Categories: 110Inter

#110Inter – Aristide Guarnieri, Stoperi Elegant dhe Xhentëllmen…

“Kalos kai agathos”, “I pashëm dhe I zoti”, kjo është formula e përdorur në poezitë e eposit grek për të përshkruar heronjtë. Një formulë që i përshtatet më së miri edhe Aristide Guarnerit, i cili ka emrin grek, pikërisht falë babait skulptor i cili ishte i dashuruar me artin klasik. “Fortesa elegante e mbrojtjes së Interit botëror”, përshkruan shtypi i kohës, ndërsa së bashku me Armando Picchin formojnë dyshen e pakalueshme që siguron triumfin e zikaltërve në Itali dhe në Europë.

Në atë mbrojtje prej çeliku, të formuar bashkë me Tarcisio Burgnich dhe Giacinto Facchetti, Aristide nuk ka nevojë as për metoda force për të ndaluar sulmet e kundërshtarëve. Koha dhe reaktiviteti në ndërhyrje, të kombinuara me me një shpirt të ndershëm dhe sjelljen për t’u patur zili në fushën e lojës , bënë që ai të arrinte 300 paraqitje në Serinë A, pa u përjashtuar asnjëherë nga fusha e lojës, çka i dhanë pseudonimin e “Stoperit xhentëllmen”.

“Gjithmonë kam menduar se duhet të jesh korrekt në fushën e lojës. Unë synoja gjithmonë të shkoja i pari tek kundërshtari, por gjithsesi e dija se nëse lojtari më shpëtonte mua, aty pas meje ishte Picchi që sdo e linte të kalonte.”

Dhe të mendosh se Inter e bleu atë nga Como në vitin 1958 për ta aktivizuar si mbrojtës krahu; por pas një derbi të shkuar keq, trajneri Capelli donte të ndryshonte stoperin e ekipit, kur kapiteni Invernizzi i sugjeroi që në atë rol të fuste pikërisht Guarnierin. Dhe që nga ai moment, Guarnieri nuk do lëvizte më nga ai pozicion: i pakalueshëm në lojën në ajër dhe i palëvizshëm në duelet një për një, u përball pa frikë me lojtarët më të mirë të kohës së tij. Në dy finalet e Kupës së Kampioneve, të fituara nga Interi, neutralizoi Puskásin dhe Eusebion, ndërsa në kombëtare debuton me fitore kundër Brazilit të Pelé. Po ashtu, me fanellën e kaltër shënoi vetëm një gol, por atë ja shënoi portierit më të mirë të botës, Lev Yashin. Sepse Aristide kishte staturën, fizike dhe morale, për tu përballur me mitet e futbollit dhe për të hyrë si protagonist, në historinë e Interit.

Aristide Guarneri (Kremona, 7 mars 1938) vjen tek Inter nga Como në vitin 1958. Me fanellën zikaltër ai luajti deri në vitin 1967, duke fituar 3 Kampionate, 2 Kupa të Kampionëve dhe 2 Kupa Interkontinentale. Pas një lëvizjeje tek Napoli e Bologna, kthehet tek Inter në sezonin 1969-1970: në total me zikaltërit bën 301 paraqitje dhe shënon 4 gola. Me kombëtaren italiane koleksionon 21 paraqitje si dhe fiton Evropianin e vitit 1968.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110InterAristideGuarnieri

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago