Categories: 110InterNe plan te pare

#110Inter – “Chino” dhe shkelqimi i mbetur pergjysme

Në fillim të Inter-Brescia, ne javen e parë te sezonit 1997/98, pak veta e njihnin Álvaro Recoben. Ishte debutimi i Ronaldos dhe uruguajani i ri me një fytyrë qe dukej sikur vinte nga vendet e Orientit, hyri si i tepert ne loje, 20 minuta nga fundi. Por paraqitja e tij, sigurisht qe rrembeu vemendjen e njerezve nga fenomeni; dy gola nga jashte zone me te majten permbysen ndeshjen dhe i cuan ne ekstaze zikalterit, qe filluan te shihmin tek “El Chino” idhullin e tyre te ri. Kemba e tij do beje gol vetem nje here tjeter gjate atij sezoni, por me shume se gol, ajo ishte magji; nje gol i cmendur nga mesi i fushes ne porten e Empolit ne 25 janar te vitit 1998. Por Alvaro i tille eshte, gjenial dhe i paparashikueshem, ne te gjitha rastet qe i jepet mundesia, dhuron spektakel. Gjate periudhes se tij tek Inter, shpesh perballet edhe me pankinen, duke e patur te veshtire te perfshihet ne skemat taktike te ekipit por ne cdo rast, gjuajtjet e tij jane te nje klasi te larte.

Kur vendoste qe te ndizte motoret, Recoba dhuronte vetem magji ne fushen e lojes; parabola fantastike, gjuajtje predha ne trekendeshin e portes, goditje denimi te pakapshme, slalome si te nje top playeri dhe gola nga distanca te largeta. Te gjitha keto, me njeren kembe, te majten, si tipar karakteristik i lojtareve me te mire ne bote. Ishte lojtari i preferuar i Presidentit Moratti, i cili adhuronte tek ai aftesine per te hyre shpejt ne loje e per te bere diferencen. “Dembel dhe romantik” siç do e percaktonte gruaja e tij Lorena Perrone, dhe ndonjëherë i lejonte vetes qe te bente ca pushim mes nje mrekullie ne fushe, dhe tjetres. Nga ana tjetër edhe hobi i tij ishte emblematik si personaliteti i tij: Chino e donte shumë peshkimin, donte te shpenzonte ore e dite ne fund te kampionatit, ne nje anije me vegla peshikimi dhe i zhytur ne meditimin e tij. Një nga golat me te paharrueshem te tij ka qene ne 9 janarin e famshem te vitit 2005 ne nje permbysje epike kundra Sampdorias. Chino hyn 13 minuta nga fundi dhe vulos me nje te jashtme te mrekullueshme, te denje per veper arti, golin e 3-2 ne fund te kohes shtese.

Ne fushe, Alvaro eshte ashtu sic eshte ne jete. Me mendje ndodhet lart ne qiell por pastaj nxjerr nga repertori nje copez magjie, qe kalon ne ekstaze.

Dhjetë vjet pas mbërritjes së tij, Álvaro Recoba do te pershendetej me publikun e San Siros, i cili shume e deshi, por mbase shume pak e kuptoi, por qe padyshim shume e dashuroi, sepse keshtu ndodh me dashurite e medha. Dhe ndarjen e ben sipas menyres se tij, pershendetja finale eshte me ane te nje goli nga goditja e kendit nepermjet nje parabole perfekte, nje gol “olimpik”, i fundit ne serine e perlave qe ai kishte rezervuar per publikun zikalter. Ashtu si ne golat e dites se pare, nje shok i skuadres i lustroi kemben e majte gjate gezimit te golit. Stadiumi e duartrokiti, mes admirimit dhe keqardhjes, admirimit per ate qe “Chino” ju dhuroi gjate viteve tek Inter, dhe keqardhjes per ate qe “Chino” mund te ishte por qe per fat te keq nuk arriti te ishte kurre.

Álvaro Alexander Recoba Rivero (Montevideo, 17 mars 1976) erdhi tek Inter nga Nacional në vitin 1997 për shumen e 7 miliarde liretave. Ai luajti me zikalterit per 10 sezone, me nje nderprerje prej 6 muajsh tek Venecia, duke koleksionuar 261 ndeshje dhe duke shenuar 72 gola si dhe duke fituar 2 Scudetto, 2 Kupa Italie dhe 2 Superkupa Italie. Në karrierën e tij ka veshur dhe fanellat e Danub, Torino dhe Panionios. Me Kombetaren Uruguajane ka koleksionuar 68 ndeshje dhe ka shenuar 11 gola, duke marre pjese edhe ne Boterorin e vitit 2002. U tërhoq nga futbolli më 31 mars 2016.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110Interrecoba

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago