Categories: 110Inter

#110Inter – Arena Civica, Arena e betejave të para

Teatër i shfaqjeve të cirkut, garave të çiklizmit dhe betejave detare të stimuluara, por jo vetëm kaq. Arena e Milanos ka qenë shtëpia e Interit për gati 20 vjet, duke luajtur rregullisht nga viti 1930 deri në vitin 1947, ndërsa si sot 69 vite më përpara, Interi ka luajtur ndeshjen e fundit në këtë stadium, ndaj Padovës. Fusha e rrugës “Ripa Ticinese”, e cila ishte praktikisht rezidenca e parë zyrtare e zikaltërve, tashmë ishte kthyer në një moçal të vërtetë: Kronikat e kohës tregonin për pritje të stërgjatura për topat që dilnin jashtë fushe dhe ndeshje të pezulluara për jopërshtatshmëri të saj. Kështu zgjidhja, sidomos për periudhën e dimrit, e më pas për pothuajse çdo ndeshje në shtëpi, do të ishte Arena më “aristokratike”, e inauguruar në vitin 1807 në atë që tani është zemra e Parkut Sempione, duke zëvendësuar fortifikimet e lashta spanjolle të shkatërruara nga Napoleoni.

Me pak fjalë, një teatër gala për eventet e mëdha. Si psh debutim absolut i kombëtares italiane të futbollit në 1910 (përfunduar 6-2 ndaj kushërinjve francezë) dhe derbi i Italisë, i 12 nëntorit 1933, i cili gjithashtu regjistron edhe rekordin e fitimeve nga biletat e shitura, plot 400 mijë lireta. Gjithçka ndodh në pjesën e dytë: avantazhi i dyfishtë i Interit me Meazza dhe Frione, barazim i Juves dhe goli vendimtar i Levratto-s për të vendosur rezultatin final 3-2. Historia zikaltër është e lidhur ngushtë me këtë stadium, në të cilin Interi fiton, nga viti 1937 deri në vitin 1940, dy Scudetto dhe një Kupë Italie. Një histori aq e madhe sa edhe Kampionët e Italisë së Helenio Herrera-s, të përjetësuar në foton e ekipit të sezonit 1962-63 në “Arena Civica” të Milanos. Një homazh për vendin në të cilin filloi historia.

Arena e Milanos u përurua në 1807 në praninë e Napoleon Bonapartit. E vendosur në zemër të Parkut Sempione, ka qenë skena e betejave detare të improvizuara, shfaqjeve të cirkut, garave të çiklizmit dhe atletikës, por edhe shtëpia e Interit, në të cilën luajti rregullisht nga viti 1930 deri në vitin 1947 duke fituar 2 kampionate dhe 1 Kupë Italie. U bë Arena Civica në 1870, kohë kur kaloi në pronësi të komunës së Milanos, si dhe priti debutimin absolut të Kombëtares Italiane që në 1910 mundi Francën 6-2. Në vitin 2002 asaj ju ndryshua emri, si homazh ndaj gazetarit sportiv Gianni Brera.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110InterArena

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

1 day ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

1 day ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

2 days ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

2 days ago