur në një fushë të artë, e mbyllur nga dy rrathë, një i zi e një kaltër, ngjyrat e natës dhe të qiellit.

Kështu pra nis historia e INTER-it, ose më saktë Football Club Internazionale e Milanos. Emri i zgjedhur për skuadrën simbolizonte edhe themelet e politikën e shoqërisë: tu jepej mundësia lojtarëve jo italianë të vishnin këtë bluzë. Edhe në ditët e sotme Interi dallohet çdo sezon për numrin e madh të lojtarve të huaj në skuadër.

Interi i parë 1908

Presidenti i parëi historisë zikaltër ishte Giovanni Paramithiotti me origjinë veneciane. Në sezonin e parë Interi u rendit i treti në grupin eliminator Lombard(çka solli mos pjesmarjen në kampionat). Në 1909 president do të vinte Ettore Strauss dhe në 1910 Carlo De Medici.

Interi i pare Kampion.

Lojtaret e Interit kampion per here te pare.

Ky i fundit vetëm dy sezone pas themelimit, i solli Interit të drejtar nga Virgilio Fossati(i cili u vra gjatë luftës së i Botërore) titullin e parë në historinë zikaltër, duke triumfuar ndaj Pro Vercelli-t, më 24 Prilli 1910 në një ndeshje direkte(pasi përfunduan të dyja në vendin e parë me nga 25 pikë në kampionatin me 9 skuadra), me rezultat heroik 10-3.

Formacioni: Campelli; Fronte, Zoller; Yenni, Fossati, Stebler; Capra, Peyer, Peterly, Aebi, Schuler.

Inter Kampion 1910.

Portierë: Campelli, De Magistris, Muller.

Mbrojtës: Fronte, Yenni, Zoller.

Mesfushorë: Cadoni, Cocchi, Crespi, Fossati I, Furter, Moretti, Stebler, Streit.

Sulmues: Aebi, Capra, Engler, Payer, Peterli, Schuler.

Ky pra eshte Interi kampion për herë të parë. Emra herojsh të shkruar në bardhezi, me veshje sportive afër atyre të civilëve të kohës, protagonistë të fushave të zhveshura nga bari, në stadiume të paimagjinueshme për kohët e sotme. Gazetat e kohës i jepnin shumë pak hapësirë futbollit e megjithatë janë nderuar nga kronikat  e epokës.

Në 1912 e mer presidencën Emilio Hirzel për një periudhë administrimi. Në 1914 komanda i kalonnë fillim Luigi Ansbacher (1914) dhe po në të njëjtin vit Giuseppe Visconti Di Modrone,i cili qëndrin në krye të skuadrës deri në vitin 1919 duke mbuluar edhe periudhën kaotike të Luftës së parë Botërore e më pas pasohet nga Giorgio Hulss.. Pasi kaloi periudha tepër e vështirë e  bombardimeve, e lojtarve të vdekur në front për tju përgjigjur thirrjes së Atdheut, Interi arrin të rifitoi grintën, dëshirën për të ëndërruar e për të bërë të ëndërrojnë. Tifozët shtohen,  ngjyra zikaltër u bë një flamur, Milano e  “Aristokratëve” nisi të diferencohej nga ajo e “punëtorëve” kuqezi.

Inter kampion 1920.

Ne 20 qershor 1920 pra pas 10 vite agjerimi titulli rikthehet sërish zikaltër. Kështu në sezonin 1919/20  të parin pas luftës fitoi titullin e dytë të historisë së vet duke fituar 3-2 finalen kundër Livornos në fushën neutrale të Bolonjës, presidet ishte Francesco Mauro dhe trajner Nino Resegotti.

2 SCUDETTO

Skuadra e Interit kampion ne 1920.

Formacioni: Campelli: Francesconi, Beltrami; Milesi, Fossati II, Scheidler; Conti, Aebi, Agradi, Cevenini III, Asti.

Portiere: Campelli, Dal Corso, Silvestri.

Mbrojtës: Beltrame, Fabbri, Francescani, Milesi, Olivares, Vigano.

Mesfushorë: Cevenini I, Cevenini II, Fossati II, Scheidler.

Sulmues: Aebi, Agradi, Asti, Contadini, Cevenini III, Conti.

Sezoni 1921/22 u karakterizua nga ndarja e federatës Italiane të futbollit në dy federata të veçanta CCI (Confederazione Calcistica Italiana-Konfederata Italiane e Futbollit) dhe FIGC(Federazione Italiana Gioco Calcio-Federata Italiane e Futbollit) të cilat organizuan 2 kampionate të pavarur. Interi u rregjistrua në Federatën CCI. Ideja e dy kampionateve të pavarura nuk ishte e pëlqyeshme, dhe pas polemikave të shumta drejtuesit e FIGC dhe CCI u mblodhën në Brusnengo për të gjetur një formulë më të përshtatshme për kampionatin pasardhës 1922/23. Kështu me ndërmjetësimin e Emilio Colombo, botuesin e Gazzetta dello Sport(Gazeta e Sportit) u arrit marveshja mes dy federatave rivale për integrimin e CCI brenda FIGC si dhe zëvendësimin e kategorive në gjashtë “Divizione” sipas modelit anglez.

Sezoni 1921/22 u karakterizua nga ndarja e federatës italiane të futbollit në dy federata të veçanta CCI (Confederazione Calcistica Italiana-Konfederata Italiane e Futbollit) dhe FIGC(Federazione Italiana Gioco Calcio-Federata Italiane e Futbollit) të cilat organizuan 2 kampionate të pavarur. Interi u rregjistrua në Federatën CCI. Ideja e dy kampionateve të pavarura nuk ishte e pëlqyeshme, dhe pas polemikave të shumta drejtuesit e FIGC dhe CCI u mblodhën në Brusnengo për të gjetur një formulë më të përshtatshme për kampionatin pasardhës 1922/23. Kështu me ndërmjetësimin e Emilio Colombo, botuesin e Gazzetta dello Sport(Gazeta e Sportit) u arrit marveshja mes dy federatave rivale për integrimin e CCI brenda FIGC si dhe zëvendësimin e kategorive në gjashtë “Divizione” sipas modelit anglez.

Për përcaktimin e përbërjes së dy divizioneve të para u organizuan ndeshje eliminatore. Kundër Interit u zgjodh Libertas nga Firenze. në 9 korrik 1922 në Milano Interi fitoi 3-0 me dopietë të Tullio Aliatis dhe me gol të Ermanno Aebi, i quajtur “sinjorina-zonjusha”. Rezultati 1-1 i kthimit në 16 korrik në Firence kalon Interin në Divizioni e parë. Titulli i fundit u pasua me një përidhë letargjie. U kryem dy ndërrime presidecash: në 1923 Mauron e pasoi Enrico Olivetti, dhe në 1926 ishte rradha e Senatore Borletti. Pankina u alternua nga Bob Spotishëood, Paolo Schiedler, Arpad Veisz dhe Giuseppe Viola.

3

Uniforma e bardhë me kryq të kuq në mes ne kohen e fashizmit.

Me ardhjen e 20 vjetorit Inter u detyrua të ndryshonte emrin e shoqërisë: Partia Fashiste nuk e pëlqente në fakt emrin “Internazionale”, që nuk respektonte Italianitetin tradicional të promovuar nga qeveria e asokohe dhe afronte shumë me Internacionalen e tretë komuniste. Në verën e 1928 nën guidën e presidentit Senatore Borletti (president që nga 1926), F.C. Internacionale u shkri me L’Unione Sportiva Milanese (Bashkimi Sportiv Milanez), duke ndryshuar emër si dhe uniformë.  Emri i ri ishte “Associazione Sportiva Ambrosiana” (Shoqëria Sportive Ambroziana) me uniformë të bardhë me kryq të kuq në mes (stema e qytetit të Milanos). Uniforma e re zgjati vetëm pak muaj, pastaj serish zikaltër. Skuadra ka trajner përsëri Arpad Veisz dhe në presidencë Ernesto Torrusio (1929) dhe Oreste Simonotti (1930).

Inter kampion 1930

Viti 1930 do të shënonte titullin e tretë në kampionatin e parë me grup të vetëm pa ndarje gjeografike, Serinë A të 1929/30. Titulli vjen pas në javën e parafundit duke mundur Juventusin 2-0, protagonist absolut Peppino Meazza që shpallet golshënues me 31 gola 10 më shumë se romanisti Volk.

3 SCUDETTO

Skuadra e Interit kampion ne 1930.

Portierë: Degani, Smerzi.

Mbrojtës: Allemandi, Bolzoni, Coppo, Gianfardoni, Pietroboni.

Mesfushorë: Castellazzi, Ciminaghi, Gasparini, Rivolta, Viani.

Sulmues: Balestrini, Blasevich, Conti, Meazza, Pedrazzini, Povero, Rizzi, Serantoni, Visentin.

Në këtë vit do të arrihej edhe kualifikimi për në gjysëmfinalet e Mitropa Cup, kupë që zhvillohej ndërmjet klubeve me të forta nga Austria, Italia, Hungaria, Çekoslovakia, Rumania dhe Jugosllavia. Në këtë kampionat shkëlqeu edhe Giuseppe Meazza bomberi brilant zikaltër,i quajtur “Balilla”(sepse debutoi në moshë shumë të re , dhe shoku Leopoldo Conti, ishte kundër, e tha të marim dhe fëmijët e shkollës “Balilla”) zëvendësues i denjë i ish-ëve Antonio Powolny, Fulvio Bernardini dhe Luigi Cevenini III.

4 - Meazza

Giuseppe Meazza, legjenda zikalter qe luajti per Interin ne vitet 1927-1940. 408 ndeshje, 284 gola.

Vendi pestë në sezonin 1930/31 solli një erë ndryshimesh në shoqëri: drejtuesi i ri Ferdinando Pozzani, i quajtur edhe “Gjenerali Po” për metodat e tij autoritare, lejoi largimin e shumë yjeve, ndërrroi trajnerin (Istvan Toth) dhe arriti të merte lejen në Federatë (FIGC) për të ndryshuar emrin e skuadrës në Ambroziana-Inter. Rikthimi sërish i trajnerit Veisz, ardhja e portierit prestigjoz Carlo Ceresoli dhe e sulmuesve të rinj Levratto dhe Frione II e afroi Ambrozianën drejt titullit, por pa ja arritur qëllimit vetëm një vend i dytë në sezonin 1932/33 pas Juventusit kampion.

Viti 1933 do ishte viti i finales së vetme në Mitropa Cup. Pasi eliminuan First Vienna dhe Spartën e Pragës , zikaltërve u mbetej vetëm të mundnin skuadrën më të fortë të asaj kohe Austrinë e Vienës, dhe fitorja 2-1 më Milano dukej sikur u buzëqeshi Meazës me shokë, por që në Vienë u mundën me rezultatin 3-1 nga vendasit.

Pas disa sezonesh si protagoniste (disa vende të dyta rradhazi me finale dramatikë) në luftën për skudeto me Juventusin (vlen të përmënddet përplasja me kryesuesit e Juventusit dy jave nga fundi e cila përfundoi me rezultatin 3-2 për skuadrën milaneze në stadiumin Arena Civica, një ndeshje historike edhe për fitimin rekord nga shitja e biletave me rreth 400 mije lireta (afërsisht 200 Euro) kthimi në majat ku i takonte për Ambrosiana-Inter do të vinte në sezonet 1937/38 e më pas.

Inter Kampion 1938.

Sezoni 1937/38 u kurorëzua me skudeton e rradhës, duke dalë fitimtarë mbi Juventus e Milan, protagonist absolut do të ishte Giuseppe Meazza i cili u shpall edhe kampion bote për të dytën herë me kombëtaren Italiane si dhe golshënues me 20 gola.

4 SCUDETTO

Skuadra e Interit kampion ne 1938

Portierë: Peruchetti.

Mbrojtës: Ballerio, Buonocore, Gattoronchieri, Locatelli, Sala, Setti.

Mesfushorë: Antona, Campatelli, Colli, Ferrara I, Ferrara II, Meneghello, Olmi.

Sulmues: Bisigato, Ferrari, Ferraris, Frossi, Meazza.

1938/39 ishte sezoni i kupës së parë italiane nën drejtimin e Tony Cargnelli i cili pasoi trajnerin kampion Armando Castellazzi, Cargnelli futi metodën teorike “sistemi” e cila zëvëndësoi skëmën klasike tradicionale danubiane.

Këto suksese i detyrohen Giuseppe Meazza-s, të parit personazh të madh të botës së futbollit, njeriu i cili i bënte ta dashuronin tifozët e femrat në mbarë vendin, njeriu i cili akoma edhe sot cilësohet një nga më të mirët e të mirëve të të gjitha kohrave.

5 - GiuseppeMeazza

Giuseppe Meazza, legjenda zikalter ne moshen 17 vjecare.

Interi është i çuditshëm, herë i dobët e herë i jashtzakonshëm, i kundërvihet në mënyrën më të fortë superfuqisë së Juventusit të 5 titujve rradhazi, ky Intër personifikohet më së miri me Meazza-n , kampion absolut me plot kuptimin e fjalës si ndërtues e finalizues i lojës. Goli i parë me bluzën zikaltër vjen në moshën 17 vjeç një muaj e 4 ditë, më 27 shtator 1927 në ndeshjen kundër Xhenoas dominuese e fituar me rezultatin 6-1. Goli i fundit ai me nr.247 (rekord absolut) vjen më 13 prill 1947 në Inter-Triestina. Kjo është historia e një djali milanëz, i lindur në vitin 1910, kthyer në një legjendë: 433 ndeshje në Serinë A, me një total prej 278 golash(i dyti pas Silvio Piola me 290 gola). Interist i përhershëm dhe gjithmonë i penduar për veshjen e bluzave të Milan, Juventus, Verona e Atalanta për arsye ekonomike dhe teknike (i shitur tek kuqezijve nga dyshja e trajnerëve Peruchetti-Zamberletti). Tre here golshënues i kampionatit, 53 ndeshje e 33 gola me kombëtaren dhe kampion bote në 1934 e 1938. Si në çdo legjendë fundi është i veçantë edhe për të. Meazza në sezonin 1939/40 i mbyllur me fitorën e titullit ndaj Bolonjës megjithse ishtë pjesë e ekipit nuk aktivizohet as edhe një ndeshje për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Njeriu i botës pas 13 vitësh me Inter dhe disa përfaqësime në skuadrat që nuk donte as ti kujtonte (justifikohet: “vite të vështira, kohë lufte…”), Meazza rikthehet si lojtar-trajner aty ku fitoi famën dhe madhështinë. Jëtën e tij ja dedikon kauzës zikaltër derisa ndahet nga jeta dhe njerzit që e deshën në moshën 69 vjeçare në vitin 1979 dhe prehet përkrah të mëdhejve të Milanos në varrezat Monumentale në Famedio. Emri i tij do të nderohet në mars të 1980 me emërtimin stadiumi Giuseppe Meazza stadiumin San Siro të Milanos i ndërtuar nga 1 gushti 1925 – 15 shtator 1926.

Inter Kampion 1940.

Titulli i pestë për zikaltërit dhe i fundit me emrin Ambrosiana-Inter do të vinte 8 ditë para hyrjes së Italisë në Luftën e II-të Botërore. Ishte i pari tituull pa praninë e idhullit të tifozerisë, Giuseppe Meazza i bllokuar për shkak të dëmtimit. Supremacia ziklatër duket që në fillim kur mund Juventusin 4-0 javën e parë. Ndeshja vendimtare ishte ajo e javës së fundit përballë rivales kryesore në luftën për titull,Bolonjës, një ndeshje e luajtur në fushën neutrale të San Siros, stadiumi i Milan-it, një zgjedhje e detyruar sepse numri i spektatorve ishte me i madh se kapaciteti maksimal i stadiumit Arena Civica(fitimi 471 mijë lireta, afërsisht 235 Euro). Interi fiton 1-0. Bota ishte në luftë; futbolli mes shkatërrimit, dhimbjes e lotëve provon të mbijetojë por nuk arrin ti bëjë njerzit të ëndërrojnë.

5 SCUDETTO

Skuadra e Interit kampion ne 1940.

Portierë: Caimo, Peruchetti.

Mbrojtës: Ballerio, Battaia, Buonocore, Locatelli, Poli, Setti.

Mesfushorë: Campatelli, Candiani, Caracciolo, Demaria, Meneghello, Olmi, Pozzo.

Sulmues: Barsanti, Ferrari, Ferraris, Frossi, Guarnirei, Rebuzzi, Rovelli

Në 1942 në  mes të luftës në krye president i shoqërisë zikaltër emërohet Carlo Masseroni. Detyrë të cilën do ta mbajë për 13 vjet, ishte ai i cili të shtunën e 27 tetorit 1945 do të deklaronte me entuziazëm se : “Ambroziana tani e tutje do të quhej thjesht dhe vetëm Internazionale”. Tifozët festojnë, njerzit shikojnë dritë pas errësirës së regjimit dhe luftës.

Interi Kampion 1952-1953

Interi i Masseronit duke alternuar lojtarët kampionë me ato pa eksperiencë ndërton skuadrën e cila do të fitojë 2 tituj rradhazi. Në këtë periudhë spikatën talentet si Benito Lorenzi  i mbiquajtur “Veleno-helmi”, armiku i madh i Milan-it, sulmues i madh si me këmbë dhe me fjalë, një thumbues, e pas tij Stefano Nyers (francez me prindër hungarezë), biondi suedez Lennart Skoglund i quajtur “Nacka” për shkak të origjinës, Hollandezi fluturues Faas Servaas Ëilkes. Një sulm i shkëlqyer, një grup që çertifikon ADN e veçantë të Interit, e bukur e çuditshme, skuadër dhimbjesh dhe gëzimesh. Në portë nje tjetër personazh për faqe të parë Giorgio “Kamikaze” Ghezzi.  Arkitekti i cili  e organizoi  nga ana taktike më së miri këtë grup sa të bukur aq edhe të vështirë ishte Doktor Alfredo Foni, pak i pëlqyer nga kritika por fitues në fushën e lojës, Interi dominon mbi të gjithë, fiton derbin ndaj Milanit. Sezoni 1952/53 përsëri kampionë për të gjashtën herë.

6 SCUDETTO

Skuadra e Interit kampion ne 1952-1953.

Portierë: Ghezzi.

Mbrojtës: Blason, Giacomazzi, Giovannini, Grava, Padulazzi.

Mesfushorë: Broccini, Buzzin, Fattori, Mazza, Morin, Neri, Nesti.

Sulmues: Armano, Brighenti, Lorenzi, Mazzoni, Nyers, Skoglund.

Me këtë Inter lindi e ashtëquajtura “katenaçio” arti i të mbrojturit mirë, pra nuk është më e nevojshmë në sulm atomic për të triumfuar. Kete sezon Interi u akuzua shume per nje loje teper mbrojtese, gje qe do te ndryshoje ne menyre drastike sezonin qe vjen.

Inter Kampion 1953-54

Një kampionat në të cilin zikaltërit janë në momentin e lavdisë, arrijnë të triumfojnë përpara Juventusit duke u shpallur kampionë Italie 1953/1954, për të parën herë në histori titullin e dytë rradhazi, tani askush smund të flaës për ekip mbrojtës, Interi ka sulmin më të mirë të kampionatit me 67 gola , më mirë se Milan (66) dhe Juventus (58).

7 SCUDETTO

Skuadra e Interit kampione ne 1953-54

Portierë: Ghezzi.

Mbrojtës: Blason, Giacomazzi, Giovannini, Padulazzi, Vincenzi.

Mesfushorë: Broccini, Buzzin, Fattori, Mazza, Neri, Nesti.

Sulmues: Armano, Brighenti, Lorenzi, Nyers, Skoglund, Zambaiti.

Nisur nga kritikat për lojën mbrojtëse dhe jo spektakolare në sezonin paraardhes Foni propozon një model loje më sulmues dhe agresiv, duke i dhënë më shumë liri skuadrës e cila sjell një lojë më spektakolare (i paharrueshëm 6-0  ndaj Juventusit me protagonist absolut Skoglund, dhe 3 golat ndaj kushërinjëve të Milan me tripletën  e Nyers i rikthyer pikërisht në atë përplasje pas paqes së arritur me presidentin Masseroni pas pezullimit nga skuadra për arsye disiplinare).

Legjenda e Interit të Madh

Pas 2 titujve rradhazi presidenti aktual Carlo Masseroni nuk kishte më stimujt e duhur për të qëndruar në krye të presidencës zikaltër. Pas një tratative të gjatë në 1955 presidenca kalon në duart e bosit të naftës Angelo Moratti. Në tërë historinë e futbollit italian vetëm 2 skuadra kanë marë mbiemrin “i madh”: Torino e Madh dhe Interi i Madh. Asnjë skuadër tjetër pamvarsisht sukseseve të rëndësishme nuk e ka pasur këtë nder letrar, këtë dekoratë të përjetshme dhe këtë kurorë si meritë për diçka të jashtëzakonshme.

Herrera

Helenio Herrera, tranjer i Interit te madh.

Trajneri, nuk është thjesht një trajner, është “Magjestari” Helenio Herrera ose mitiku HH(siç njihet shpesh), ai i cili realizoi revuliconin në futbollin italian:  që nga pregatitja atletike tek ajo taktike, nga pagesat tek ushqimi i lojtarëve, nga komunikimi tek raporti me presidentin.

Ishte një ushtarak i vërtetë pëersa i përket disiplinës në skuadër: “grumbullimin e skuadrës përpara ndeshjeve e kam shpikur unë” , do të rrëfehej më vonë. Helenio Herrera eshte nje nga ata tranjere qe ka bere revolucion ne futboll, nje tranjer emri i te cilit eshte gdhendur ne historine e arte te futbollit, te cilen e ka shkruar pikerisht me Interin.

Mbas skuadrës gjithmonë, i aftë të fitojë në pesë vjet tre kampionate, dy kupa kampionesh e dy kupa  interkontinentale gjejmë menaxherin Italo Allodi, i aftë në tavolinën e zyrës, përgjegjës kryesor në organizimin e punëve në ekip dhe i merkatos.

Mbi gjithçka dhe të gjithë, në zemër të legjendës, shpirti e motorri i Interit të Madh, baba dhe vetëm për dashuri zikaltër pronar, Angelo Moratti, Superpresidenti. 

Moratti primo

Angelo Moratti, presidenti legjendar i Interit.

Manjati i naftës Angelo Moratti, i datëlindjes 1909, i lindur në Somma Lombardo, djalë i vetëm i martuar me Erminia Cremonesi tifoze zikaltër(do të ishte ajo që do ti transmetonte pasionin për futbollin) edhe ajo, baba i pesë fëmijëve: Adriana, Gianmarco, Maria thënë Bedy, Massimo, Gioia dhe i adoptuari Natalino, bëhet pronar i Interit  të shtunën e 28 majit 1955 dhe bëhet i pesëmbëdhjeti president në historinë e klubit. Moratti me cigaren gjithmonë ndezur, një njeri elegant e me një buzëqeshje të ortë është një industrialist që me impenjim dhe përulësi ka arritur majat e suksesit. Interi i kushton 100 milion lireta(50 mijë euro), ose këtë deklarojnë gazetat e kohës, por ajo që ai i ka dhuruar Interit nuk ka çmim. Vlera absolute e historisë, traditës e identifikimit. Akoma edhe sot në të gjithë botën kur përmendet inter , kujtohet Interi i madh i Anxhelo Morattit. Megjithatë në fillim rruga e Interit është në zbritje. Skuadra që ka mbyllur ciklin Foni i dy titujve  për 5 vjet është në kërkim të identitetit , ndryshon shpesh trajner dhe nuk arrin më shum se vendi i tretë me gjithë ardhjen e njërit prej talenteve më të mëdha të të gjitha kohërave Antonio Valentin Angelillo, i rritur në ekipin e Boca Junior, sulmues me shumë klas dhe fantazi një vrasës i vërtetë përpara porte: me 33 gola në po aq ndeshje vendos record absolut në sezonin 1958/59, rekord edhe sot i pathyer në kampionatet me 18 skudra.

Zëvendësuesi ideal i Angelillo do të vintë nga spanja; regjizori Luis Suarez, fitues i Topit të Artë, Kampion Europe me kombëtaren iberike, dhe kampion i padiskutueshëm në kompeticionet ndërkombëtare me Barcelonën.

Grande Inter

 Për të plotësuar dëshirën e Herreras i cili e donte me çdo kusht lojtarin të cilin e kishte patur edhe më parë tek ekipi Spanjoll i Barcelonës presidenti Moratti do të paguante shifrën record për merkaton e kohës: 250 milion lireta(125 mije euro) shifër të cilën klubi katalanas e përdori për të ndërtuar tribunën e re të stadiumit të tyre. Luisito ishte njeriu i duhur i cili mungonte në këtë skuadëer eqë po ndryshonte mentalitet modul dhe emra. Suarez, i datëlindjes 1935, është epiqendra e projektit. Ndërkohë po dalin nga skuadrat e të rinjëve elementë mjaft premtues, si Giacinto Facchetti, Sandro Mazzola(diali i të madhit Valentino i vdekur në një aksident me avion me skuadrën e Torinos së Madhe), Gianfranco Bedin, dy të parët do të bëheshin më vonë shyllat e kombëtares italiane. Mario Corso nga qyteti i bukur i Venecias është “E majta e Zotit” për goditjet e sakta dhe vdekjeprurëse për çdo portier me këmbën e majtë. Kampioni vetëm me një këmbë (të majtën), shumë i aftë teknikisht, tepër gjenial me topin.

Livornezi Armando Picchi komandon si një lider i vërtetë mbrojtjen dhe skuadrën. Çfarë Interi ky Inter që po bëhej i madh e që kishte kaluar edhe skandalin e turpshëm (në dëm të saj sigurisht) nga Federata Italiane e Futbollit. Çmimi në lojë ishte titullli kampion 1960/61, ndeshje direkte me pretendentët e Juventusit, takimi ndërpritet për shkak të futjes me forcë të tifozëve juventinë në fushën e lojës mqns skishte më vende të lira në shkallë. Inter me të drejtë fiton në tavolinë me rezultatin 0-2 por Figc (drejtohej nga Umberto Agnelli) konteston vendimin duke vendosur që ndërhyrja e tifozëve nuk do të ndikonte në zhvillimin normal të ndeshjes dhe urdhëron përsëritjen e ndeshjes pas përfundimit të kampionatit. Në shenjë proteste ndaj Figc Moratti dërgon në Torino skuadrën e të rinjëve e cila humbet me rezultatin 9-1, ndeshje e cila do të shënonte golin e parë në karrierën brilante më bluzën zikaltër të Sandro Mazzolës. Herrera në ato kohë do të shprehej: Juve= FIAT, FIAT= fuqi.

“President do të triumfojmë të gjithë së bashku kundër të gjithve”. Herreras i duhet të magjepsë Morattin pasi në disa raste ka rrezikuar shkarkimin. Me gjithë kritikat e shumta nga gazetat e kohës për mungesën e rezultateve,

http://healthylongeyelashes.com

Mazzola Facchetti

Sandro Mazzola dhe Giacinto Facchetti.

pikërisht në këto momente vështirsie dhe pas një pune me mund e djersë të të gjithëve sëbashku lind legjenda, nëpërmjet një shkrirje pasionale e molekulare midis Morattit, skuadrës, Herreras, tifozëve, qytetit të Milanos. Dëshmitarë të kohës kujtojnë: “Nuk është e mundur të përshkruash se sa i bukur ishte qyteti falë forcës, ideve dhe futbollit të shoqërisë zikaltër”. E vërtëtë pa dyshim pasi në këto kohë lind Inter Club, institucioni i tifozëve të organizuar.

Pas tre vitesh thatësire afrohen sukseset dhe skuadra që nga atëherë korri suksese të jashtëzakonshme, duke u cilësuar nga të gjithësi skuadra më e mirë e botës në atë peridhë. Herrrera i ndërtonte fitoret mbi bazën e taktikës së katenaçios. Në krahun e majtë vjen revolucioni i parë taktik alla Herrera: Fachetti është i pari mbrojtës anësor i aftë të ecë përpara dhe të transformohet në në një mesfushor të vërtetë krahu.

Interi Kampion 1962-1963

Sezoni 1962/63 sërish kampionë! Vendimtarë për këtë triumf ishte fitorja në Torino në të ashtëquajturin debi të Italisë: 1-0 për zikaltërit gol-ndeshje i Sandro Mazzola i lindur më 1942, sulmues me një repertor goditjesh dhe me një inteligjencë shumë më të madhe se mesatarja natyrale, i fuqishëm dhe i shpejtë në të njëjtën kohë, një tjetër faqe e përjetshme në historinë zikaltër(në total në 418 ndeshje me një besnikëri të pa njollosur Mazzola realizon 117 gola në kmpionat, 20 në kupat e europës dhe 24 në kupën e italisë).

8 SCUDETTO

Interi kampion ne 1962-63. Zikalterit kampion per here te tete.

Ekipi zikalter qe u shpall kampion ne vitin 1962-1963:

Portierë: Buffon, Bugatti, Ferretti.

Mbrojtës: Bolchi, Burgnich, Dellagiovanna, Facchetti, Guarneri, Picchi.

Mesfushorë: Maschio, Masiero, Suarez, Tagnin, Zaglio.

Sulmues: Bettini, Bicicli, Corso, Di Giacomo, Hitchens, Jair, Mazzola, Morello.

Giacinto Facchetti i lindur në në korrik të 1942 bëhët nxënësi i përzgjedhur i HH. Me një fizik prej kolosi e një vullnet të hekurt “të vjedhur” nga atletët i jep moral Interit dhe jo vetëm në ndjekjen e objektivave. Fachetti është i pari mbrojtës-sulmues i majte  në tërë historinë e futbollit italian, dominon linjën e majtë, mbron e sulmon njëkohësisht. Herrera e propozon edhe si sulmues për shkak të aftësisë dhe lëhtësisë së adaptimit të tij në çdo repart.

Facchetti23

Giacinto Fachetti, legjenda zikalter.

Kur në 1978 largohet nga futbolli i luajtur dhe var këpucët në gozhdë Giacinto “Gjigandi i mire” realizon vetëm në kampionat 59 gola. Një atlet perfekt, një interist në antagoni në raport me ADN “i çmendur”. Facchetti falë Herreras arrin majat në Olimpin e futbollit dhe aty qëndron përgjithmonë, figurë referimi brënda dhe jashtë ekipit të zemrës (President nga janari i 2004 deri sa ishte në jetë), dhe i institucioneve futbollistike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pas suksesit në kampionat nis një aventurë e jashtëzakonshme në Europë e cila kurorëzohet më 27 maj 1964 në “Stadio del Prater” të Vienës, kundërshtar, Real Madridi i madh i superkampionëve, i pushkash e Di Stefanon të cilët luajnë finalen e tyre të shtatë. Interi në pamje të aprë duket një skuadër e re, pa eksperiencë ,ambicioze dhe në të njëjtën kohë e pambrojur.

Në fakt nën petkun e kësaj skuadre fshihet zjarri i madh zikaltër; tifozët udhëtojnë nga Milano me çdo mjet të mundshëm për në kryeqytetin austriak. Herrera që si një ish katalanas ndjen erë derbi, e pregatit këtë ndeshje në çdo detaj si nga ana taktike ashtu ehe nga ajo psikologjike.  Erdhi triumfi, ëndrra u bë realitet.

Përplasje titanësh, mbrojtja me në krye kapitenin Picchi qëndron si një fortesë përpara të papërmbajtshmëve Di Stefano e Puskas. Në fund të pjesës së parë Facchetti nis Mazzolan i cili kalon në avantazh zikaltërit, në pjesën e dytë 2-0 me autor Aurelio Milani e mbyll Mazzola me një kryevepër kur më parë Real kishte  shkurtuar  me Felo.

Inter-Real Madrid

1963-64 – Kupa e Kampioneve, 27 Maj 1964, Inter-Real Madrid. Goli i Mazzoles qe con ne avantazh Interin.

Inter është kampion Europe. Milano dhe mbarë Italia zbresin në shesh të festojnë. Këta idhuj i bënë tifozët të fluturojnë dhe është vetëm fillimi… 9 shtatori i 1964 Inter niset për të pushtuar botën. Kundërshtari për në finalen ë Kupës së Intërkontinentale është Independiente e Avallaneda, ekipi argjentinas kampion i amerikës jugore. Luhet në një stadium  të tejmbushur.  Herrera ka nxehur gjakrat (nuk më interesojnë tifozat kundërshtarë), zikaltërit  mbulojnë “hombre a hombre” (një për një), duke mos u lënë hapësirë dhe terren skuadrës së drejtuar nga Manuel Giudice. Rezistenca njerzore dhe atletike e Kampionëve të Europës thyhet nga gafa fatale e të pagabueshmit portierit Sarti: Independiente 1-Inter 0.

Ndeshja rifillohet në San Siro, dy javë më vonë më 23 shtator. Praktikisht nuk kishte ndeshje, zikaltërit dominojnë totalisht. Të nxitur nga tifozët: 2-0 gola të përhershmit Mazzola dhe Corso, por për të ngritur trofeun duhet edhe një ndeshje e tretë(Asokohe nuk bëhëj balanci golave por i rezultateve të 2 ndeshjeve). Luhet në Madrid më 26 shtator, stadiumi “Santiago Bernabeu” tempulli i Realit.

Moratti prim2

Angelo Moratti duke festuar Championsin lojtaret e skuadres.

Për shkak të lodhjes “Magjestari” detyrohet të ndryshojë formacion: zëvendësohën Mazzola me Peirò, Burgnich me Malatrasi e Jair me Domenghini. Mungesa e titullarëve ndihej, Inter vuan dhe rrezikon shumë Sarti pret gjithçka. Natë dramatike, pa fund, tregohet një Milano e vdekur në pritje të lajmeve nga Madridi. Kohë shtësë, lodhje e tejskajshmë për të dy ekipet. Duhet një magji për të prishur ekuilibrat, dhe kush tjetër përveçse Mario Corsos mund ta realizojë këtë. Minuta e gjashtë e shtesës së dytë, top i gjatë nga Milani, kros i Peiros kontroll me gjoks dhe “Majta e Zotit” ndëshkon. Independente gjunjëzohet, kupa e botës vjen për herë të parë në Itali, tifozët zikaltër e Inter janë në majë të botës duke nderuar jo vetëm  ngjyrat zikaltër por të gjithë Italisë.

Madhështinë e sezonit 1963/64, sezonit të sukseseve të mëdha do ta prishte sërish pas 3 vitesh Federata Italiane e Futbollit. Pas rezultimit pozitiv ndaj substancave të ndaluara ose dopingut Bolonja kryesuese penalizohet  Inter automatikisht është kampione  por një luftë letrash boshe dhe intrigash të errta (Bologna falet nga apeli sepse federata e ka të pamundur të ribëjë kundëranalizat; ABSURDE! ) i rikthejnë tre pikët e hequra emiljanëve. Në fund të kampionatit Inter dhe Bologna përfundojnë me 54 pikë secila për këtë arsye titulli do të jepet për hërë të parë pas një ndeshje shtësë në fushën asnjëanëse të Romës, ndeshje e cila u zhvillua  më 7 qershor 1964 dhe përfundoi me fitoren 2-0 për Bolonjën.  Moratti tërbohet, FIGC punon për herë të dytë rradhazi  kundër Interit. Duhet të jesh me të vërtetë shumë më i fortë se të gjithë  dhe gjithçka për të trimfuar dhe kundër drejtësisë sportive do të shprehej HH.Vlen të theksohet se me rregulloren e sotme Inter do të ishte kampion italie nga takimet direkte(0-0/2-0).

Inter Kampion 1964-65

Në shenjë “hakmmarje” Inter të shtyp të gjithë dhe kudo. 1965 është viti më i lavdishëm i historisë së Interit.  Në këtë sezon zikaltërit arrijnë mrekullinë me anë të tripletës.Së pari titulli kampion i Serisë A i fituar pas ndaj Milanit të  Gino Vianit. Pas një fillimi jo të mirë aq sa më 31 janar 1965 kuqezijtë fitojnë me Mantovën dhe kanë 7 pikë më shumë se zikaltërit që munden në Foggia. Më 28 mars në përfundim të një prej derbëve më fantastikë të të parë në San Siro Milan mundet 5-2 dhe tashmë është vetëm një pikë diferenca midis dy ekipeve në favor të kuqezinjëve.

9 SCUDETTO

Interi kampion ne 1964-65. Zikalterit kampion per here te nente.

Kampionati vazhdon në këtë mënyrë  lufta dhemb për dhëmb deri më 6 qershor kur kuqezijtë munden në Cagliari dhe Inter barazon me Torinon 2-2 në San Siro pas dizavantazhit, goli deçiziv  ishtë me penallti nga Mazzola, golshënues i kampionatit me 17 gola. Intër ka 2 pikë më shumë se vendi i dytë.

Titulli rikthehet sërish në shtëpi, titull  që fitohet pas një parakalimi madhështor. Historia e mban mend si: “Skudeto me parakalim”. Këtu lind legjenda e formacionit që do mbahet mend nga të gjithë tifozët zikaltër në formë kori: “Sarti… Burgnich… Facchetti… Tagnin… Guarneri… Picchi… etj”

Portierë: Bugatti, Di Vincenzo, Sarti.

Mbrojtës: Burgnich, Dellagiovanna, Facchetti, Guarneri, Landini, Picchi.

Mesfushorë: Bedin, Malatrasi, Suarez, Tagnin.

Sulmues: Canella, Corso, Domenghini, Giori, Jair, Mazzola, Milani, Peirò.

Dominon përgatitja atletike e Interit që ndërkohë po lufton për titullin e nëntë triumfon sërish në Europë duke fituar Kupën e Kampionëve. Ky është suksesi i dytë për 1965. Në këtë kompeticion djemtë e Herreras nuk njohin kundërshtarë deri në gjysmëfinale me Liverpul(kujtohen 6-0/1-0 Dinamo së Bukureshtit, dhe 3-1/0-1 Reingers).

Inter-Liverpul Fachetti

Kupa e Kampioneve 1964-65, 12 Maj 1965. Inter Liverpool 3-0. Fachetti realizon golin e trete qe kualifikon Interin ne finale!

Munden në ndeshjen e parë në Angli 3-1 një rezultat i cili jepte pak shpresa për ndeshjen e kthimit.  Ndërkohë edhe një herë legjenda mblidhet në fushën e lagur të San Siros, më 12 Maj përballë 80 mijë shikuesve (të cilët arkëtuan 161 milion lireta -80 mijë Euro). Goditje dënimi pefekte e Mario Corso, gol inteligjent i Joaquim Peirò i cili tregohet i vëmendshëm duke i rrëmbyer topin portierit anglez Laërence, Facchetti gol, 3-0 anglezët  dërgon në shtëpi.

Finalja e madhe luhet në Milano më 27 maj. Rrebesh shiu gjatë pasdites në qytet, temperature vjeshte, stadium i mbushur plot ndeshje e ekuilibruar kundër portugezëve të Benfikës, që drejtohen nga i madhi Eusebio, Inter me bluzën e bardhë me shirit zikaltër në gjoks. Ndeshja vendoset nga një gol i Jair  në minutën e 42 të pjesës së parë: topi kalon mes këmbëve të portierit Costa Pereira. Gazeta javore “Milaninter” ka si titull kryesor “Inter krijesa e Zotit”. Do të shëndërrohet në një slogan më vonë.

Inter-Benfica

Kupa e Kampioneve 1964-65, 27 Maj 1965. Inter – Benfica 1-0. Skuadra qe zbirit ne fushe dhe fitoi finalen!

Kryevepra numër tre, viti 1965. Fitohet për të dytën herë rradhazi Kupa Interkontinentale, kundërshtar janë sërish kampionët amerikanojugorë të Independentes. Ndryshe nga hera e parë ndeshja e parë luhet përballë publikut të San Siros mbrëmjen e 8 shtatorit. Argjentinasit nuk kohë as të marin frymë, Herrera u kërkon të tijëve ta asgjesojnë kundërshtarin, Peiro shënon që në minutën e 8’, Mazzola me një dopietë vulos rezultatin, 3-0.

Një javë më vonë luhet në shtëpinë e Argjentinasve të cilët tentojnë ta kthejnë ndeshjen në një arenë boksi: Suares dhe Sarti goditen me sende të forta nga tribuna. Jair bombardohet me nderhyrje të ashpra. Një shtyllë dhe disa pritje të mira të Sartit firmosin rezultatin e bardhë 0-0 dhë në këtë mënyrë kupën e dytë Interkontinentale. Titull kryesor i “Gazzetta dello Sport”: “Barazim kurajoz i Interit: Kampionë!” Vetëm trofeu i  Kupës së Italisë do u ikte nga duart superkampionëve për të rëalizuar pokerin historiks, trofe i humbur në finale përballë bardhezinjëve të Juventus.

Interi Kampion 1965-66

Interi i Madh fiton titullin e trete të Serisë A, të dytin rradhazi në përfundim të sezonit 1965/66. Ndoshta  suksesi më pak i komplikuar për skuadrën e Angelo Moratti dhe Magjestarit Herrera. Me përjashtim të Milanit e Bolonjës të cilët u munduan të rivalizojnë disi zikaltërit, por asgjë më shumë. Kuqezinjtë dorëzohen në derbi , të cilin Interi e fiton me rezultatin 2-1 me një gol të bukur të Bedin(barazon Rivera)  dhe me gol të Domenghini.

10 SCUDETTO

Skuadra e Interit qe u shpall kampione per here te dhjete ne historine e saj!

Inter është kampion që në javën e parafundit pas fitores ndaj Lazios dhe barazimit të Milan me Juventus, kampionati mbyllet me 4 pikë diferencë me skuadrën e Bolonjës së vendit të dytë. Një titull jo si të tjerët për vetë faktin se do të ishte ky titull që do ngjiste yllin mbi stemë, pra titulli i dhjetë në tërë historinë zikaltër.

Portierë: Miniussi, Sarti.

Mbrojtës: Burgnich, Facchetti, Facco, Guarneri, Landini, Picchi.

Mesfushorë: Bedin, Cordova, Malatrasi, Suarez.

Sulmues: Canella, Cappellini, Corso, Domenghini, Gori, Jair, Mazzola, Peirò

Cikli i Interit  të Madh mbyllet një vit më vonë…

“Nuk ka natë pa mëngjes, nuk ka ëndërr pa zgjim.”

Në 7 ditë zikalërit e Herreras shikojnë tu shembet kalaja përpara këmbëve, të orëzojnë 2 tituj pikërisht në finale. Fillimisht më 25 maj në finalen e Lizbonës Interi favorit në letër, përballet pa xholin e saj Suarez me skocezët e Celltik,  për një orë Sarti pret shumë por në fund edhe ai është i detyruar të dorëzohet përballë golave të Gemmell e Chalmers të cilët përmbysin avantazhin provizor të Mazzolas përfundimisht ndeshja mbyllet 2-1. Shtatëditë më vonë pikërisht më 1 qershor 1967 përballja me ekipin e Mantovës në javën e fundit të kampionatit me të rekuperuarin Suarez. Traversë e Mazzola, Inter është i lodhur, por dëshiron me çdo kusht të mbajë 1 pikë diferencë që ka me ndjekësit e Juventusit (48 me 47) dhe kontrollon ndeshjen. Një portier i ri Dino Zoff(i cili do të bëhet më vonë portieri më i mirë në itali me Juventusin dhe në botë me kombëtaren italiane Kampion Bote 1982), i cili rezulton zbulim i kampionatit shpëton në shumë raste skuadrën e tij. Në minutën e 4 të pjësës së dytë ndodh gjëma, këtë herë zikaltërit “tradhëtohen” nga një gabim i numrit 1, pas një goditje në pamje të parë jo të rrezikshme e ish-it Di Giacomo gënjen Sartin të cilit i rrëshket topi nga duart dhe përfundon në rrjetë.

Ironi e fatit dy vjet më vonë Sarti firmos për Juventus të cilit i dhuron në fakt titullin. I kotë sulmi drejt golit nga ana e lojtarëve të Interit, arbtri nga Padova Francescon i mohon një penallti Mazzolas dhe largon nga fusha një Corso të xhindosur, por kjo ndeshje nuk ka më histori Skudeto u kalon torinezëve.

Me gjithë zhgënjimin e madh presidenti Angelo Moratti tregon klasin dhe madhëstinë e tij për të vulosur një cikël të bukur futbolli dhe pasioni: “Ishim të mëdhenj kur fitonim, të provojmë të jemi tillë edhe tani që humbëm. Ndoshta qëndruam shumë kohë në krye mbi të tjerët. Të gjithë u munduan të na rrëzojnë me çdo forme e mënyrë , tani të gjithë janë të kënaqur”

fakt është thjesht e vërteta.

Presidenca Fraizzoli

Me 18 maj 1968 Angelo Moratti largohet nga presidenca e Interit. Mbaroi një epokë e lavdishme, një cikël  i paharrueshëm për historinë e futbollit.

Më vonë Moratti do të shprehej: “Bëj tifoz njëlloj, por duke vuajtur shumë më pak, nuk ndjej më peshën e përgjegjësisë së kërkuar nga tifozët. Jam një tifoz mes tifozëve.”

Angelo Moratti shuhet në Viareggio më 12 gusht 1981 në moshën 62 vjeçare mes lotëve të njerëzve zikaltër të cilët nuk e kanë harruar dhe nuk do ta harrojnë. “Njerzit – shkruan  Giorgio Bocca – besonin tek ai”

Faqja kthehet, Ivanoe Fraizzoli i datëlindjes 1916, është pronari-president i ri, një ish-boksier  dhe i pasionuar pas biçikletave.  Goditja e parë e madhe e merkatos ishte Roberto Boninsegna, bomber i quajtur “Bonimba” i lindur   më 1943, i rritur tek të rinjtë e Interit, pas fitimit të një  titulli me skuadrën e Kaljarit, dhe finales së botërorit me Brazilin në Meksike 1970 rikthehet në shtëpi.

Boninsegna

Roberto Boninsegna

Interit do ti japë shumë: 113 gola në 197 ndeshje.

Me “Bonimba” të papërmbajtshmën,me Facchetti-n, Bedin, Jair, Mazzola e Corso të cilët vinin nga Interi i Madh, skuadra e drejtuar nga trajneri Gianni Invernizzi(i marë nga të rinjtë për të zëvendësuar Heriberto Herrera-thjeshtë homonom me HH, asgje tjetër ) arrin 23 rezultate positive rradhazi, rekuperon 6 pikë ndaj Milanit të  Nereo Rocco  dhe Napolit të Chiappella. Vendimtare fitoret 2-0 në derbin e 7 marsit 1971; goditje dënimi perfekte e Corso dhe goditje  me kokë nga Mazzola dhe 2-1 përballë napolitanëve në San Siro me dopietë të Boninsegna(në fund të sezonit shpallet golshënues me 24 gola).

Interi Kampion 1970-71

Titulli  i 11 daton 2 maj : 5-0 në Foggia mbyllet me 49 pikë megjithëse siguria matematike ishte vulosur 2 ndeshje më parë.Festë në San Siro.Për histori titulli i parë i erës Fraizzoli  është i dyti me parakalim pas atij të HH. I  pari dhe i vetmi kampionat i fituar nga ndonjë skuadër duke ndërruar trajner në mes të sezonit.

11 SCUDETTO

Skuadra duke festuar titullin e 11 ne Giuseppe Meazza.

Portierë: Bordon, Vieri.

Mbrojtës: Bellugi, Burgnich, Cella, Facchetti, Giubertoni, Righetti.

Mesfushorë: Achilli, Bedin, Bertini, Fabbian, Frustalupi, Oriali.

Sulmues: Boninsegna, Corso, Jair, Pellizzaro, Mazzola,  Reif.

Pra Inter rikthehet sërish në Europë, në Kupën e Kampionëve. Rrugëtimi në këtë kompeticion do të vazhdojë deri në finalen e Roterdamit më 31 maj 1972. Finale e humbur 2-0 përballë futbollit të ri, i ashtëtëquajtur “total”  i Ajaksit të Johan Cruyff (autor i dopietës).

Por udhëtimi Europian i Interit të Invernizzi-t, mbahet mend për shkak të episodit të mbetur me emrin si “dëmtimi i kanaçes”.

Gjithçka ndodhi mbrëmjen e 20 tetorit të ’71, në transfertën kundër gjermanëve të Borussia Moenchengladbach. Takimi u mbyll me rezultatin 7-1 në favor të gjermanëve , rezultat ndikuar nga një episod për të cilin Inter denoncon në UEFA: një  kanaçe Coca Cola e lëshuar nga një spektator gjerman (më vonë i identifikuar si Alfred Gerhardts) godet në kokë Boninsegna.

Interi u mbrojt me avokatin-tifoz zikaltër  Giuseppe Prisco i cili  mjeshtërisht arrin të fitojë përsëritjen e ndeshjes në fushë neutrale.

Kështu Interi pas fitores 4-2 në San Siro, barazon 0-0 në Berlin duke kaluar turnin, falë edhe shkathtësisë së Ivano Bordon, portier i lindur në 1951 e i ardhur nga të rinjëtë, pret një penallti të Sieloff. Bordon është një nga të rinjëtë premtues, sëbashku me Gabriele Oriali i datëlindjes 1952 anësori perfekt, i ashpër dhe i ndershëm, teknikë dhe me cilësi, shembull tipik i njeriut të derbit.

Oriali

Gabriele “Lele” Oriali me bluzën e Interit 1970-1983.

Do të ishte Oriali një nga protagonistët absolut të Botërorit 1982 i fituar në Spanjë nga kombëtarja Italiane e Enzo Bearzot, i cili ka veshur edhe bluzën zikaltër gjatë karrieës si futbollist (mbrojtës anësor)  gjatë viteve ‘50.

Pas disas vitesh domini kryesisht nga bardhezinjtë e Juventusit zikaltërit rikthehen tek trofeu i munguar. Në vitin 1978 Interi fiton trofeun e Kupës së Italisë të dytin në historinë e tij, trofe i fituar përballë Napolit në finalen e vetme në Romë me rezultatin 2-1.

Arkitektët e ndërtimit të këtij suksesi do të ishin: përveç të madhit Giacinto Facchetti, në vitet e fundit të karrieës së futbollit të luajtur madje duke munguar në finale për shkak të dëmtimit, kolonat Gabriele Oriali dhe Giampiero Marini, interistët e rinj Alessandro  Altobelli autor i 1-1 në finale, Graziano Bini kapiteni i ri dhe karizmatik i skuadrës pavarsisht moshës së re,  deçiziv në golin e 2-1 në Romë, Giuseppe Baresi, Ivano Bordon, Nazzareno Canuti dhe Carlo Muraro, të drejtuar nga “rreshter” Eugenio Bersellini, trajner me karakter të fortë, me kulturë të filozofisë së punës, i aftë ti rikthejë identitetin dhe lojën e munguar prej vitesh skuadrës.

Pra skuadra që fitoi Kupën e Italisë dhe po ndërtohej pas një perudhe tranzicioni dhe tërheqjeve ekselente (varja e këpucëve në gozhdë e 2 bandierave zikaltër, sulmuesit Mazzola në vitin 1977 dhe kapitenit Facchetti në 1978) ishte baza e themelit për të ardhmen.

Ndërmjet tyre Alessandro Altobelli i quajtur edhe “gjilpëra” prej shpejtësisë së tij. I  blerë nga Brescia perej drejtorit sportiv Giancarlo Beltrami, i fortë fizikisht, paçka fizikut të tij të dobët, si dhelpër në zonën e 16-metrave, i lindur me nuhatjen për golin: me bluzën zikaltër Altobelli gola ka shënuar plot 128 në kampionat, 46 në Kupën e Italisë, 35 në kupat e Europës (shifër record në historinë zikaltër). Edhe ai kampion Bote  në Spanjë 1982.

Becca

Evaristo Beccalossi

Bluza e kombëtares italiane ishtë një utopi për Evaristo Beccalossi një nga fantazistët më të mirë të futbollit italian, breshian, kategoria 1956. Ai mbërrin tek Interi në vitin 1978 dhe është menjëherë dashuri me tifozët.

Beccalossi është gjeni i topit përballë një fiziku jo shumë atletik dhe një plogështie, aspekte të cilat në ndeshje terse të bëjnë ta urresh atë.

Ndeshja e jetës, 28 tetor 1979, e diel derbi, fushë e rënduar prej shiur San Siro e ezaurur:  “Becca” shënon një dopietë të jashtëzakonshme, Interi fiton 2-0. Ka mbetur leggjendë shprehja: “jam Evaristo më fal që këmbëngul” thënë portieri të Milanit Ricky Albertosi pas golit të dytë.

Dy gabimet nga pika e 11-metërshit në ndeshjen kundër Slovan Bratislava më 15 shtator 1982 do të bëhen objekt i tekstit të një spektakli teatral të komikut Paolo Rossi.

Interi i Bersellinit i etiketuar “rreshteri i egër” për lojën konkrete, fiton kampionatin në këtë sezon.

Interi Kampion 1979-80

12 SCUDETTO

Interi feston titullin e 12 kampion ne historine e saj.

Ky është titulli i dymbëdhjetë në histori, i shtati pas lufte dhe i dyti i presidentit Fraizzoli. Gjatë këtij sezoni Interi qëndron në krye nga java e parë deri në të fundit. Festa mbahet më prill  1980, pas barazimit(2-2) me Romën në San Siro.

Interi ruan kryesimin e klasifikimit nga java e parë deri në të fundit duke e mbyllur kampionatin me tre pikë më shumë se  bardhezinjtë.

Vendimtare në këtë sezon ishin dy derbet (2-0 dhe 0-1) si dhe triumfi magjik 4-0 ndaj Juventusit.

Portierë: Bordon, Cipollini.

Mbrojtës: G. Baresi, Bini, Canuti, Mozzini, Occhipinti, Cancheri.

Mesfushorë: Beccalossi, Caso, Marini, Oriali, Pasinato.

Sulmues: Altobelli, Ambu, Muraro.

Ky sezon shënon një ngarje të turpshme për futbollit italian dhe tërë Italinë kur pas një muaji zhvillohej Kampionati  Euro 1980 pikërisht në Itali.

Ngjarja e turpshme është skandali i basteve dhe trukimeve . Skandali në të cilin përfshihen lojtarë presidentë klubesh dhe klube të Serisë A e B trukonte rezultate e ndeshjeve. Vendimet ishin: Milan, Lazio në Serinë B, Avellino, Bologna, Perugia 5 pikë penalizim ne sezonin e ardhshëm. Përjashtime të përjetshme pati në masë si nga futbollistët e skuadrave më sipër ashtu edhe të drejtuesve të klubeve (presidenti i Milanit përjashtohet, ai i Bolognës dënohet 1 vit). Dënime të ngjashme pati edhe për ekipet dhe lojtarët e skaudrave të Serisë B gjithashtu të përfshira në këto afera.

Rivaliteti në qytetin milanez arrin kulmin kur ekipi i Milanit bie në Serinë B edh për herë të dytë në vitin 1982 pas pozicionimit në vendin e trëtë nga fundi.

Avokati Prisco nuk fal me batutat e tij: “Një herë ranë nga kategoria duke paguar para herën tjetër falas”.  Vitin pasardhës Interi shkon deri në gjysëm finale të Kupës së Kampionëve, duke u eliminuar nga Reali i Madridit i cili humbet fianlen përballë Liverpullit dominues të atyre viteve në arenën europiane.

Në 1982 zikaltëri rikthehen tek trofeu i Kupës së Italisë. Pasi kanë humbur çerekfinalen e parë përballë Romës në Romë 4-1, përmbysin gjithçka në ndeshjen e kthimit duke triumfuar 3-0.

Gjysëmfianle dramatike përballë Katanzaros 2-1 në San Siro dhe 2-3 pas kohës shtesë(me Interin e reduktuar me nëntë lojtarë).

Finale përballë Torinos 1-0 gol i Serena në San Siro dhe 1-1 në Komunale gola të Cuttone dhe Altobelli për zikaltërit të cilët keshtu ngrenë trofeun e trëtë.

 Kupa e Italisë ishtë trofeu i fundit për presidentin Ivanoe Fraizzoli i cili 2 vite më vonë largohet nga presidenca e Interit pas 16 vitesh. Pasardhësi i Fraizzolit më 18 janar 1984 bëhet Ernesto Pellegrini  duke e blerë skuadrën për 7 miliardë lireta. Pas hapjes së kufijve në vitin 1980 (Federata kishte ndaluar hyrjen e lojtarve të huaj pas dështimit të kombëtares italiane në Botërorin anglez të 1966) Interi  fillon blerjet e lojtarëve të huaj. Pas austriakut Herbert Prohaska(të marë nga Fraizzoli) ishte rradha e goditjes së madhe në merkato:

Rumenige

Karl-Heinz Rummenigge.

Karl Heinz Rummenigge një nga sulmuesit më të fortë të momentit, gjeman, ditëlindja 1955. Në Gjermani me Bajernin ka fituar gjithçka,  dy herë fitues i topit të artë. Blerja mban firmën e Mazzolas i cili u tregua i shkathët duke paraprirë Juventusin dhe Fiorentinën.

Megjithatë Presidenti i ri kërkon  ndryshime dhe në fakt pas dorëheqjes së Mazzolas ndryshohet edhe trajneri(nga Gigi Radice tek Ilario Castagner marë nga Milan).

Në fakt  megjithë ndryshimet  e bëra fillimi për drejtuesit e rinj ishte i vështirë.

Rummenigge, i cili ishte shëndërruar në idhullin e ri të tifozëve  ndalet shpesh për shkak të dëmtimeve: do të hyjë në memoriet e tifozve për dopietën ndaj Juventusit(4-0 në Milano) dhe për një gol të mrekullueshëm në Kupën e Kampionëve (rrafushatë kundër Glasgoë Rangers)  por i anulluar padrejtësisht nga arbitri bashkombas  Roth.

Janë vitet e një rivaliteti historik me Realin e Madridit  në kupat e  Europë të, vitet e para të Pellegrini-t që kërkon në çdo mënyrë ti dhurojë Interit kampionë (për shembull belgu Vincenzo Scifo) dhe fitore.

Mungesa e vazhdimësisë ndërpritet me ardhjen e Giovanni Trapattonit në krye të pankinës zikaltër.I lindur në 1939, milanez e ish kampion me Milanin e Nereo Rocco, trajner i cili me Juventusin kishte fituar gjithçka. Trap, siç e thërrasin miqtë vjen në Milano më 22 maj 1986. I ikën titulli në vitin e parë, përgatit  gjithçka më së miri në të dytin, i jep formë një skuadre e pjesë e sëcilës është treshja legjendare e përbërë nga portieri Ëalter Zenga dhe mbrojtësit Beppe Bergomi(edhe pse shumë i ri kampion Bote në Sapanjë 1982) dhe Riccardo Ferri. Të tre vijnë nga ekipet zinxhir të Interit.

Zenga, i cili më vonë do të marë titullin portieri më i madh i historisë zikaltër, i cili gjithashtu ka qenë dhe një ultras zikaltër, më vonë realizon ëndrën e të zbriturit nga tribuna mes tifozëve për të mbrojtur portën e skuadrës së tij të zemrës. Ndryshe mes tyre por të lidhur shumë akoma edhe sot,

Zenga(datëlindja 1960 titullar me Interin në moshën 23 vjeçare, 473 ndeshje total), Bergomi (i lindur në 1963 debuton në moshën 17 vjeçare rekord absolut me 756 ndeshje zyrtare; një rekord që do të thyhet shumë vitë më vonë nga një tjetër kapitën, një tjetër mit, një tjetër legjendë Javier Zanetti) dhe Ferri (debuton në skuadër në moshën 21 vjeçare në vitin 1982 duke koleksionur 418 ndeshje me Interin), këta janë simfonia italiane e Interit, që në sezonin 1988-89 fitojnë titullin    e 13, një titull që mbart shumë rekorde.

Gjermanet

Matthäus, Klinsmann dhe Brehme. Tre legjendat Gjermane zikalter!

Një skuadër e re por tepër eksperte  e që duket sikur luan bashkë prej vitesh. Përsa i përket merkatos sërish nga Gjermania vjen Lothar Matthaeus, një nga sulmuesit më të kompletuar i parë në fushat e blerta, i datëlindjes 1961, Topi i Artë dhe kampion Bote në  Itali 1990 protagonist absolut në fushë dhe dhomat e zhveshjes. Me të “madhin” Lothar vjen po nga gjemani anësori i majtë Andreas Brehme i jashtëzakonshëm me daljet e tij nga e majta në ndihmë të sulmit dhe i përshtatur mjaft mirë në skuadrën e Trapattonit.

Trajneri interist akuzohet si sinonim i futbollit të vjetër italian për lojën e tij, por Interi i tij është konkretizim i spektaklit, me një sulmues klasik si Aldo Serena(i shpallur golshënues me 22 gola) i cili kombinohet mjaft mirë me një sulmes të dytë siç është argjentinasi Ramon Diaz, i zbarkuar në Milano rastësisht në formë borxhi. Në mesfushë përpara regjizorit Gianfranco Matteoli, qëndron Nicola Berti, i cili menjëherë hyn në zemrat e tifozëve për  antipatinë e tij ndaj Milanit.

Interi Kampion 1988-1989

Një Inter perfekt, që grumbullon 58 pikë në 34 ndeshje (rekord për kampionatet me 18 ekipe dhe kur fitorja akoma vlerësohej me 2 pikë) dhe përveç Milani të Sacchit kampion në fuqi triumfon edhe mbi Napolin e Diego Armando Maradonës gjatë përballjes  direkte në Giuseppe Meazza me 28 maj 1989 (legjendare e djathta përfekte Matheus në goditje dënimi që dhuroi fitoren). Ky ishte titulli i vetëm i presidentit Pellegrini.

13 SCUDETTO

Interi kampion per te 13 here! Skuadra rekordmene e sezonit 88-89!

Portierë: Malgioglio, Zenga.

Mrojtës: G. Baresi, Bergomi, Brehme, Ferri, Galvani, Mandorlini, Rivolta, Verdelli.

Mesfushorë: Berti, Bianchi, Fanna, Matteoli, Matthaeus, Rocco.

Sulmues: Diaz, Morello, Serena.

Në sezonin e ri tek Inter transferohet një tjetër gjerman, Jurgen Klinsmann. Falë tij kryesisht Interi fiton Superkupën Italiane duke mundur Sampdorian në finale me rezultatin 2-0, dhe sezonin tjetër librit të trofeve i shtohet edhe trofeu i parë i Kupës UEFA për zikaltërit. Pra pas 26 vitesh Interi rikthehet sërish triumfues në arenën Europiane. Finalaja zhvillohet përballë kryeqytetasv të Romës më 2 ndeshje: ndeshja e parë në Milano 2-0 për milanezët me gola të Matthaeus me penallti dhe të  Bertit, ndeshjen e kthimit zikaltërit humbasin 1-0(gol Rizzitelli) dhe pas 2-1 total ngrenë trofenun në qiell. Pikërisht në Romë më 22 maj 1991 mbyllet cikli i Trapattonit tek Inter.

Pas Trap. tek Inter fillon një periudhë e vështirë me disa trajnerë që vijnë njëri pas tjetrit nga i panjohuri Corrado Orrico (i preferuar përpara Sven Goran Eriksson) tek ikona e viteve ’60 Luis Suarez.

Në sezonin 1992/93 pankina i besohet ekspertit Osvaldo Bagnoli, kampion Italie me Veronën në 1985 dhe mjaft i sukseshëm me Genoan në sezonet e fundit. Trajnerit i ri ka përpara një skuadër jo shumë pretendente dhe pas disa blerjes që më vonë rezultuan jo të goditura si: maqedonasi Darko Pancev (fitues i Kupës së Kampionëve në vitin 1991 me Yllin e Kuq të Beogradit), heroit italiannë Botërorin Itali 1990 Salvatore Schillaci (por tashmë në fund të karrierës) sidhe mbrojtësin gjerman Matthias Sammer  i cili në 1996 fiton Topin e Artë me bluzën e Borussia Dortmund. Megjithatë tëkniku, falë edhe sulmuesit fantastik urugujan Ruben Sosa (ardhur nga Lazio) dhe mesfushorit të shkathët Antonio Manicone (i blerë nga Udinese në merkaton dimërore) arrin ti bëjë ballë më së miri Milanit të Fabio Capellos dhe 3 hollandezëve të famshëm.

 Sezoni 1993/94 hapet goditje në merkato; Dennis Bergkamp, hollandez, nga talentet  e të rinjëve  të Ajaksit i marë pas nje konkurence me tërë ekipet e europes për shifrën rekord prej 25 miliard liretash. Së bashku  me Bergkamp po nga Amsterdami vjen edhe hollandezi tjetër Ëim Jonk.

Interi fillon si favorit por hollandezi nuk do të arrijë të përshtatet me lojën zikaltër dhe këta të fundit do të ndeshin vështirësi në kampionat dhe nuk i afrohen dot kreut.

Në Europë zikaltërit përdorin tjetër marsh, në antagoni me atë të kampionatit. Me trajnerin e ri Giampiero Marini që zëvendësonte Bagnoli ecuria zikaltër në kupën Uefa arrin majën:  Interi shkon në finalen e Kupës Uefa përballë austriakëve të Casino Salisburgo.

Bergkamp me shokë fitojnë të dyja ndeshjet me rezultatin 1-0, gol i Berti në ndeshjen e parë në Pratër të Vienës  dhe të Ëim Jonk në ndeshjen e kthimit në Milano. Formacioni i titullit 88/89:  Zenga; Bergomi, Brehme; Matteoli, Ferri, Mandorlini; A.Bianchi, Berti, Serena, Matthaeus, Diaz.

Rikthimi i familjes Moratti

Massimo Moratti me djalin e tij, Angelomario Moratti!

Suksesi në Europë, trofeu i dytë i kupës Uefa mbyll një cikël zikaltër ( Zenga dhe Ferri transferohen tek Sampdoria). Po nga  Sampdoria vjen portieri Gianluca Pagliuca, Interi i Pellegrinit nuk arrin ti përgjigjet fuqisë së Milanit të Berlusconit.

Pakënaqësia tek tifozët po rritej  çdo ditë e më shumë, ishte koha për  një ndryshim radikal në nivel shoqërie.

Në këto kohë po flitej gjithnjë e më shumë për një rikthim të bujshëm të familjes së Intërit të Madh, familjes Moratti. Kishte patur disa takime të fshehtaë midis drejtuesit aktual  Ernesto Pellegrinit  dhe Massimo Moratti djalit të Anxhelos, i cili maskohej mes tifozëve të thjeshtë për të ndjekur ekipin e zemrës si në shtëpi ashtu edhe ne transfertë.

Rol tepër të madh pas kuintave, me takime nga dy krahët, që dërgon e pret letra, që nuk flen në këto muaj tranzicioni, duke përgatitur rikthimin e bujshëm do të kishtë padyshim i madhi Peppino Prisco.

Peppino

Peppino Prisco, avokati i Interit si dhe nje nga tifozet me te medhenj te zikalterve!

Avokati Prisco i lindur në 1921 nuk është thjeshtë tifozi më i madh zikaltër i të gjitha kohërave, është akoma në memorien e të  gjithëve si zëri, shpirti, flamuri i Interit i cili lufton me mish e shpirt për kauzën zikaltër.

Ishtë e mëngjes të shtunë, 18 shkurt  1995, dita e konkretizimit të ndryshimit të presidencës. Interi rikthehet pas 27 vitesh në “Familje” tek Moratti. Debutimi në krye të zikaltërve vjen të nesërmen, në stadiumin “Giuseppe Meazza” me një triumf 1-0 përballë Breshias me gol të Nicola Berti.

Qyteti është në festë, një ditë e jashtëzakonshme e paharrueshme, interistët ndihen sërish dhe plotësisht  intëristë,  të bindur jo vetëm se do të shohin sërish një skuadër kompetitive por ndihen më të sigurt për sigurinë që shfaq presidenca e re, nga frika më e madhe e cila mbizotëron në futbollin e asaj kohe, frika e falimentimit.

Massimo Moratti i përvishet mënjëherë punës, personalisht mes nderit dhe përgjegjësisë, mes sakrificës dhe lumturisë, mes lumturisë dhe dhimbjes. “Ky ishte një xhest dashurie për popullin interist: -do të shprehej më vonë”.

Fillimisht Moratti  konfirmon trajnerin Ottavio Bianchi, më tej integron në ekip emra të njohur dhe të dashur për të dhe tërë tifozët: Alessandro Mazzola si drejtor sportiv, Giacinto Facchetti si drejtor të përgjithshëm dhe Luisito Suárez afër skuadrës, të gjithë njerëz-simbol të Interit të Madh të viteve ‘60.

Legjenda e Interit, Javier Zanetti ne vitet e para te tij tek Interi.

Në këto sezone të para Interi ndesh  vështirsi në gjetjen e ritmit te duhur për të qenë ekip konkurues. Skuadra ndodhet në një fazë tranzicioni. Si rrjedhojë ndryshohet trajneri Bianchi, në fillim emërohet si trajner i parë Luis Suarez dhe më pas anglezi Roy Hodgson. Megjithatë goditjet në merkato nuk mungojnë, mjaf të përmendim emrat e Roberto Karlos, Maurizio Ganz e Marco Branca dhe Javier Zanetti(një djalosh i ardhur në hije, i panjohur  por që do të shëndërrohet në legjendë, në rekordmen absolut me bluzën ziklatër).

Në verën e 1996 në rradhët e zikaltërve vijnë francezi Youri Djorkaeff nga Paris Saint-Germain  dhe sulmuesi kilen Iván Zamorano nga galaktikët e Real Madrid. Interit i mungon kryesisht vazhdimësia në rezultate por edhe fati duket se është një kundërshtar i vështirë për tu mundur.

Kështu në Kupën e Italisë Interi eleminohet në gjysëm-finale me anë të penalltive përballë Napolit. Në kampionat zikaltërit e Hodgson e nisin mirë por mbyllët më një vendi të tretë 6 pikë pas Juventusit kampion. Në Europë  Interi paraqitet me fytyrë krejt tjetër, kështu në Kupën UEFA skuadra arrin deri në finale,  por përballë gjermanëve të Schalke 04 në stadiumin “Meazza” fati sërish nuk i ndihmon zikaltërit në goditjet e penalltive, fat i cili përkrah gjermanët të cilët dalin triumfatorë. Dështimi ne finalen e UEFA-s shkakton dorëheqjen e trajnerit Hodgson, në vend të tij për dy ndeshjet e fundit të kampionatit caktohet Luciano Castellini, në pritje të trajneri të ri për sezonin e ri.

Viti 1997 është viti i ndryshimit të madh. Shoqëria pasi ka hedhur bazat ekonomike dhe organizative është gati të realizojë hapin e madh.

Moratti pasi emëron trajner Luigi Simoni, me bashkëpunimin edhe  të Pirellit(Shoqëri aksionere në klub që prej 14 qershorit 1995) blen për 48 miliard lireta (rreth 24 milion Euro) nga Barcellona sulmuesin brazilian Ronaldo, një nga lojtarët më të mirë që ka parë bota e futbollit.   .

Ronaldo

Ronaldo me bluzen zikalter diten e prezantimit te tij tek Interi. Ne te majten e tij drejtuesi i asaj kohe tek Interi, legjenda Sandro Mazzola!

Ardhja në Milano me 25 korrik  1997  e të ashtëquajturit Fenomeni është eventi i verës në tërë median e shkruar dhe vizive.

Djali i ardhur nga Bento Riberio, periferia e Rio de Janeiro i lindur në vitin 1976 rritet tek të rinjëtë e Sao Cristovao, lançohet nga Cruzeiro në Europë tek hollandezët e PSV Eindhoven. Me bluzën e Barcelona-s Fenomeni afirmohet si një nga sulmuesit më të talentuar të botës.(54 gola në 61 ndeshje).

  

Për hërë të parë bluzën ziklatër(numrin 10 në sezonin e parë) Ronaldo e vesh  në miqësoren e “Meazza” kundër Manchester United, përballë 49.718 tifozëve tashmë të dashuruar me të. Data që duhen kujtuar: 19 gusht 1997 miqësore në Piza, goli i tij i parë jo zyrtar me bluzën zikaltër; 31 gusht në Milano debutimi në Serinë A; 14 shtator Kundër Bolonjës shënon golin e parë zyrtar; 22 nëntor shënon pë të parën herë emrin e tij në listën e golshënuesve në derbi duke shënuar nga pika e 11 metrave.

Braziliani me dhëmbët si të lepurit pasi e nis sezonin me një rendiment të jashtëzakonshëm duke e ndihmuar skuadrën e tij të kryesojë në 16 javët e para të kampionatit dhe pasi e bën Interin të fluturojë në Kupën UEFA e mbyll më së miri vitin kalendarik 1997 duke fituar “Topin e Artë”.

Roni2

Ronaldo me trofeun e Topit te Arte.

Më në fund zikaltërit e Simonit rikthehen pretendentë seriozë duke luftuar për skudeton bashkë me një nga rivalet  historike, Juventusin e Lippit. Simoni rigje harmoninë e munguar në grup duke i shtuar këtij të fundit edhe elementë të rinj si: Colonnese, Ëest, Cauet, Zè Elias, Moriero, Ëinter. Portieri Pagliuca pret mrekullueshëm, Beppe Bergomi ka një rendiment të tillë sa për tu rikthyer në kombëtare , kur ndërkohë ishtë në moshën e tërheqjes nga futbolli i luajtur. Javier Zanetti kapiteni i  ardhshëm, Diego Pablo Simeone dhe Ivan Zamorano janë simbole të forcës por edhe të xhentilesës në fushë e jashtë saj. Alvaro “El Chino” Recoba, djaloshi uruguajan i cili e bën presidentin të dashurohet pas golave spektakolarë të tij, (në Empoli shënon nga mesi i fushës). E gjithë bota e futbollit thërret Inter, por jo në Itali. Katër javë nga fundi Juventusi ndodhej një pikë përpara Interit në klasifikim, 66 me 65 pikë. Dy rivalet ndesheshin me 26 prill 1998 në Torino, klima në prag-ndeshje ishte e nxehtë për shkak të polemikave që kishin lindur pas disa vendimeve të çuditshme të arbitrave në favor të bardhezinjëve në ndeshjet e fundit. Në fund të pjesës së parë Juventusi kalon në avantazh me gol të Alessandro Del Piero, gjatë pjesës së dytë arbitri Ceccarini nga Livorno thotë që nuk është penallti një ndërhyrje tepër evidente e Mark Iulianos ndaj fenomenit i nisur drejt portës në gol të sigurt. acarimi arrin kulmin kur arbitri akordon një penallti të cilën Gianluca Pagliuca e pret përballë Del Pieros duke i mohuar këtij të fundit golin e dytë personal.

vs juve

Penalltia e mohuar ndaj Interit ne ndeshjen Inter-Juventus, ndeshje e cila do te vendoste kampionatin dhe u vodh nga skuadra e Juventusit.

Interistët tërbohen, Simoni përjashtohet nga stoli. Ëndrra prishet dhe nis një përleshje e vërtetë polemikash mes dy krahëve që do të futet edhe në histori. Pas humbjes së besimit, moralit dhe dëshirës për të triumfuar dhe nga pëzullimet e mara nga gjykata sportive(10 ndeshje duke mbledhur bashkë pezullimeet e trajnerit dhe lojtarëve) ziklatërit humbasin terren në ndeshjet e fundit. Juventusi shpallet kampion Italie, Interi kampion i ndershmërisë, i moralit dhe i etikës sportive. Grupi i famshëm muzikor “Elio e le Storie tese” (tifoz zikaltër) krijon këngën “Të dua kampionat”, këngë me ton sarkazme duke vënë në dyshim rregullsinë e kampionatit.

3 Coppa Uefa

Kupa e trete Uefa per ekipin zikalter. Inter – Lazio 3-0!

Të gjithë atyre që mendonin se Interi nuk e meritonte gjithsesi titullin, skuadra e Simonit i përgjigjet në Kupën UEFA duke shkuar sërish në finale por kësaj radhe në një finale me ndeshje teke kundër Lazio-s. Në “Parc des Princes” të Parisit me 6 maj ’98 Youri Djorkaeff me shokë asgjesojnë Lacion 3-0 me gola njëri më i bukur se tjetri të Zamorano, Javier Zanetti dhe Ronaldo duke ngitur trofeun e tretë të UEFA-s.

Nga festa në hidhërime. Ronaldo kthehet nga Botërori i Francë  ‘98 i lodhur jashtë forme dhe i dëmtuar në gju. Një problem që edhe në nivel psikologjik do të kushtëzojë tërë mbarvajtjen e sezonit për zikaltërit, megjithëse gjatë merkatos verore në skuadër kishte ardhur nga Bolonja talenti i afirmuar Roberto Baggio i quajtur “Bishtaleci”.

Interi kalon grupin në Champions League në nje ndeshje historike kundër Real Madrid në Milano e fituar 3-1, ndeshje në të cilën Baggio është protagonist absolut me dy gola te shënuar dhe një paraqitje të shkëlqyer. Gjithsesi ky kualifikim nuk e ndihmon shumë Simonin i cili zëvendësohet pas disa ditësh nga Rumuni Mircea Lucescu. Periudhë e çuditshme, e  vështirë, oshilacionet dhe dëmtimet e Ronaldos peshojnë dhe ndikon së tepërmi. Pas Lucescut në pankinën zikaltër ulen Castellini dhe më pas ish-Hodgson duke pritur trajnerin e ri i cili ishte gjetur: Marcello Lippi. Në fakt kjo zgjedhje e trajnerit kontestohet nga një pjesë e përkrahësve zikaltër të cilët nuk e kishin kapërdirë akoma situatën e ndeshjes së Torinos si dhe deklaratat e Lippit   pas asaj ndeshje.

Vieri

Vieri gjate kohes kur vishte bluzen zikalter.

Pas verës së 1999 Ronaldo nuk është më i vetëm në repartin sulmues. Në Milano mbërrin Christian Vieri sulmuesi më i kompletuar në Europë për momentin. I paguar 70 miliard lireta (35 milion Euro) plus Diego Pablo Simeone nga ekipi i Lacios ai do të futet në histori si mister 90 miliardshi. Një operacion merkatoje që demostron forcën ekonomike dhe vizionare të presidentit Moratti. Vieri-Ronaldo, dyshja më e fortë dhe e bukur e botës, e cila i bën tifozët të ëndërrojnë, por fati sërish ndërhyn dhe dy sulmuesit luajnë pak ndeshje bashkë. Ronaldo dëmtohet rëndë në ndeshjen e parë finale të Kupës së Italisë përballë Lacios më 12 prill 2000, dëmtimi është sërish në të njëjtin gju të djathtë, i cili e mbajti jashtë fushave për disa kohë, braziliani kryen sërish një tjetër operacion po në Paris . Këto dëmtime të cilat mbajnë në ethe jo vetëm popullin zikaltër por  tërë botën e futbollit dhe më tej rrezikojnë ta largojnë përfundimsht nga futbolli i luajtur. Ndërkohë edhe Vieri zhvillon një sezon i kushtëzuar nga problemet muskulare. Lipi nuk përshtatet me ambjentin zikaltër (nuk u kapërdie vendimi i tij për të kërkuar largimin e kapitenit Bergomi i cili priste rinovimin pas një sezoni pozitiv, në vend të tij vjen Kampioni i Botës francezi Laurent Blanc). Problemet e Lipit shtrihen edhe në raportin e tij me Baggion, i cili përpos problemeve me trajnerin arrin që tua shpërblejë dashurinë që Moratti dhe tifozët kanë për të, pothuaj i vetëm arrin ti sigurojë Interit kualifikimin në Champions League më 23 maj 2000 përballë Parmës në një ndeshje shtesë në Verona me rezultatin 3-1 me dy perla të Robi Baggios të fundit me bluzën zikaltër.

Sezoni i ri nis sërish me probleme, fillimisht Interi eliminohet nga Champions që në gusht përballë suedezëve të Helsingborg me rezultat 1-0/0-0(decisive humbja e penalltisë nga Alvaro Recoba në minutën e 90° të ndeshjes së kthimit në Milano), më tej skuadra e Lippit humbet  ndeshjen e parë të kampionatit me Rexhinën, duke provokuar një reagim të ashpër televiziv të trajnerit në drejtim të lojtarëve të tij. Këto dështime dhe klima e tensionuar  që ishte krijuar në skuadër detyrojnë drejtuesit e klubit të shkarkojnë trajnerin, në vend të të cilit dy ditë më vonë emërohet Marco Tardelli kampion bote në Spanjë 1982dhe trajneri aktual i kombëtares italiane U-21 me të cilën kishte fituar kampionatin  Europian të  U-21. Ndryshimi i trajnerit nuk sjell përmisimin e rezultateve për skuadrën e cila në fund të sezonit arrin vetëm një vend të pestë, përpara kushërinjëve të Milanit duke u kualifikuar për në Kupën UEFA.

Në fundin e sezonit plas skandali i pashaportave fallso në lidhje me natyralizimin e paligjshëm të disa futbollistëve ekstrakomunitarë, Interi preket vetëm nga rasti i kombësisë së Recoba-s i cili dënohet me skualifikim 2 vjet fillimisht dhe pastaj i reduktuar në vetëm 6 muaj pëzullim nga aktivitet futbollistike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Rezultatet e arritura me skuadrën nuk janë të mjaftueshme për ti siguruar pankinën zikaltër edhe në sezonin e tjetër trajnerit Tardelli.

Cuper

Hector Cuper gjate prezantimit te tij si trainer i Interit.

Për sezonin e ri Moratti ja beson projektin e ri  trajnerit Hector Raul Cuper, argjentinas i heshtur, kërkues, fjalë pak dhe me lojë konkrete që në dy sezonet e fundit kishte arritur me Valencian të shkontë 2 herë rradhazi në finalen e  Champions League (të dyja të humbura përballë Bajern  Mynih-ut dhe Real Madrid-it). Disavë ju kujton bashkëkombasin, të madhin Helenio Herrera por më një lojë më pak magjike se ajo e HH. Christian Vieri është udhëheqësi i skuadrës pasi Ronaldo vazhdon të këtë oshilacione për shkak të dëmtimeve dhe nuk luan rregullisht.

Skuadrës së Cuperit i shtohet portieri Francesco Toldo  i ardhur nga Fiorentina, nënkampion Europë në Euro2000 në Hollndë dhe Belgjikë me Kombëtaren e kaltër  dhe një nga protagonistët  absolut në kombëtaren e kaltër(të paharrueshme penalltitë e prituara në ndeshjen me Hollandën si gjatë lojës dhe në pënalltitë pas shtesës duke i siguruar kombëtares finalen).

Dora e argentinasit duket menjëherë, Interi rikthehet të luftojë për kreun e Serisë A pas disa vitesh, kjo garë zhvillohet kryesisht kundër Romës kampione në fuqi  për pjesën më të madhe të kampionatit dhe Juventusit.

Ekipi zikaltër tronditet nga një humbje e madhe: më 12 dhjetor 2001 ndahet nga jeta në moshën 80 vjeçare avokati supertifoz zikaltër. Batuta e tij e fundit para vdekjes ishte: “Para se të vdes do bëhem tifoz i Milanit kështu që nesër ata do të kenë një tifoz më pak…. ”

Me sa duket historia përsëritet sërish, ashtu si në sezonin 1997/98 Interi pëson në dëm të tij disa gabime trashanike(me dashje-padashje) të arbitrave, sidomos në dy transfertat e Venezia-s dhe Chievo-s, gabime të cilat u kushtojnë zikaltërve jo pak por 4 pikë të cilat do të rezultojnë vendimtare në fund.

Kjo situatë jo normale shkakton nervozizëm në ekip, nervozizëm i cili reflektohet në 7 pikë të mara në 5 ndeshjet e fundit.

Me gjithatë skuadra e Cuper-it qëndron deri  në ndeshjen e fundit  në krye të klasifikimit. Në 5 maj situata ishte: Inter 69, Juventus 68, Roma 67 një rivalitet nga më tërheqësit të 10 viteve të fundit. Inter luan në Romë përballë Lacios pa shumë pretendime, Juventusi(në të cilën është rikthyer sërish Lippi) luan në Udine dhe Roma kundër Torinos.

CALCIO: BRASILE; RONALDO, MIA CARRIERA FINISCE OGGI/SPECIALE

Lazio – Inter 4-2 , 5 Maj 2002.

Interi humbet një ndeshje të pabesueshme, duke kaluar edhe dy herë në avantazh. Kjo humbje 4-2 dhe fitoret e kundërshtarëve direkt shkakton humbjen e titullit i cili i kalon Juventusit.

E diela e 5 majit, datës së fshirë nga kalendarët zikaltër , është e dilela e zezë, e diela e qarjes së madhe zikaltër (e Ronaldos dhe kapitenit mbi të gjithë). Një situatë e tmerrshme për tu jetuar dhe e dhimbshme për tu treguar, një zi e përbashkët.Pavarsisht fundit të hidhur të sezonit Presidenti Moratti i jep mbështetjen trajnerit aktual për sezonin e ri.

Hidhërimi për tifozët nuk mbaron me 5 Maj-in, Ronaldo i sapo shpallur Kampion Bote me Brazilin e tij në Kore dhe Japoni 2002 vendos të mos kthehet më në Milano, i joshur nga komoditeti dhe lavdia e Madridit. Pas një tratative të gjatë përfundimisht Ronaldo largohet nga Interi  pas një tratative ta gjatë aq sa merkato tek Reali Madridit për shumën prej 45 milion Euro.

Në sezonin 2002/03 Interi i Cuperit arrin në gjyëmfinale të  duke u eliminuar edhe pse nuk humbi asnjë nga 2 takimet përballë kushërinjëve të Milanit për shkak të rregullit të golit ne fushë kundërshtare. Për kronikë ndeshjet përfunduan: Milan-Inter 0-0 dhe Inter-Milan 1-1. Ndërkohë nga ekipi i të rinjëve  del në pah një djalosh i ri në moshë, quhet Obafemi Martins, nigerian pa mbushur 20 vjeç është shpallur kampion Italie më ekipin e të rinjëve. Një sulmues jo më një fizik të fuqishëm por që vrapon më shpejt se topi dhë shënon me një lehtësi të madhe dhe feston me një mënyrë të veçantë me salto nga toka që të bënin me zemër. Ndërkohë sezoni i tretë i trajnerit argjentinas tek Interi nuk nis mirë pas vështirsive në kampionat dhe problemeve me Ronaldo sezonin e kaluar  dhe me Seedorf këtë sezon(i transferuar në verë tek Milan) Cuper fillon të këtë probleme me El Chino Recoba e mesa duket këtë radhë koka e turkut nuk do të jetë më lojtari por vetë trajneri i cii largohet nga Interi e në vend të tij vjen  Alberto Zaccheroni.

178b

Imperatore Adriano me bluzen zikalter.

Nisur nga vështirsitë që po has ekipi me trajnerin e ri presidenti vendos të ndërhyjë në merkato e dimritkështu në skuadër afrohet Serbi Dejan Stankovic nga Lazio dhe rikthehet në shtëpi Adriano(i paharrueshëm goli i tij në miqësoren ndaj Reali Madrid me një goditje dënimi potente nga mesi fushës) pas një periudhe borxh tek Fiorentina e  Parma. Në fund të sezonit Interi arrin të kualifikohet në vend të 4 pra arrihet Champions megjithese me paraeliminatore. Ndërkohë Massimo Moratti ja kalon presidencen Giacinto Facchetti(të cilën e mban deri sa ishte gjallë) i cili bëhët lojtai që ka arritur shkallën më të lartë të pushtetit në klub.

Megjithëse arrin kualifikimin në Europë trajnerit aktual nuk i rinovohet kontrata  dhe ai do të zëvendësohet nga Roberto Mancini një ish-10 i adhuruar aq shumë nga Moratti për aftësitë e tij të mrekulluesmë teknike të cilin kish dashur aq shumë ta sillte tek Interi si lojtar  gjatë viteve  1995-1997. Përreth frymës që po sillte tekniku ri dhe dëshirës së tij ti sillte ekipit trofetë e munguar, Interi niset si një makinë e dalë nga servisi gati për rrugëtim drejt një ëndrre të re, Adriano “Perandori” po shpërthen në sulm, Vieri ka rilindur me mbi 100 gola me bluzën zikaltër, Martins po konfirmohet si kampion…

Drejt një rruge të re….

Futbolli është histori, tranzicion, kujtim,pasion si një “Të dua” e shkruar në murin e një stadiumi. Futbolli është realitet i konstant dhe projektuar për të ardhmen. E tashmja triumfuese e Interit është Kupa Italisë e fituar në përfundim të sezonit 2004-2005 në dopio finalen përballë Romës më 12 dhe 15 qershor 2005.

4 Coppa Italia

Kupa e Italise e fituar nga Interi ne 15 qershor 2005!

Zikaltërit rikthehen të ngrenë një trofe pas 7 vitesh, të dytin për Moratti-n dhe të parin për Giacinto Facchetti si president përpara publikut të San Siros, në përfundim të një rrugëtimi të gjatë e të vështirë nën drejtimin e Roberto Mancini.
Kupa Italisë kthehet në rradhët e trofeve zikaltër pas 23 vitesh, tifozët rikthehen të festojnë. “Shpresa jonë –përsërisin në kor drejtues , teknikë, lojtarë dhe vetë tifozët- është që kjo kupë ky trofe mund të jetë baza drejt sukseseve të tjera te mëtëjshme. Shpresa duket konkrete duke parë rendimentin e skuadrës së Mancinit e cila fitoi kupën pa njohur humbje, duke fituar të dyja ndeshjet finale me Romën 0-2 ne Romë me dopietë të Adrianos dhe 1-0 me gol të Sinisa Mihajlovic me goditje dënimi. Oba Oba Martins shpallet golshënues i Kupës me 6 gola.

Fitimi i kupës mund të jetë vërtetë pikënisja sepse Mancini në sezonin e tij të parë tek Inter ka ndërtuar lojë e mentalitet, grup dhe aftësi për të përballuar vështirsitë Brenda dhe jashtë fushe. Një e dhënë e rëndësishme në 58 ndeshje në sezonin ‘04-’05 ka humbur vetëm 4 ndeshje 2 në kampionat dhe 2 në gjysëm finale të Champions League përballë Milanit(njëra 3-0 në tavolinë në ndeshjen e kthimit për hedhje fishekzjarresh në fushë).
Kupa e merituar pa shumë vuajtje përballë Francesco Totti e Antonio Cassano, vjen në përfundim të një sezoni i karakterizuar nga një mori barazimesh(ishin 18 “janë ato që na penalizuan në luftën për titull”, do të shprehej Mancio) dhe nga disa përmbysje ndeshjesh spektakolare(nga 0-2 në 2-2 me Juventusin dhe nga 0-2 në 3-2 me Sampdorian, në Milano 3’ minuta nga fundi Sampdoria udhëhiqte 0-2. Martins në të 88’ Vieri në 91’ dhe Recoba në të minutën e 94’), nga golat e shumtë të shënuar 105 në 58 ndeshje.

Dy kupa në 66 ditë

Ecuria e sezonit të sapo mbyllur jepte premisat për një sezon premtues për atë që do fillonte 2005-’06.  Ndërhyrjet në merkato  janë studiuar gjatë dhë vendosur dhë në bazë të kërkësave të trajnerit. Nga Real Madrid dhe me operacione të favorshme si nga ana ekonomike ashtu dhe ajo teknike vijnë Kampioni  dhe fituesi i Topi të Artë 2000 Luis Figo, mbrojtësi  argjentinas Walter Samuel i cili rikthehet në Itali pas një eksperience me Romën duke u shpallur dhe kampion Italie, mesfushori i majtë po argjentinas Hernan Santiago Solari. Nga Udineze vjen Kileni David Pizarro. Rikthehet në Milano pas një periudhe 6 mujore borxh tek Kievo portieri Julio Cesar, protagonist me kombëtaren braziliane.

2 Supercoppa

Superkupa e dyte ne historine e Interit. Kupa e dyte ne 66 dite per zikalterit!

Në këtë periudhë Intëri ndahet nga Christian Vieri më një marveshje konsensuale. Martins-Adriano është dyshja e të tashmes dhe të ardhmes, Adriano tani sulmues i nivelit botëror dhe Martins i ardhur nga të rinjtë po kthehet në një sulmues me eksperiencë  tashmë.

Roberto Mancini e ka mbyllur sezonin e tij të parë tek Interi me një trofe dhe një paraqitje dinjitoze në Europë. Kjo ecuri vazhdon dhe më tej, dhe në harku e 66 ditëve vjen trofeu i dytë: Superkupa e Italisë 2005, e fituar ndaj Juventusit pikërisht në Torino të Shtunën e 20 Gushtit. Ndeshja ndërmjet skuadrës që ka fituar kampionatin dhe asaj qe ka fituar kupën është i ekuilibruar, ndeshja shkon në shtesë dhe vendoset nga një gol i Juan Sebastian Veron me asist të Adrianos. Erdhi trofeu numër 2, tifozët janë në delir sidomos se suksesi erdhi ndaj rivales se urryer dhe ne shtëpinë e tyre, ultrasit e shoqërojnë ekipin e zemrës nga Torino në Milano, besimi tek skuadra shtohet me kualifikimin për në fazën në grupe të Champions League duke eliminuar (0-2 në transfertë Adriano-Martins dhe 1-1 në Meazza) ekipin ukrainas të Shakhtar Donetsk.

I dyti rresht dhe titulli numër 14º

Ngjarjet që ndodhën bëhen historia e sezonit 2005-2006. Interi i Roberto Mancinit, pasi ka fituar Kupën e Superkupën për 66 ditë ripërsërit këtë sukses sërish kundër Romës, por më e rëndësishmja fiton titullin e 14 në histori një titull që i jepet në tavolinë nga Federata pas të ashtuquajturit Calciopoli,  skandalit  i mashtrimit që del pas përgjimeve telefonike, mashtrimi me i madh i të gjitha kohërave që ka goditur futbollin Italian me paracaktim rezultatesh me arbitra të shitur, pra një sistem i krijuar që të bëntë të mundur të fitonin më të fortët  por jo në fushën e blertë. Një proces që do të dërgojë në Serinë B Juventusin dhe penalizoje me heqje pikësh në kampionatin pasardhës Milanin, Lazion, Fiorentinën dhe Reginën. Një skandal nga i cili  Interi, Massimo Moratti dhe Giacinto Facchetti dalin me kokën lartë, të admiruar nga gjithë bota pavarësisht sulmeve nga italia e sidomos nga fajtorët, të cilët në vend që të mundohen të pastrojnë pafajsinë e tyre të supozuar hedhin baltë dhe akuza verbale e të pabaza në drejtim të tjerëve  si hajduti që kapet në flagrancë.

Dhënia automatike e titullit të 14  zikaltërve , si i këshillohet nga UEFA Federatës Italiane të Futbollit për të rihapur dyert e kupave të Europës për futbollin Italian, pavarësisht fitimit të Kampionatit Botëror Gjermani 2006, ndodh me 26 Qershor 2006. Kjo ngjarje, që do të cilësohet nga Moratti më vonë si titulli i Facchetti-t dhe titulli i ndershmërisë, e gjen skuadrën duke zhvilluar një miqësore. Massimo Moratti në Milano feston duke hapur një shishe shampanjë (isha i vetëm në shtëpi në ato momentë do të shprehej më vonë) dhe flet në tel me mikun,  vet jo thjesht presidentin Facchetti i cili në ato ditë ishte i sëmurë dhe mbahej në jetë falë vullnetit të tij të fortë. Diku afër mbrëmjes në mbyllje të një dite vere, pa gati 10 vitesh i kthehet  haku që i është ngrënë atij që gjithmonë ka kërkuar të fitojë  me ndershmëri , pa rënë në rrjetën  djallëzore të intrigave politiko-arbitrale që ka cenuar sistemin e futbollit. Ajo që del në dukje ,ajo që del nga gjykatat, ajo që përfundon në gjithë faqet e para të gazetave është thjesht maja e një peme  të kalbur me kohë që në rrenjë.

Një komision prej tre të urtësh: Gerhard Aigner (ish drejtor në UEFA), Massimo Coccia dhe Roberto Pardolezi të thërritur për të vendosur mbi çndodhi  nisur dhe nga rekomandimet e UEFA-s. Kështu pra komisari i jashtzakonshëm Guido Rosi i caktuar nga Federata vendos tiulli i sezonit 2004-2005 nuk i jepet askujt ndërsa ai i sezonit aktual i jepet ekipit që ndodhet në vendin e parë pas vendimeve të gjykatës, pra Interit. Me gjithë turpin e ndodhur Interi vazhdon të sulmohet në mënyrë po aq të turpshme sa e detyron  presidentin Moratti të shprehej:” nuk jemi ne që duhet të kemi turp” Titulli i fituar demonstrohet me krenari kudo,  tifozët festojnë duke kujtuar  gjithë ato trofe  që nuk përfunduan në sitën e përgjimëv, kampionate në të cilët do qëndrojë  gjitmonë hija e dyshimit: sezoni 1997-1998 ose 2001-2002  etj. Shtirja sikur nuk kujton, është mëkati i fundit (?) i futbollit Italian që thotë se ka kthyer faqen e historisë.

5 Coppa Italia

Kupa e peste e Italise e fituar nga Interi.

Ndërsa në kampionat skuadra e Roberto Mancini bind me lojë dhe spektakël në Europë nuk është aq e frikshme; në  Champions eliminohet në çerekfinale nga Villareali. Në kupë ama  nuk gabohet në asnjë  ndeshjë duke arritur sërish në finalë, sërish përballë Romës.  Në “Olimpico” 1-1(në avantazh me Hulio Kruz) dhe 3-1 në  “Meazza”  më gola të Esteban Cambiasso, Oba Martins dhe sërish Cruz: është 11 Maj 2006. Trofeu i dytë i  kupës  pas eliminimit të Parmës, Lazios dhe Udinezes.

Italia  e Marco Materazzi-t dhe blerjes së re të Interit  Fabio Grosso i ardhur nga Palermo, shpallet kampione Bote në Gjermani, dhe jo rastësisht 2 zikaltërit ishin vendimtarë në disa ndeshje(Grosso shenon penalltinë vendimtare  ndaj Francës dhe Matrix barazon avantazhin e gjelave francez). Interi fitues i dyfishtë i Kupës dhe Kampionatit  pret Superkupën sërish ndaj Romës, më 26 Gusht 2006 në Meazza. Skuadra zikaltër është forcuar në merkato me ardhjet e Patrick Vieira dhe Zlatan Ibrahimovic i rrëmbyer Milanit  pas një tratative të gjatë gjithë merkatos verore për 25 milion Euro, nga Juventus tashmë në Serinë B dhe me ardhjet e mesfushorit Oliver Dacourt nga Roma, mbrojtësit Maicon(rëndësia e këtij lojtari do të duket më vonë) nga Monako për  5.5 milion Euro dhe Crespo i ardhur nga Çelsi. Ndërsa  përgjatë sezonit 2006-2007 vjen mbrojtësi Maxwell nga Ajaksi.

Ndeshja kundër Romës nis me drithërima, në 34 minutat e para ndeshje komplet për kryeqytetasit që kalojnë në avantazh tre here, por trajneri ndryshon skemë nga 4-4-2 në 4-3-1-2 me Luis Figo trekuartist pozicion që do të shkëlqejë jo vetëm në këtë ndeshjë por tërë sezonin. Interi ndryshon ritëm fillon të vrapojë dhe rezultati duket në minutën e 44 Viera 1-3, në të 20 e pjesës dytë Krespo 2-3 dhe sërish Viera 3-3 në të ’29, kalohet në kohë shtesë.. Një goditje dënimi perfekte e mrekullueshme  Figos  mbyll një ndeshje spektakolare në minutën e ‘4, 4-3!  Fitorja e Superkupës për të dytën herë radhazi i dedikohet Giacinto Facchetti-t, presidenti e mer trofeun  nga duart e lojtarve të vet një ditë më pas në spitalin ku ndodhej i shtruar nga një sëmundje e keqe.

INTER KAMPION 2005-2006

14 SCUDETTO 2005-06

Skuadra kampione e Interit ne vitin 2005-2006!

Portierë: Julio Cesar, Orlandoni, Toldo.

Mbrojtës: Andreolli, Bonucci, Burdisso, Cordoba, Favalli, Materazzi, Mihajlovic, Samuel, Wome, J. Zanetti, Zè Maria.

Mesfushorë: Aloe, Cambiasso, Cesar, Figo, Kily Gonzalez, Maa Boumsong, Pizarro, Solari, Stankovic, Veron, C. Zanetti.

Sulmues: Adriano, Cruz, Germinale, Martins, Recoba, Slavkovski.

I 15º vjen radhazi

“Ti je gjithçka që një njeri duhet të jetë! Do më mungosh….. Lamtumirë Giacinto”. Mbrëmjen e 9 shtatorit 2006 nis Seria A, Firence është e ëmbël dhe e trishtë, është ndeshja e parë pa Faketin. Kapiten Zanetti e kujton me një frazë të shkruar në shiritin e kapitenit dhe zgjedhur nga ai bashkë me Paolan, bashkëshorten. Skuadra e Roberto Mancinit e nderon me një fitore  vdekjen e një legjende dhe kampioni të padiskutueshëm si në fushë dhe jashtë saj e ashtu dhe si drejtues, një fitore e ndërtuar me dashuri që hap rrugën drejt triumfit të  rradhës për titullin e 15°, e të dytin rradhazi. Fati don që të jetë Cambiasso ai që do të shënojë dy golat e parë të zikaltërve. Fati është i zgjuar: Giacinto Facchetti  kishte një debulesë për argjentinasin me origjinë xhenoveze.

Giacinto Facchetti | 18/07/1942 – 04/09/2006

Rruga e  gjatë e Interit drejt  titullit fillon nga Firence dhë përfundon në Siena. Shumë i bukur ky rrugëtim për tu përmbledhur në pak rreshta, është e vërtët nuk është Juventusi që ndodhet në B dhe Milani është i penalizuar, por çfaj ka Interi për gjithë këtë? Asnjë faj siç del dhe nga shkallët e gjykatës. Ecuria e ekipit të Mancinit është perfekte, fiton 0-1 në Romë përballë ekipit të Spaletit, i pari takim direkt. Në Champions League skuadra arrin të kualifikohet në fazën tjetër disi me vështirsi.

28 Tetor, derbi i Madonines, Interi i Mancini-t si një bishë, Milani e shikon topin kur ndeshja është 3-0 për zikaltërit: goditjë spektakolare e Dejan Stankovic, gol tipik sulmuesi nga Crespo dhe gol i Ibrahimovic. Milani shkurton diferencën,por kampioni i botës Materaci kthen kuqezinjtë në tokë, 4-1.

tumblr_lfyg9dIYA71qfxktpo1_1280

Marco Materazzi duke festuar golin e katert ndaj Milanit!

Marco ngren bluzën dhe tregon djalin por ndëshkohet me karton të verdhë dhe largohet më të kuq pasi i bëhen 2 kartonat. Luhet njëmbëdhjetë më dhjetë, Milani sulmon Interi mbrohet, Zhulio Sezar pret kudo, Interi reziston dhe fitore e madhe 4-3. Dikush do thonte: “me ne, për të mbrojtur në minutat e fundit  ishte dhe Facchetti, një buzëqeshje  bie nga qiell, si një rreze drite  nga sy të qartë e të ndershëm. Moratti rikthehet president sërish më 26 Nëntor. Interi shpallet kampion dimri duke merituar e dominuar mbi të gjithë, me forcë fizike dhe përgatitje atletike e teknike të lartë.Një Inter që sulmon e mbrohet me një lehtësi mbreslënëse.

Viti ri 2007 nis aty  ku ndaloi Interi i Mancinit fillon fitoret me një gol “çmenduri”  të Zlatan Ibrahimovic: goditje si për arte parciale, nga suedez me origjinë sllave. Trajneri kampion i padiskutueshëm  ka rigjetur vetveten në cilësitë e Suedezit dhe e integron më së miri  në skemat e Interit të tij. 28 Shkurt në “Meazza” Interi ndalet 1-1 përballë Udinezes, ndalet ecuria rekordeve të fitoreve radhazi, do të jenë plot 17 fitoret nisur në 10 Tetor 2006, kundër Udineze-s në Udine  e  mbyllurpo kundër Udinezes në Milano, një rekord i pathyer nga askush. Gjithsesi suksesi vazhdon me fitoren e dytë radhazi në derbi më 11 Mars pas avantazhit të kuqezinjëve me gol të një ishi ekselent, Ronaldo aq i dashur për tifozërinë zikaltër por i fyshkellyer nga  nga një pjesë që e cilëson tradhti kalimin e tij në spondën tjetër të Milanos. Interi përmbys gjitha me gola të Hulio Kruz(tjetër hero “alla Faketi” fjalë pak, gjithmonë gati, kurrë polemik dhe gjithmonë deçiziv) dhe të Ibras.

Madhështia e këtij suksesi prishet me eliminimin nga Champions Liga nga Valencia pas 2-2 në Milano, në Mestalla përfundon 0-0 dhe më sherr në finale për të mbrojtur Burdizon nga Spanjollët.

Nuk është kurrë e lehtë të jesh Inter e të jesh Interist. Nuk është kurrë e thjeshtë, dhe mbi të gjitha nuk është banale. Interi dashurohet sepse është Inter, bë gjëra që askush tjetër si bën dhe gabon në momentin më të lehtë. Ndeshja kundër rivalit direkt për titull Romës luhet në “Meazza” dhe nga të gjithë pritej dominimi, festa,  stadiumi plot tifozët në ankth. në fakt vjen një humbje e papritur 1-3, duket tragjedi por në fakt është thjeshtë festë e shtyrë.

Interi luan në Siena, Roma në Bergamo kundër Atalantës. Beragamaskët fitojnë ndaj skuadrës së Totit. Kampionë! Matematik emocionues i pabesueshëm. Në Siena luhet ndeshje e vështirë shënon Marko Materaci i mrekullueshëm,njeriu simbol jo vetëm në mbrojtjë por dhe si golshënues(12 golat e tij gjatë këtij sezoni ). Barazon Paolo  Negro. Minuta 14 Cruz deçiziv si gjitmonë  fiton një penallti, Matrix shkon të godasë; Gol por arbitri Airoldi e përsërit, sërish numri 23 sërish gol dhe tani më askush  nuk mund të thotë gjë.

Ndeshja e zikaltërve përfundon pak minuta përpara asaj të Romës. Ankthi është i madh, Mançi dhe gjithë Interi presin në fushë. Zyrtarizimi vjen, festa shpërthen eshtë Titulli i parë bë fushën e lojës për presidentin Moratti, është titulli i të ndershmit Faketit, është titulli i hakmarrjes ndaj padrejtësive në këto vitë.  Tifozët në Milano dhe jo vetëm qajnë nga gëzimi e pushtojë qëndrën e Milanos.

Festa e pa përgatitur spontane vjen nga zemra, kori që përdoret skishte si të ishte tjetër Giacinto Facchetti! Giacinto Facchetti! Giacinto Facchetti! Rekordet nuk kanë të sosur i pa mposhtur në transfertë dhe 97 pikë total, si askush tjetër.

INTER KAMPION 2006-07

15 SCUDETTO 2006-07

Skuadra zikalter duke festuar titullin numer 15!

Portierë: Carini, Julio Cesar, Orlandoni, Toldo.

Mbrojtës Andreolli, Burdisso, Cordoba, Grosso, Maicon, Materazzi, Samuel, J. Zanetti.

Mesfushorë: Cambiasso, Dacourt, M. Gonzalez, Figo, Maxwell, Solari, Stankovic, Vieira.

Sulmues: Adriano, Choutos, Crespo, Cruz, Ibrahimovic, Recoba.

Titulli i 16°, historia vazhdon

“Kundër të gjithëve dhe kundër gjithçkaje kështu fituam”. Me këto fjalë Massimo Moratti kurorëzon titullin numër 16, atë të 100 vjetorit. Kampionati i tretë rresht i tituar nga kapiten Zanetti me Interin e tij. Festohet jashtë, këtë rradhë në Parma. Pas një avantazhi prej 11 pikësh Interi rrezikon gjithçka duke humbur derbin, e barazuar në Siena. Roma e
Spaletit përfiton dhe është aty. Pushim në vend të festimeve, zhgënjim në vend të shpërthimit të gëzimit. Ndeshje dramatike nën shiun e vazhdueshëm, aq sa deri në orën 16:25 të 18 Majit 2008 Roma  fiton  me katanian dhe është kampione por në 16: 50 festa ndryshon qytet. Ndeshja ndodhet 0-0, goli nuk vjen, në fushë hyn Zlatan Ibrahimovic pas një mungese 2 mujore. Dy gola të Ibrakadabras 2 perla të mrekullueshme ngrenë tifozërinë zikaltër në delir. Interi konfirmohet nje makinë suksesi perfekte, ndersa Romës së vendit të dytë i shkon trofeu i Kupës së Italisë duke mundur zikaltërit në finale 2-.

Dominues në Itali, Zhgënjyes në Europë, ky është Interi i Mancini-t.Eleminohet në çerekfinale nga Liverpool me rezultate 2-0( rezistëncë e madhe zikaltër 0-0  deri në minutën e ‘85) në Liverpool  dhe 1-0 në ndeshjen e kthimit në San Siro. Ky eliminim sjell një shfryje të trajnerit për largim nga drejtimi Interit, një largim që zyrtarizohet në fund të sezonit nga Massimo Moratti.Gjithsesi Roberto Mancini-t i shkojnë falenderimet për atë që bëri për Interin, për 7 trofetë e fituar nën drejtimin e tij, për grupin që krijojë duke i lënë pasardhësit të tij një grup tashmë kompakt, solid dhe akoma të uritur për trofe. Faleminderit Mancio dhe suksese të mëtejshme.

Ky sezon do të mbahet mend dhe si sezoni i debutimit të një  djaloshi 17 vjeçar, Mario Balotelli, një talent i jashtëzakonshëm dhe klas të lartë që mgjs i ri mundohet të minimizojë e dëmtimet e Ibra-s.

INTER KAMPION 2007-08

Centenario

Nje foto e skuadres dhe komplet klubit e bere enkas pee 100 vjetorin e Interit!

Portierë: Julio Cesar, Orlandoni, Toldo

Mbrojtës: Burdisso, Chivu, Cordoba, Maicon, Maxwell, Materazzi, Rivas, Samuel, J.Zanetti

Mesfushorë: Cambiasso, Cesar, Dacourt, Figo, Jimenez, Maniche, Pelé, Solari, Stankovic, Vieira

Sulmues: Adriano, Balotelli, Crespo, Cruz, Ibrahimovic, Suazo

Mourinho dhe titulli 17°

Kthehet faqja, trajner i Interit vjen Jose Mourinho me një Curriculum mbreslënës, fitues i Kupës Uefa, Champions League-s dhe titujve kombëtarë me Porton, dhe triumfator në Premier League me Chelsea-n: etapa e re nis zyrtarisht më 2 Qershor, por do të jetë dita tjetër, dita e prezantimit dhe shprehja “unë nuk jam trap” që do të bëjë tifozerinë zikaltër të dashurohet me portugezin.

Mou presentazione

Jose Mourinho diten e prezantimit te tij tek Interi.

Me Mourinho-n ndryshohet trajneri por jo vesi i fitoreve, kështu pra  trofeu i Superkupës rikthehet në shtëpi.  24 Gusht përballë Romës  Mourinho fiton titullin e parë zikaltër, deçizive penalltia e tij e shënuar në finalen e Superkupës ndaj Romës me 24 Gusht 2008, kur ndeshja përfundon 2-2 dhe pas kohës shtesë e kapiteni shënon i fundit, 8-7. Trofeu i parë i Mourinho-s një titull më shumë i paraardhësit të tij se i atij vetë do të shprehej Mou. Kampionati dominohet totalisht mgjs nis me një barazim në Xhenova 1-1 përballë Sampdorias. Në ditën e 69 vjetori të Massimo Moratti-t, 16 maj 2009, Interi shpallet kampion Italie në grumbullim, duke parë tv, duke ndjekur Milanin i cili mundet në Friuli nga Udineze. Shishe shampanjë, përqafime me presidentin, gëzim  i papërmbajtshëm në Apiano Xhentile. Sllogani “zero tituli” i krijuar  nga Jose  për kundërshtarët e tij bëhet ikona e  festimeve  interiste, shëtit nëpër çdo bluzë, këndohet nga çdo tifoz. Special One kërkon fitore dhe me objektiv të arritur , ska pushim, ska ulje vigjilence, Interi i Mourinho-s arrin disa rekorde në kampionat: numërin më të madh të fitoreve (25) dhe në transfertë(11), numërin  më të vogël të humbjeve (4) dhe pa humbje në San Siro. Suedezi Zlatan Ibrahimovic shpallet golshënues me 25 gola.

Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic ne aksion me bluzen zikalter.

Mourinho është një trajner që forcën e grupit, kompaktësinë e tij e bën sekretin e skuadrës. Ai është i paprekshëm i adhuruar nga tifozët që e ndjekin në  triumfin në kampionat duke ëprfunduar me 84 pikë 10 më shumë se Milan dhe Juventus.  Sërsh viti i Ibrës, i Julio Cesar që konfirmohet portieri më i mirë i Serisë A, i Havier Zanetti-t gjithmonë prezent dhe  i rëndësishëm, por është dhe viti i shpërthimit të Mario Ballotelli-t dhe Davide Santon “Fëmija” sepse Mourinho mendon dhe për të ndërtuar të ardhmen. Mes tij e popullit zikaltër krijohet menjëherë një empati e madhe megjithëse nuk sillet në shtëpi një endërr e madhe, Champions Ligen, rruga  evropiane ndalet në çerekfinale si me Mancini-n dhë sërish përballë një skuadre angleze. Mançester Junaitid me një 0-0 në Milano dhe 2-0 në Oll Traford ndalojnë trupën e portugezit. Zhgënjimi është i madh por zikaltërit ecin me kokën lart sepse ndryshe nga herët e tjera tashmë janë bazat e një Interi të ri dhe në Europë. Një Inter tjetër por akoma drejtur nga Jose Mourinho, pavarësisht sirenave spanjolle në drejtim të tij. Mournjo fiton në  Itali por dështon në Europë, ndaj Special One mendon çfarë i mungon këtij Interi me dy fytyra? Sëbashku me Morattin vendosin të ndërhyjnë në merkato.

74001_10150318615470385_369516810384_15332151_4996569_n

Samuel Eto’o me bluzen zikalter.

Kështu pas largimit të njeriut simbol të titujve të fundit, lojtarit më të mirë të Serisë A Zlatan Ibrahimoviç drejt Barcelonës me arsyen se tek Inter i mungojnë stimujt për të vazhduar më tej e këtu nuk fitohet në Europë. Ibra transferohet te Katalanasit për një shumë rreth 70 milion Euro, por në operacion pëfshihet Samuel Eto’o sulmuesi kamerunas fitues i dy Çempions ligave dhe shënues në të dyja i cili transferohet në Milano. Sulmi nuk përfundon me kaq(Adriano e ka humbur lavdinë e dikurshmepër shka të problemeve të ndryshme jo sportive), nga një operacion ku përfshihen shumë lojtarë Interi mer nga Xhenoa sulmuesin argjentinas Diego Milito dhe Mesfushorin Italo-brazilian Tiago Mota për rreth 30 milion Euro plus disa të rinj që përfshihen në marveshje. Interit i mungonte një organizator në që të bëjë lidhjen mes sulmit e mesfushës, një numër 10, identikiti është i qartë, ai është hollandezi i mrekullueshëm  Wesley Sneijder, që për habi tek Reali i Madridit është i panevojshëm, dhe nxiret në shitje, Interi përfiton dhe e rrëmben për vetëm 15 milion Euro, në fund të merkatos. E menjëhershme dashuria mes tij dhe tifozerisë zikaltër, aktivizohet në ndeshjen e parë si titullar pa u stërvitur asnjë ditë me shokët e rinj, debuton pikërisht në derbi dhe luan sikur ka vite që lun më këtë grup, ndeshjë e mrekullueshme.Vendoset të ndërhyhet dhe në mbrojtje, një mbrojtës të fortë dhe me eksperience, ai është Lucio i ardhur nga Bajerni Mynihut për afërsish 3 milion Euro.Gjatë merkatos së Janarit më parametra zero vjen nga Lacio maqedonasi Goran Pandev, i cili në fund të sezonit do të rezultojë deçiziv si sulmues i majtë. Tashmë armata është gati drejt ëndrës.

INTER KAMPION 2008-09

Skuadra 2009

Skuadra kampione e Italise ne 2008-2009 me ne krye Jose Mourinhon.

Portierë: Julio Cesar, Orlandoni, Toldo

Mbrojtës: Burdisso, Chivu, Cordoba, Maicon, Maxwell, Materazzi, Rivas, Samuel, J.Zanetti,Santon.

Mesfushorë: Cambiasso, Dacourt, Figo, Jimenez, Bolzoni,Quaresma,  Stankovic, Vieira, Mancini, Muntari.

Sulmues: Adriano, Balotelli, Crespo, Cruz, Ibrahimovic, Obina

2009-2010, një Inter Historik

Vit i jashtëzakonshëm, për një skuadër të jashtëzakonshme. 2010 është Inter: një binom që hyn në historinë e futbollit dhe jo vetëm. Një vit i paharrueshëm, në të cilin zikaltërit kanë fituar gjithçka: Tripletën-Kupë Italie, Kampionat  e Champions Leaguen- që asnjë skuadër italiane më parë nuk e ka arritur, pastaj Superkupa e Italisë dhe Botërori i Klubeve 2010. Një shpërblim për gjithë ata tifozë e  protagonistë absolutë,e mbi të gjitha për Massimo Morattin që kurrë nuk u dorëzua dhe në momentet më të vështira të historisë së tij interistë, për ta bërë dhe më të mrekullueshme.

Mou Coppa Italia

Mourinho duke puthur trofeun e pare te Sezonit magjik 2009-2010.

Fillojmë me rradhë. Kupa e Italisë. 5 Maj 2010, në datën e mallkuar që ishte fshirë nga kalendaret zikaltër, ky trofe ngrihet në qiellin e Olimpikos. I gjashti në histori. Kundërshtari sërish Roma që nuk arrin ti bëjë ballë armatës zikaltër, në një ndeshje me tension ku nuk mungojnë dhë shkelmat, Princi Diego Milito në minutën e 40’ të pjesës së parë shënon 1-0. Zikaltërit festojnë sëbashku më tifozët e ardhur nga Milano. Një falënderim i madh shkon dhe për ata që mbështësin kampionët e tyre kudo e kurdo në të mirë e të keq. Kjo Kupë i dedikohet dhe atyre, etapa e parë drejt një rruge lavdie që  lojtarë e trajner kanë në  plan  të arrijnë.

Inter Milan's players celebrate as they claimed their fifth successive Serie A title at the Artemio Franchi stadium in Siena

Skuadra zikalter duke festuar Kampionatin e 18 ne historine e tyre, trofeun e dyte te sezonit te Tripletes, 2009-2010.

Rradha i vjen objektivit numër dy, kampionatit, për të cilin luftohet deri jaëvn e fundit, në të cilën zikaltërit arrijnë me 79 pikë dhe verdhekuqtë me 77. Si dy vite më parë pas 60’ minutash Roma është kampione , meqënëse po fiton ndaj Kievos, por për ti prishur ëndrrat romanistëve mendon sërish i njëjti, Diego Alberto Milito në minutën e 12’ të pjesës së dytë. Interi feston titullin e tetëmbëdhjetë në 102 vjet histori të pestin radhazi dhe të dytin për Jose Mourinho-n. Ky ishte një kampionat i fituar në mënyrë te rrezikshme  nga Interi që e kish mbyllur faën e parë me 45 pikë, Milani 37 Juventusi 33 dhe Roma 32  dhe detyrohet ta fitojë titullin vetëm në javën e fundit, dhe duke u ndodhur  gjithashtu dhe në vend të dytë deri 4 javë nga fundi.  Ai i cili praktikish u heq trofeun kryeqytetasve të Klaudio Ranierit do të jetë Xhanpaolo Pacini (fati do të bëjë të mundur që të dy këta më vonë të punojnë në një familje, atë zikaltër). Arrihet dhe objektivi dytë.

Skuadrës së Mourinho-s i duhet dhe një sforco e fundit për të hyrë në histori. Në rrugën evropiane , e nisur disi me vështirsi, Interi kthehet në një armatë të pamposhtur  duke mos njohur kundërshtarë e duke eleminuar skuadra  kampione në vendet e tyre dhe super favorite për trofeun. Kështu zikaltërit  të kualifikuar të dytët në grup pas Barcelonës ndeshen  ndaj Kamiponëve të Anglisë Chelsea të Ancelottit(një specialist  në Europë me Milanin), ndeshja parë luhet në Milano, Mourinho-s ka transformuar ekipin dhe me skemën e tij 4-2-3-1 zikaltërit triumfojnë, minuta 3’ 1-0 Milito. Londinezët barazojnë me Maluda por mendon simboli i mesfushës Cambiasso për tu dhuruar fitoren zikaltërve. Ndeshja kthimit. Londinezët janë përgatitur për të triumfuar nisur nga rezultati 2-1 i ndeshjes së parë, por trupa e Mourinho-s nuk çahet dhe Samuel Eto’o  ndëshkon vendasit pas një topi të mrekullueshëm nisur nga Sneijder,  0-1 historia mbaroi. Kjo praktikë vazhdon dhe në çerekfinale kundër kampionëve të Rusisë CSKA e Moskës.

InterBarca 31

MEGAINTER – Marsianet jemi ne! Kjo eshte faqja e pare La Gazzetta dello Sport pas asaj fitoreje historike ne Meazza 3-1 ndaj Bracelones.

Zikalëtërit fitojnë të dyja ndeshjet me rezultatin 1-0. Gjysëmfinalja duket e frikshme. Sepse përpara janë kampionët e gjithçkaje fitues të 6 trofeve brenda një viti, marsianët e Barcelonës., kundër fituesit të Topit të Artë dhe lojtarit më të mirë të momentit në planet, Lionel Mesi. Sërish ndeshja parë luhet në Milano, pas një mungese përqëndrimi katalanasit kalojnë në avantazh me Pedro, 0-1, duket se përfundoi gjithçka, por jo me një publik të mrekullueshëm si 86 mijë të pranishmit në “Giuseppe Meazza” që dhe pse në disavantazh nuk e humbin shpresën e vazhdojnë të mbështësin idhuj e tyrë, por jo në trajner si Mourinho  i cili karikon e motivon në maksimum zikaltërit dhe  ata ndryshojnë marsh, realizojnë ndeshjen e vitit, ndeshjen e përkryer, fillimisht Shnider, me një super aksion vjen goli i Maicon në fund  Milito , 3-1, marsianët e Guardiola-s gjunjëzohen në mitikun e San Siros. Pas dy javësh zikaltërit do të shkojnë në ferrin e Kamp Nout. Gjatë dy javëve para ndeshjes mediat katalanase krijuan historia me kronikat e tyre apo deklarat e lojtarve nga më të ndryshmet, nga do ti bejmë ta urrjenë futbollin, do tju shënojmë 5 gola, dhe kudo në medja qarkullonte shprehja “Remuntada-Përmbysja”. Ndeshja e shumë priturerdhi,  Interi futet në Kamp Nou përballë 98 mijë shikuesve pa frikë por më kokën lart e krenari. Ndeshja pritej e hapur por në minutën e 27’ Busquets dhe arbitri De Bleeckere mendojnë ta prishin këtë ndeshje dhe ja arrijnë, i pari pas një prekje të vogël me dora nga Tiago Motta rrëzohet si i plagosur në tokë,arbitri e beson dhe nxjerr Italo-brazilianin me karton të kuq, Interi  detyrohet që për  66’ minutat e mbetura të luaj me 10 lojtarë dhe të mbrohet  ndaj sulmeve katalanas. Taktika dhe karikimi i Mourinho-s, fuqia fizike e pashterur e lojtarëve nuk do të mjaftonin nëse dhe nuk do të përdorej dhe zemra e shpirti i këtyre luanëve, mjaft të kujtohet mbulimi që një sulmues i kalibrit të Samuel Etosë të bëjë mbrojtësin e djathtë gjatë gjithë lojës duke neutralizur më së miri një nga mbrojtësit më të mirë në krah si Dani Alvesh. Jo vetëm ai por të gjtihë bëjnë  një ndeshje perfekte duke mbrojtur përfundimisht kualifikimin me mish e me shpirt, 5 minutat e fundit do të jenë dramatike por ushtria me kapitenin e palodhur  ja del të shkojë në finale me një 1-0 të padëmshme Marsianët u thyen, Populli zikaltër në delir, as “ujitja” me ujë e titanëve interistë nga  punojësit e  Kamp Nout nuk e ndal festën, pas 38 vitesh rikthehet në finalen e trofeut më të rëndësishëm Europian. Ironia e fatit zikaltërit eliminojne pikërisht skuadrën e Ibrës i larguar  nga Interi për të triumfuar në Europë nxiret jashtë saj po nga Interi.  Mbi ankthin dhe emocionet e atyre minutave finale nuk do të mjaftonin as 1000 faqë libri sepse për çdo tifoz ato minuta janë të papërshkrueshme.

27844_113034642073724_100001015656657_76384_2144286_n

Zikalterit duke festuar Champions Leaguen e trete ne historine e tyre dhe trofeun e trete duke e gdhenur keshtu emrin e Interit ne historine e futbollit boteror si ekipi i vetem Italian qe fiton 3 trofe ne nje sezon, si askush me pare!

Tashmë për lavdinë duhet dhe një sforco e fundit, një lavdi që  përveç figurës së trajnerit portugez ka dhe atë të lojtarëve , kampionëve të rinj e ato që kanë qenë si Milito, Eto’o, Lucio, Sneijder  dhe mbi të gjithë legjendën Javier Zanetti i cili vetëm sulmuesin dhe portierin nuk e bën për Interin e tij. Simbolin e Interit të Morattit, dhe sikur të ishte një ëndërr, shkon në finale me 700 ndehje me bluzën zikaltër. Lumtuaria për të ngritur sërish këtë  trofe pas 65 vitesh është një hap larg. 22 Maj 2010 luhet në Santiago Bernabeu Madrid, përballë janë kampionët e gjermanisë, Bajerni i Mynihut, sfidë brenda sfidës Mourinho- përballë ish mësuesit të tij të Barcelona. Ai që bën ëndrrat realitet, që kthen kupën me dy veshë në Milano do të jetë njeriu vendimtar dhe në dy trofetë e fundit fituar nga Interi, Diego Milito(do të jenë 30 golat e tij gjatë sezonit të tripletës) që me dygolëshin  e tij të paharrueshëm në minutat 35’ dhe 60’asgjëson gjermanët, nxënësi mund mësuesin. Mbarë tifozeria zikaltër kudo në botë ështe në festë, Interi hyn në histori  me tripletën, , të gjithë festojë të gjithë qajnë nga Zanetti tek Mourinho e Materaci që megjithëse nuk luan pothuaj fare gjatë gjithë sezonit është njeriu simbol i grupit.

tripleta

Tre foto qe tregojne zikalterit duke ngritur tre kupa ne te njejtin sezon. Kupen e Italise , Kupen e Kampionatit te 18 si dhe Champions Leaguen e trete. Super Inter!

Tripleta realizohet, Interi në histori por tani e tutje duhet të bëjë pa drejtuesin e tij karizmatik, trajnerin që e futi në histori. Jose Mourinho pasi fiton gjithçka  me Interin vendos të largohet nga Milano, destinacioni Madrid tek Reali i Florentino Perez, për një shumë rekord 16 milion Euro për prishje kontrate.

Me 5 trofe të fituar në 2 vite Jose Mourinho do të mbetet përgithmonë në zemrat e interistave të cilët i urojnë suksese dhe  rikthim   sërish aty ku u bë hero. Formacioni i tij tipik 4-2-3-1 Julio Cesar, Maicon, Lucio, Samuel,Chivu, Cambiasso, Stankovic(Motta), Sneijder, Eto’o, Pandev(Balotelli) dhe Milito.

Inter: periudha post-Tripleta!

Fillon sezoni ri. Grupi aktual i lojtarëve ruhet me përjashtim të Balotellit që transferohet në Angli tek Manchester City për 28 milion Euro, pasi ai kurrë nuk fitoi dashurinë e popullit zikaltër, nisur dhe nga karakteri i tij i keq, aty gjen trajnerin që e lançoi në botën e futbollit, Roberto Mancini.

166811_144881965570743_133922706666669_264887_6363096_n

Rafa Benitez me medaljen e Superkupes se Italise.

Drejtimin tani e mer trajneri spanjoll Rafael Benitez “Profesori”. Interi i tij  rifillon aty ku e la Mourinho: tek fitorja.Luhet me 21 Gusht, përballë Romës për trofeun e katërt, Supërkupën e Italisë. Pasi romaistët kaluan në avantazh të parët me Xhon Arne Rise, Pandev Barazon dhe një dopietë e Samuel Eto’o  sjell Supërkupën e pestë në histori dhe trofeun e katër radhazi, Tifozët zikaltër janë në festë,Javier Zanetti ngre duart nga qielli i cili ngjyroset zikaltër.

Këtë moment do ta prishë vetëm humbja në finalen e 27 Gushtit përballë Atleticos së Madrid-it për Superkupën e Europës, Spanjollët fitojnë 2-0 dhe Interit i ikën nga duart trofeu i pestë rradhazi.

Nga Milano në Abu Dhabi: Janë sërish ngjyrat zikaltër që triunfojnë , këtë radhë është trofeu Botërori i Klubeve  2010. Në 1965 ishin Facchetti dhe Suarez, Mazzola dhe Corso që në tri  finalet shënoi 2 gola. Tani janë Julio Sezar dhe Maicon, Cambiasso, Motta dhe Milito, me Pandev, Eto’o dhe Biabiany që shënon në finale kundër Mazembes me 18 Dhjetor 2010  në stadiumin Zaeyd Sports City, pasi kanë eliminuar koreanojugorët e Seongnam tre ditë më parë në gjysëm finale falë golave të Stankovic,Zanetti-t dhe Princit. Protagonistë të ndryshëm, rezultat i njëjtë: zikaltërit në majën e botës pas 45 vitesh, nga Interi i Madh i babait Angelo Moratti-t tek Interi i 5 trofeve i djalit Massimo.

65717_148764131843127_102052199847654_285392_7666147_n

Kapiteni duke puthur kupen e Botes per klube, trofeu i peste ne nje sezon!

Viti kalendarik 2010 mbyllet me 5 trofe, një vitë historik e legjendë, dhe 2011 fillon me një trajner të ri Leonardon ish lojtar ish drejtue e trajneri i Milanit, pasi Rafa Benitez shkarkohet nga drejtimi i Interit sepse nuk arriti të bindte as me lojë e as me rezultate, ndoshta i ndikur nga një merkato pasive(blerje vetëm të Coutinjo-s e Biabiany) apo i dëmtimeve të shumta. Kupa e Botës për Klube është në duart e kapiten Zanetti-t  i cili nuk lodhet së ngrituri trofe duke nderuar forcën e Interit. Bota është nën këmbët e tij.

65778_1496095008997_1432767568_31082018_7481857_n

Inter, cfare sezoni… 5 Kupa ne nje vit te vetem, mbreterit e Europes dhe te Botes!

Sezoni nga këtu e mëtej do të ketë diçka heroike. Nga mbrëmja si Kampionë Bote në  mbrëmjen romane, ku Kupa e Italisë do të shkojë në duart e kapitenit në 150 vjetorin e Bashkimit të Italisë.

Leonardo përshtatet mjaft mirë  në ambientin zikaltër,  në kundërshtim me ambientin  milanist që e mer për tradhti, ai mirëpritet tek tifozët zikaltër, clubi ka shumë besim në të. Leonardo beson në herojtë e tripletës, ndryshë nga paraardhësi i tij. Me dy përforcimet e ardhura në skuadër në merkaton e janarit Andrea Ranocchia pasardhësi i Marco Materazzi-t (për të zëvëndësuar Samuel të dëmtuar rëndë) dhe Giampaolo Pazzini ardhur nga Sampdoria,  Leonardo rigjen ritmin e duhur dhe rikthen fitoret  e lavdishme si kualifikimi në Gjermani përballë Bajernit të Mynihut.

(L-R) Inter Milan's Serbian midfielder D

Foto nga festimet e pas-ndeshjes me Bayernin ne Allianz ku zikalterit fituan ne minutat e fundit 2-3 me golin e Pandev dhe siguruan nje kualifikim te cmendur!

Gjithë ajo punë e mrekullueshme e brazilianit shembët brenda shumë pak kohësh. Pas një jave ndeshjesh të kombëtareve lojtarët kthehen të lodhur. Interi  eleminohet nga Europa në çerekfinale pas një humbje të papritur në Milano nga Schalke 04 2-5 pasi kishin kaluar 2 herë në avantazh me një përlë nga mesi fushës i Dejan Stankovic dhe Milito. Kampionati rreshket nga duart pasi gjithë atij rekuperimi gjatë etapës Leonardo, në ndeshjen deçizive direkte ndaj Milanit, kur ishte mundësia për ti parakaluar në renditje zikaltërit munden dhe lamtumirë titull.

Interi kërkon minitripletën për këtë sezon, Maji është muaj magjik, luhet në Romë përballë Palermos. Shenojnë zikaltërit me njeriun hero të këtij sezoni  Samuel Eto’o(me 37 gola të shënuar në të gjitha kompeticionet)  i cili shënon një gol të mrekullueshëm në minutën e 26’ pas një asisti nga Sneijder,   në të 76’ sërish dyshja Eto’o- Sneijder dyfishon, Munos hap ndeshjen në minutën e 88’ pastaj një super Diego Milito(ama jo më i ai heroi i 2010) vulos rezultatin në të 92’. Leonardo fiton trofeun e tij të parë si trajner. Interi fiton trofeun e 7 të Kupës së Italisë: shkojnë në 15 trofetë e fituar nga Interi nën drejtimin e Massimo Moratti-t dhe këto në vetëm 7 vjet duke shtuar dhe Kupën UEFA në 1998 bëhen 16 trofe. 5 Kamiponate, 4 Kupa Italie, 4 Superkupa Italie, 1 Kupë UEFA,1 Champions League dhe 1 Botëror për Klube.

++ CALCIO: 3-1 AL PALERMO, L'INTER VINCE LA COPPA ITALIA ++

Zikalterit duke festuar Kupen e shtate te Italise!

Dukej që me Leonardon Interi  kish gjetur njeriun e duhur për drejtimin e skuadrës, ai riktheu entuziazmin deshirën për të vrapuar, për të fituar. Çuditërisht pasi fillon përgatitjet për sezonin e ri  2011-2012braziliani ndryshon mendje dhe nuk i pëlqen më të bëjë punën e trajnerit por të rikthehet në rolin e drejtorit dhe përgjegjësit të merkatos. Moratti i mirë vendosa mos ja prishë dëshirën Leo-s dhe  ai transferohet si drejtor i  sportiv në Francë tek PSG e sheikëve.