Categories: 110Inter

#110Inter – Moratti, i pari!

I pari. Angelo Moratti ishte i pari president i një klubi italian që mundi të fitonte dy herë Kupën e Kampionëve, me dopietën e jashtëzakonshme të “Grande Interit”. I pari gjithashtu që arriti të bënte të vetën për dy herë rresht Kupën Interkontinentale, duke i dhënë ngjyrave zikaltër një frymë Internazionale që asnjë klub italian nuk e kishte pasur më përpara.

I pari që instaloi një organizim modern strukturor në në një shoqëri sportive, me Helenio Herreran në stol, të parin mister karizmatik në futbollin italian, dhe gjeniun e merkatos Italo Allodi. Bashkimi natyral i asaj skuadre ishte mëse perfekt, brenda dhe jashtë fushës, me Armando Picchin, kapiten dhe balancues perfekt mes lojtarëve dhe trajnerit, sjelljes strikte të Herreras dhe bujarisë së Angelo Morattit. Ai krijoi “Rasiom-in” në Sicili, për ta shitur më pas dhe për të krijuar, kompaninë “Saras” në Sardenjë, e cila u bë lider në industri dhe një shëmbull i modelit inovativ dhe modern të të bërit biznes . Edhe në futboll ai zbatoi talentin dhe mprehtësinë e tij, duke mbushur historinë e Interit plot me trofe, si shpërblim i një pune plot pasion dhe pa asnjë të metë në menaxhimin e klubit.

Tre Scudetto, dy Kupa Kampionësh, dy Kupa Interkontinentale, dhe të tjerë tituj të ikur nga duart në trembëdhjetë vjet, të përmbledhura në një refren, edhe sot ndër më të famshmit në futbollin italian, që fillonte me “Sarti, Burgnich, Facchetti…” e mbaronte me “Corson”. Një ekip që ishte një familje, një familje që ishte një ekip. Për kontributin e tij të çmuar, ka arritur të nderohet më një sërë titujsh, mes tyre Urdhëri për Meritat e Punës, si dhe gjithashtu titulli Honoris Causa në Ekonomi. Në vitin 2007, iu dedikua nga qyteti i Milanos, sheshi pranë Stadiumit Giuseppe Meazza, shtëpia e të gjitha Interistëve. Që prej asaj kohë, për të gjetur stadiumin, mjafton vetëm të pyesësh se ku bie Sheshi Angelo Moratti.

Angelo Moratti ishte presidenti i pesëmbëdhjetë i historisë së Interit, i cili mori këtë post që prej majit të vitit 1955, nga paraardhësi i tij Carlo Masseroni, dhe qëndroi deri në maj të vitit 1968, kur u largua nga Presidenca për tja lënë vendin Ivanoe Fraizzolit. Nën udhëheqjen e tij Interi mbërriti dy herë në majën e Botës, për tu kthyer herën e tretë në vitin 2010, me djalin e tij Massimo, si president.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110Interangelo moratti

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Dzeko nuk permbahet dhe zbulon: “Tani qe kam shenuar golin e 100 ne Serie A do ftoj gjithe skuadren per…”

Nje nga lojtaret me te mire ne Sassuolo Inter, Edin Dzeko, ka folur per mikrofonat e DAZN ku eshte pare…

2 hours ago
  • Uncategorized

Perse nuk flet askush per nje nga lojtaret me te mire dje? “Fenomenal: nese do e kisht emrin Bremer do flisnim per…”

Inter ka fituar ne fushen e Sassuolos diten e djeshme nje ndeshje te luajtur ne menyre te shkelqyer nga pjesa…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana flet si nje veteran i vertete: “Nje fitore e madhe per Interin tone. Kemi fituar vetem fale…”

Ka qene nje dite shume speciale per Andre Onana diten e djeshem qe ka debutuar ne Serie A me Interin.…

2 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT e Sassuolo-Inter: “Dzeko me i miri por nje note ulet shkon per Asllani dhe Lautaro: ata marrin nje…”

Inter ka rigjetur nje tjeter sukses ndja Sassuolos pas asaj ne Champions League kunder Barcelones pak dite me pare. Per…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pas Sassuolos flet edhe Simone Inzaghi: “Ja pse e zevendesova Asllanin. Mendoj se ai…”

Inter eshte rikthyer te nje fitore dhe e ka bere kete gjen e fushen e veshtire te Sassuolos. Per Dazn,…

2 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset, cfare prapaskene: “Pak pasi Handanovic e mori vesh qe nuk do ishte titullar, ka mbledhur…”

Inter ka marre tre pike shume te rendesishme ndaj Sassuolos, ne nje moment kur skuadra e Dionisi ka qene ne…

3 hours ago