Categories: 110Inter

#110Inter – Kapësi i ëndrrave

Është vetëm mesnatë, por euforia është tashmë në kupë të qiellit, dhe është pikërisht një nga ato netë të cilat nuk mund të të shpëtojnë pa u festuar. Julio duket i lodhur por e gjen fuqinë për te thënë dy fjalë kërcënuese: “Nëse nuk vjen me ne për të festuar, nuk ke për të fituar më asnjë titull”. Protagonistët e kësaj skene janë dy simbolet e Interit më fitimtar të viteve të fundit: Julio Cesar dhe José Mourinho.

“Mourinho ishte më shumë se një baba për mua kur isha tek Inter. Në vetëm dy vjet, Mourinho dhe stafi i tij na kanë bërë të mundur që të fitojmë gjithçka. Ai Inter dhe Mourinho do të jenë në zemrat e tifozët të Interit përgjithmonë.”

Është mbrëmja e së shtunës, 17 maj 2009, Interi sapo është shpallur Kampion i Italisë, madje përara se të zbriste në fushë, falë humbjes së Milanit në Udine. Të nesërmen, do të luhej Inter-Siena, një ndeshje pa interes. Kjo është arsyeja pse shpërthen festa mes lojtarëve dhe është e pafrenueshme dëshira për të shkuar në Piazza Duomo dhe për të festuar çmëndurisht me të gjithë popullin zikaltër. Por Mourinho është një perfeksionist: ai e ka mendjen tek ndeshja kundër toskanëve, për të ruajtur të paprekur rekordin e 0 humbjeve në fushën e tij. Asnjëri nuk flet, vetëm disa urime e përgëime me njëri tjetrin në Appiano. Por më pas, situatën e merr në dorë kreu i delegacionit që përpiqet të bindë “Thë Special One”, dhe është pikërisht Julione. “Mister, nëse nuk na le të festojmë me tifozët tanë dhe nuk vjen me ne, nuk do të fitosh asnjë trofe tjetër në karrierën tënde”. Josè, një herë në karrierën e tij, lëshoi pe, dhe në fakt bëri shumë mirë: festa zikaltër ishte shumë e bukur, por nuk ishte asgjë në krahasim me atë që do të vinte më pas. Përsa i përket ndeshjes, Siena u mund 3-0, dhe rekordi mbeti i pathyeshëm.

Julio Cesar ka qenë gjithmonë kështu: një brazilian gjithmonë i qeshur dhe entuziast jashtë fushe, por shumë i fortë mes shtyllave, aq sa duket si një portier i shkollës evropiane. Pritjet e bëra në 7 vite të karrierës së tij më Interin, janë me qindra. Por ajo që askush nuk ka për ta harruar është pritja në ndeshjen më legjendare të Interit: mrekullia me majën e gishtave në gjuajtjen e Messit në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës në Camp Nou; pa atë, Tripleta nuk do ishte bërë e mundur. E madje, as Jose nuk do ishte legjendë.

Julio Cesar (Duque de Caixas, 3 shtator 1979) në Brazil luan me Flamengon deri në vitin 2005, vit në të cilin blihet nga Inter. Në shtatë sezonet me zikaltërit, luan 228 ndeshje, duke fituar 5 Scudetto, 3 Kupa Italie, 4 Superkupa Italiae, 1 Ligë të Kampionëve dhe 1 Kupë të Botës për klubet. Ai gjithashtu ka koleksionuar 87 paraqitje me kombëtaren braziliane, me të cilin ka marrë pjesë në 3 Kampionate Botërore dhe ka fituar 1 Kupë të Amerikës dhe 2 Kupa të Konfederatave.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: Jose Mourinhojulio-cesar

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago