Categories: 110Inter

#110Inter – Giorgio Muggiani

“Hanno scelto per noi, i colori del cielo e della note”

Sfondi i artë i yjeve, shkëlqente si diamant në një qiell zikaltër: nata e 9 marsit 1908 nuk është një natë si gjithë të tjerat, sepse ajo i paraprin lindjes së një klubi i cili u frymëzua nga ngjyrat e saj. Të njëjtat ngjyra që do ta përfaqësojnë gjatë gjithë historisë, me përjashtim të sezonit 1928-1929, në të cilin do të ekspozoheshin fanellat e bardha me kryqin e kuq, të dala nga bashkimi midis Interit dhe Milaneses.

Piktor, ilustrator e më pas edhe drejtor sportiv, Giorgio Muggiani në atë natë pranverë, me sytë e tij të kthyer nga qielli, krijoi në paletën e tij stemën e Internazionales. Siç ndodh shpesh, në rastet kur historia ndërthuret me legjendën, versionet që vijnë nga e kaluar janë të shumta dhe ndoshta secila prej tyre përmban doza të së vërtetës. Thuhet, se në paletën e Muggianit nuk kishte ngjyra të tjera veç atyre të dyjave, të zezës dhe të kaltrës.

“Kjo natë e mrekullueshme do t’i japë ngjyra stemës tonë: e zezë dhe e kaltër në sfondin e artë të yjeve.”

E ndonjëherë ndodh që fati të përputhet me vendimet e marra. Në fakt, Muggiani hyri në botën e futbollit si anëtar i “Milan Football and Cricket Club”, por mospërputhjet me presidentin Gianni Camperio e shtynë atë që të largohet nga ky klub në kërkim të aventurave të reja, së bashku me disidentët e tjerë që do të krijonin Interin e ardhshëm. Dhe rastësisht, ngjyrat e asaj nate marsi të shndritur nga yjet, ngjyrat e fundit të mbetura në paletën e tij, të jenë në kontrast me të kuqen dhe të zezën e ish klubit të tij, një kontrast simbolik, i cili, siç është treguar më vonë nga djali i tij, u kërkua me çdo kusht nga artisti. Qoftë fryt i një koincidence rastësore ose i një tregimi të moderuar të historisë, rezultati nuk ndryshon: Interi është fryt i natës, ashtu si ngjyrat e tij dhe të tifozit të tij të parë, Giorgio Muggiani.

Giorgio Muggiani (Milano, 14 prill 1887 – Lenno, 30 qershor 1938) ishte piktor, ilustrator dhe drejtues sportiv i Interit, pasi më përpara kishte qënë një nga partnerët e “Milan Football and Cricket Club”. Ai dizenjoi logon zikaltër në marsin e vitit 1908, duke vendosur në një farë mënyre edhe ngjyrat që do përfaqësonin klubin. Ndërroi jetë shumë shpejt, në moshën 51-vjeçare pranë Liqenit të Comos në Lenno në vitin 1938, për shkak të sëmundjeje të papritur. Prej 2 nëntorit 2010 emri i tij është i gdhëndur në Famedio, në varrezat monumentale të Milanos.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110InterMuggiani

Recent Posts

  • Uncategorized

“Inter, askush nuk e thote, por Inzaghi me ‘tek levizje’ ndryshoi sezonin: qe prej momentit kur ai besoi tek…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka folur per evolucionin e Hakan Calhanoglu, i cili ka qene celesi i…

3 hours ago
  • Uncategorized

FCIN – Inter, gati sulmi per nje lojtar te Bundesliges qe eshte kerkuar edhe perpara 2 verash? Ja detajet!

Nje thyerje e pjesshme e ligamenteve lidhese te gjurit. Kjo ka qene diagnoza e dhimbshme qe e la jashte fushave…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Adani nuk permbahet: “Inter-Barca? Te gjithe flasim per Interin, por askush nuk tha se sa amatore ishte…”

Daniele Adani, duke folur si gjithmone per Bobo TV, eshte ndalur perseri te ndeshja Barcelona-Inter e luajtur javen qe kaloi.…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta pranon gjithcka? “Ja si qendron puna me Milan Skriniar: nga ajo qe kam pare, lojtari nuk…”

Diten e djeshme Beppe Marotta ka dale perpara mediave per te prekur disa tema ku me e rendesishmja ka qene…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marco Barzaghi zbulon emrin e pare? “Pronari i ri i Interit mund te quhet… Ernesto Bertarelli: ja kush eshte ai”.

Ne ditet e kaluara, Calcio e Finanza ka folur per nje oferte per 100% te aksioneve te Interit nga ana…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe fenomeni Ronaldo: “Interi im gjigand kunder Barcelones. Larg nga vendi pare ne Serie A? Prisni sepse…”

Diten e djeshme, ne ceremonine madheshtore te Topit te Arte, ka qene prezent edhe Fenomeni Ronaldo. Braziliani qe ka bere…

3 hours ago