Categories: 110Inter

#110Inter – Asnjehere tjeter pa Maiconin

Interi që nuk arrin të zhbllokohet dhe ankthi i një Rome në shkëputje. Ndoshta pak e kujtojnë por në sezonin e Tripletes ka pasur një moment ku e gjithë ajo që ishte ndërtuar në shumë muaj rrezikonte të prishej në pak javë. Në javën e 34-të zikaltërit janë prapa Romës dhe duhet të luajnë me Juventusin. Ndeshja është e bukur por nuk zhbllokohet dhe duket e drejtuar drejt një 0-0. Por një çerek ore nga fundi, Maicon shënon një gol të mrekullueshëm: ndal topin me kofshë, sombrero ndaj Amaurit, prapë me kofshë dhe një e djathtë nga jashtë zone që përfundon në trekëndësh.

Interi do ta fitoj atë ndeshje, do të largoj frikën dhe në fund të sezonit do të kurorëzohet me Skudeton e pestë radhazi. Për Maicon do të mbetet goli më i bukur mes shumë tjerëve të shënuar me fanellën zikaltër. Në 6 sezone në Milano ka luajtur 248 ndeshje duke shënuar 20 gola dhe duke qënë nje padron i krahut të djathtë zikaltër. Por në historinë e futbollit, nga Maicon nuk do të mbesin keto numra të ftohtë… do të mbetet kapaciteti i tij për të shpikur një mënyrë të re interpretimi të mbrojtësit të krahut.

“Para ndeshjes, Mourinho na tha që nëse do fitonim kundra Juventusit, do fitonim Scudetton, dhe kështu ndodhi…”

Maicon ka qënë lojtari i parë që ka bërë fazën sulmuese dhe mbrojtëse me të njejtën forcë atletike dhe intensitetin e njejtë. Pikërisht për këtë, nofka e tij ishte “Il Colosso”. Dhe çdo herë që prekte topin nga Curva Nord niste kori: “Sa i fortë është Maicon? Sa i fortë është Maicon?…” Talenti i kristaltë dhe forca atletike e tij nuk e linin indiferent as presidentin Moratti që pas një super ndeshje të mbrojtësit brazilian deklaronte: “Është për Top të Artë”. E në fakt nuk do e fitoj kurrë atë. Por është një detaj i rëndësishëm për dikë që ka modernizuar punën e mbrojtësit të krahut.

Maicon Douglas Sisenando është një mbrojtës brazilian i lindur me 1981. Ka filluar karrierën e tij me fanellën e Cruzeiro. Skuadra e parë europiane e tij ka qënë Monaco ku ka luajtur nga 2004 deri në 2006. Në atë verë u transferua te Interi ku ka fituar 4 skudeto, 2 Kupa të Italisë, 3 Superkupa italiane, 1 Champions League dhe 1 Kupë të Botës për Klube. Pas 6 sezonesh si zikaltër, u ble nga Manchester City. Pastaj ka luajtur edhe me Romën. Ka 77 paraqitje me Brazilin dhe ka fituar 2 Kupa të Amerikës dhe 2 Kupa të Konfederatave.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110Intermaicon

Recent Posts

  • Uncategorized

Barcelona, cmendet totalisht Laporta: “Kemi pare bashke Interin mbreme: nje torture. Jam i shkaterruar sepse ata…”

Joan Laporta, presidenti i Barcelones ka komentuar humbjen teper te rende te Barcelones diten e sotme 0-3 me Bayern Munich.…

3 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Asllani heq nje peshe te madhe nga shpina: “Falenderoj shume shoket e skuadres: me kane hequr nje…”

Me nje jave perpara se te perfundoje faza e grupeve ne Champions League, Inter ka marre kualifikimin e saj sot…

18 mins ago
  • Uncategorized

INTER, CFARE FITORE DHE CFARE LAJMI: “Menjehere pas ndeshjes lajmi me i bukur i zikalterve vjen direkt nga…”

Ka qene nje Inter fantastik ai sot ne Meazza ku zikalterit e kane fituar ndeshjen ndaj Viktoria Plzen me rezultatin…

2 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi flet shume ashper: “Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Skriniar? As nuk dua…”

Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene…

15 hours ago
  • Uncategorized

Dejan Stankovic: “Inter? Do te mendoj per ta ne ditet e ardhshme. Tani mund t’ju them se dua vetem te…”

Per DAZN, tranjeri me i ri i Sampdorias, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Cremoneses.…

15 hours ago