Categories: 110Inter

#110Inter – Kina, shtëpia jonë e Orientit

Interi ka qenë gjithmonë një klub i veçantë për Kinën. Nuk mund të ishte ndryshe, duke pasur parasysh 130 milionë tifozët aktivë zikaltër dhe dhe faktin se shumica e aksioneve të klubit mbahen nga Suning Holdings Group. Dyzet vjet më parë, në qershor 1978, Interi i Eugenio Bersellinit ishte klubi i parë në historinë e futbollit italian që vizitoi Kinën. Sapo kishin fituar kupën e dytë italiane në historinë e saj dhe fluturuan në Pekin në fund të sezonit për të luajtur katër ndeshje miqësore, ku e para prej tyre u luajt në 12 qershor kundër kombëtares kineze, përpara 80 mijë spektatorëve. Delegacioni zikaltër, i udhëhequr nga Sandro Mazzola, ende kujton me kënaqësi aventurën e një udhëtimi të papërsëritshëm e të pasur me zbulime interesante kulturore.

Tre muaj më vonë, kombëtarja kineze ktheu vizitën, me një turne evropian që nisi pikërisht me një ndeshje miqësore të luajtur në San Siro kundër Interit. Por turneu kinez u përsërit në vitet 2015 dhe 2017, kur Inter zhvilloi një pjesë të fazës përgatitore në disa nga qytetet më të rëndësishme në vend. Në vitin 1999, ishte projekti i Inter Campus i cili përqafoi Kinën, projekt i cili ka lindur për tu rikthyer vajzave dhe djemve në nevojë, të drejtën për të luajtur. Në gusht 2009, Superkupa e Italisë, u zhvillua për herë të parë në Kinë: Interi i José Mourinho, kampion në fuqi i Italisë, u përball me Lazion në stadiumin “Foleja e Zogut” në Pekin. Rezultati nuk u buzëqeshi zikaltërve, të cilët në fakt, prej aty do fillonin një udhëtim të jashtëzakonshëm i cili do t’i çonte ata drejt pushtimit të botës, duke arritur Tripletën historike. Finalja e Superkupës dhe pasioni gjithnjë në rritje për ngjyrat zikaltër, do të rrisnin gjithashtu edhe mundësinë për lindjen e Inter Clubeve të para kineze.

Dy vjet më vonë, një fazë e re në Pekin për Superkupën italiane të sezonit 2011. Derbi milanez kaloi kufijtë kombëtarë, duke mbledhur së bashku 70,000 njerëz në “folenë e Zogut”. Edhe Inter Forever ka një lidhje të veçantë me Kinën: në tri raste të ndryshme, në 2014, 2015 dhe 2017, ekipi i përbërë nga ish-kampionët zikaltër, të udhëhequr nga Francesco Toldo, është bërë protagonist i një turneu në vendin aziatik. Ndërkohë, po në korrik 2015, është inauguruar selia e parë e Akademisë së Interit në Kinë: “Inter Academy Yitao” në Shanghai, e ndjekur më pas nga Akademia e Jiangsu në Nanjing dhe Inter Academy Yihai në Pekin.

Marrëdhënia midis Interit dhe Kinës ekziston prej mëse 40 vitesh, që nga qershori i vitit 1978, kur Interi i Eugenio Bersellinit, u bë klubi i parë në historinë e futbollit italian që vizitoi Kinën. Sot zikaltërit kanë 130 milionë tifozë në Lindjen e Largët dhe lidhjet me Kinën bëhen çdo ditë e më të më të forta.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110InterKina

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago