Categories: 110Inter

#110Inter – Jose Mourinho, I Veçantë dhe Special

Në 22 maj 2010, jashtë stadiumit Santiago Bernabeu në Madrid, u bëmë dëshmitarë të një skene shumë të veçantë. Trajneri më “i vështirë” në qarkullim, José Mourinho, ndodhej vetëm pak centimetra larg nga lojtari më “i vështirë” në qarkullim, Marco Materazzi. Në fakt ata të dy nuk po debatonin siç kishte ndodhur shpesh atë vit në dhomat e zhveshjes së zikaltërve, sidomos në pjesën e dytë të sezonit kur mbajtja në tension e ekipit, ishte rregulli i pashkruar i teknikut portugez, të cilin ai e aplikoi me profesionalizëm. Jo, fakti i pazakontë është
se të dy ishin përqafuar duke qarë, sepse sapo i kishin thënë lamtumirë njëri tjetrit.

Jose Mourinho kishte vendosur që të largohej, dhe kështu, nuk ndjeu që të rikthehej në Milano bashkë me lojtarët për të festuar kupën e fituar, duke e lënë akoma të hapur portën e tij me tifozët zikaltër. Ai e la ekipin e tij të kthehej vetëm me kupën, e cila kishte munguar për dyzet e pesë vjet në shtëpinë zikaltër, si një kurorëzim i përsosur i sezonit më të mrekullueshëm që një ekip profesionist italian mund të kishte kaluar ndonjëherë. Liga e Kampionëve pas Kupës së Italisë dhe Scudettos; Mou e korri këtë sukses falë lojtarëve të jashtëzakonshëm, por edhe falë një “mardhënieje” personale me fitoret, që e karakterizoi në të gjitha fazat e karrierës së tij.

“Një gjë është të ndjekësh një ëndërr, dhe një tjetër gjë është të ndjekësh një fiksim.Për Barcelonën, arritja e kësaj finaleje është fiksim, ndërsa për ne është ëndërr.”

Maniak i taktikës dhe studiues i palodhur i futbollit, ai e ndërtoi fatin e tij falë mirëkuptimit me lojtarët që trajnoi. “Karrota dhe shkop”, do thoshte dikush. Dejan Stankoviç fillimisht nuk arriti tu besonte veshëve kur Mou i dha një javë pushim në mes të sezonit për tu relaksuar në një periudhë që gjërat nuk po shkonin mirë për të. Kur u rikthye, falë bësimit ishte shndërruar në një luftëtar të vërtetë, i gatshëm të sakrifikonte gjithçka për të arritur qëllimet e ekipit. Tituj në fushë, tituj në gazeta. Nga e famshmja “Non sono un pirla” me të cilën u paraqit në Appiano Gentile, deri tek “Prostitucion intelektual”, duke kaluar nga “rumore dei nemici (zhurma e armiqve)” për të përfunduar në “zero tituli”. Komunikimi është art, jo profesion, dhe Hoze e di mirë këtë gjë, ndërsa rivalët e tij se dinin dhe aq mirë. Por ka vetëm një Mourinho, dhe ai bëri zgjedhjen e tij, ashtu siç tha edhe vetë, “Një herë interist, përgjithmonë interist”.

José Mourinho (Setubal, 26 janar 1963) erdhi tek Inter në 2008. Drejtoi zikaltërit për dy sezone, gjatë të cilave ekipi mbeti i pamposhtur në 38 ndeshjet brenda fushe në të gjitha kompeticionet. Fitoi dy Scudetto, një Kupë Italie, një Superkupë Italie dhe Ligën e Kampionëve: në vitin 2010
fitoi të gjitha kompeticionet ku mori pjesë. Është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit dhe ka arritur të fitojë të paktën një titull me të gjitha ekipet që ka drejtuar, Porto, Chelsea, Real Madrid dhe Manchester United.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110InterJose Mourinho

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago