Categories: 110Inter

#110Inter – Diego Milito, Princi që u bë Mbret në mbrëmjen e Madridit

Koha e merkatos verore të vitit 2008, kishte skaduar prej 2 minutash, dhe dera e Lega Calcios ishte mbyllur, kur një agjent lëshoi nga brenda një dokument të fundit. Ishte kontrata e Diego Alberto Militos, sulmuesi argjentinas i cili në fund të një tratative gati absurde, kaloi nga Real Saragoza tek Genoa. Zinxhiri i ngjarjeve rrodhi në mënyrë të tillë ku fati e deshi që dy vjet më vonë, ai të vendoste finale e Championsit, duke shkruar faqen më të lavdishme të historisë zikaltër.

“Ky është futbolli, të jep gjithmonë një mundësi për tu hakmarrë. Unë gjithmonë kam luftuar, kam kërkuar gjithmonë që të jap maksimumin dhe të mësoj, pavarsisht se isha 30 vjeç.”

Ai që erdhi në Milano në verën e vitit 2009, ishte një lojtar me aftësi të padiskutueshme teknike, por që kurrë nuk kishte kapërcyer në nivele të larta. Pavarsisht disa shkëndijave mes Italisë dhe Spanjës, ku dilte në pah klasi i tij, ekipet e mëdha të Europës, gjithmonë e kishin injoruar. Kështu në moshën 30 vjeçare, Milito nuk kishte luajtur kurrë në Champions League dhe nuk kishte fituar asgjë jashtë kufijve të Argjentinës. E thërrisnin “El Principe”, për shkak të një ngjashmërie me Enzo Francescolin, por edhe sepse luftonte papushim në fushën e lojës. Ishte idhulli i padiskutueshëm i tifozëve në ekipet ku ka luajtur, por asnjëherë nuk kishte luftuar për objektiva të rëndësishëm. Por me fanellën zikaltër, do shpërblehej për gjithçka, madje shumë shpejt. Gjatë gjithë sezonit 2009-2010 dukej sikur frymëzohej nga fuqitë hyjnore. Atë vit, nuk gaboi pothuajse asnjëherë, çdo goditje shoqërohej me një festim, çdo mendim e realizonte në fushë. Milito gjente korridore të pamundur dhe trajektore surreale, në çdo rast që i paraqitej në fushë, gjente gjithmonë zgjidhjen më ideale.

Dhe sigurisht që bën gola. Në fund do ishin 30, të bukur dhe vendimtarë: është gjithmonë firma e tij në golat që dekretojnë triumfin zikaltër. Dy dopieta, një në Madrid e një në Cagliari, gjen rrugën e golit në 28 nga 52 ndeshjet ku luajti gjatë sezonit. Në kulmin e tij, në momentin më të artë, në një peirudhë prej 18 ditësh, Diego shënoi ndaj Romës në finale e Kupës së Italisë, dhe kundra Sienës në ndeshjen e fundit të kampionatit. Nata e finales së Madridit qëlloi në 22 Maj, 22 ashtu si numri i tij i fanellës. Dy gola, një për secilën pjesë, i dhuruan tifozëve gëzimin më të madh të jetës së tyre. Tapeti i Santiago Bernabeut ishte vendi perfekt për kurorëzim e tij. E djathta e Militos shkroi fundin e lumtur të një legjende: më në fund, Princi u bë mbret në natën e Madridit.

Diego Alberto Milito (Bernal, 12 qershor 1979), u ble nga Genoa në verën e vitit 2009 për 25 milinë euro. Në 5 sezone koleksionon 171 ndeshje dhe shënon 75 gola, më të rëndësishmit janë ata të dy në finalen e Champions Leagues në vitin 2010. Përveç asaj kupe, fiton me fanellën zikaltër 1 kampionat, 2 Kupa Italie, 1 Superkupë Itali dhe 1 Botëror për klube. Do të mbahet mend gjithmonë nga tifozat zikaltër si protagonist absolut i Tripletës, është një nga lojtarët më të dashur të historisë zikaltër. Ka veshur edhe fanellat e Racing Avellaneda dhe Real Saragozës. Me fanellën e kombëtares argjentinase ka koleksionuar 25 ndeshje e ka shënuar 4 gola, duke marrë pjesë edhe në Botërorin e vitit 2010

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110Intermilito

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

2 days ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

2 days ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

2 days ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

2 days ago