Categories: 110Inter

#110Inter – Inter Academy Japan, gjithmonë e më shumë Internazionale

Sektori i të rinjve të Interit është simbol i Ekselencës si në Itali, ashtu edhe me gjerë në Europë. Për këtë, mjafton tu hedhim një sy trofeve të fituar vitet e fundit si dhe numrin e lojtarëve prezentë në Serie A, Serie B si dhe në kampionatet më të mëdhaja europiane, ku emri Internacionale ka evokuar nevojën për të kaluar kufijtë italianë. Për këtë arsye, ka lindur edhe projekti Inter Academy në vitin 2008, dhe në 10 vitë është rritur ditë pas dite: personi vjen përpara futbollistit, kjo është motoja që dallohet si në Qendrën e Trajnimeve Suning në Milano, ashtu edhe në 18 shtetet në të cilat është aktualisht prezente Inter Academy. Një metodologji trajnimi e standarteve të lart, që i ka rrënjët nga Sektori i të Rinjve Zikaltër, një vëmëndje e veçantë i kushtohet rritjes si qënie humane e personale të fëmijëve, studimeve dhe marrëdhënieve të tyre shoqërore.

Është e njëjta gjë në Japoni, ay ku projekti, i nisur në vitin 2012 është zhvilluar me 4 shkolla futbolli dhe 4 ekipe Elitë, duke numëruar gjithsej më shumë se 400 fëmijë të moshave nga 6 deri 14 vjeç, që ndiqen nga një ekip prej 10 trajnerë lokalë të koordinuar nga ana teknike nga një prej trajnerëve të ardhur drejtpërdrejt nga qëndra e projektit zikaltër, Alessandro Zanato. Zanato ka zënë vendin e Massimo Cioccit, i cili e ka zhvilluar fillimisht projektin: tifozët më të vëmëndshëm zikaltër do e kujtojnë me siguri djaloshin e dalë po nga Akademia zikaltër në vitet 80: e paharrueshme dopieta e tij kundra Romës. Cioccit fillimisht e më pas Zanatos, në cilësinë e drejtorit sportiv të projektit, i është bashkuar Shoji Jo, ish futbollist simbol i futbollit japonez, i cili ka marrë pjesë në Botërorin e vitit 1998 me kombëtaren japoneze. Në inagurimin e “ELITE TRAINING CENTER” në Fuchu-Tokyo, shkurtin e vitit të kaluar ka qënë prezent edhe Javier Zanetti.

Dhe në Marsin e ardhshëm, një ELITE TEAM e Inter Academy Japan do jetë për herë të parë prezent në Itali, për të marrë pjesë në një turne në një qendër trajnimi të INTER ACADEMY. Kush e di nëse do të shkojë ashtu si herën e fundit në të cilën një skuadër japoneze ka qënë e ftuar në Inter Academy në Itali: në fushë kishte këmbëngulje, organizim, pasion. E pas ndeshjes… dhomat e zhveshjes ishin të pastruara si pasqyra nga vetë djemtë, në mënyrë të pabesueshme. Një leksion futbolli dhe jo vetëm…

Inter Academy është krijuar në vitin 2008 e në vitet e fundit ka qënë në zhvillim konstant. Aktualisht numëron rreth 15 000 lojtarë dhe 200 trajnerë lokalë të përfshirë, programe të përhershme në 9 shtete dhe programe të përkohshme në 9 shtete të tjerë. Në këtë projekt janë pjesë me kohë të plotë 30 trajnerë italianë me licencë A dhe B të lëshuar nga UEFA dhe të diplomuar në Shkencat e Lëvizjes, me minimumi 5 vite eksperiencë në Sektoret e të Rinjve zikaltër, i famshëm për fitoret e rëndësishme të arritura në fushë dhe aftësi të theksuara të trajnerëve të saj për të rritur dhe zhvilluar lojtarë profesionistë, që të jenë në fillim njerëz të mirë, përpara se të jenë kampionë në fushë. Ajo që e ka motivuar Interin që të eksportojë metodologjinë e tij të punës, është dëshira që çdo fëmijë të ketë mundësinë që të rritet dhe të trajnohet nga trajnerë të standarteve të larta dhe me moralin ziklatër, duke qëndruar në shtëpinë e tyre, mjedisin natyror në të cilin ata mund dhe duhet që të zhvillojnëveten e tyre.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110InterInter Academy JapanJaponi

Recent Posts

  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi flet shume ashper: “Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Skriniar? As nuk dua…”

Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene…

8 hours ago
  • Uncategorized

Dejan Stankovic: “Inter? Do te mendoj per ta ne ditet e ardhshme. Tani mund t’ju them se dua vetem te…”

Per DAZN, tranjeri me i ri i Sampdorias, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Cremoneses.…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta ngre alarmin: “Nje lojtar i Interit gati te perjashtohet nga Boterori ne Katar? Po rrezikon fort sepse…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka dashur te ndalet pak edhe te lojtaret qe do te grumbullohen ne…

8 hours ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Kemi folur shume per Interin, por nuk keni thene gjene me te rendesishme: qe jane pa…”

"Per gjerat pozitive, une duhet ta nis nga nje gje e rendesishme: ne ndeshjet e fundit kam pare Interin e…

8 hours ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur Italian ben paralajmerimin e madh: “Do ju them dicka per Juventus-Inter: do jete nje ndeshje qe…”

Ne fokusin e dites ne La Repubblica, Paolo Condo eshte ndalur me se shumti te skuadrat e medha ne Itali.…

8 hours ago