Categories: 110Inter

#110Inter – Lucio, një për të gjithë

Ndeshja më e rëndësishme e Interit në njëzet vitet e fundit nuk është Inter-Barcelona 3-1, dhe në fakt nuk është as finalja e Ligës së Kampionëve kundër Bayernit të Mynihut. Ndeshja më e rëndësishme u luajt më 4 nëntor 2009 në acarin e Kievit. Interi po humbiste 1-0 dhe ishte praktikisht jashtë Europës. Në pjesën e dytë Mourinho luan gjithçka për gjithçka dhe kështu zikaltërit përmbysin në 5 minutat e fundit duke kaluar turin. Dhe gjatë gjithë pjesës së dytë, mbrojtësi i vetëm ishte Lucio. Braziliani nuk humbi një dyluftim dhe e mbajti mbrojtjen praktikishte i vetëm, në një formacion shumë të çekuilibruar ku kishte vetëm lojtarë sulmues. E në fund të ndeshjes të gjithë janë në një mëndje: golat u shënuan nga Milito e Sneijder, por më i miri në fushë është pikërisht ai.

Tripleta e Interit mori rrugë atë mbrëmje të ftohtë në Kiev. Dhe në të njëjtën mënyrë, forca e atij ekipi fillonte nga mbrojtja, pra Samuel dhe Lucio. Për shumë njerëz, dyshja e qëndërmbrojtësve më e fortë në të gjithë historinë e Interit. Dukej sikur atë sezon, në sytë e tifozëve zikaltër mbeti ai markimi këmbë për këmbë ndaj Drogbasë në fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Chelsea. Por Lucio nuk ishte mbrojtësi klasik, me shumë grintë dhe me pak teknikë. Ai ishte shumë i mirë në hapjen e topave të gjatë dhe shpeshherë merrte topin nga mbrojtja dhe vraponte duke krijuar aksione të rrezikshme sulmuese. Nofkën “O Cavalo” e ka marrë nga galopimet e tij të gjata në të gjithë fushën, që në fakt shpesh herë nuk pëlqeheshin nga trajnerët, të cilët në çdo rast ju duhej të ishin të kujdesshëm në aspektin taktik. Por siç thotë legjenda, me Josè Mourinho duket se e gjeti gjuhën e përbashkët për këtë aspekt.

“Jam shumë i lumtur që kam mundësinë të luaj në një Top Club sic është Inter, dhe jam i krenar që trajnohem nga Jose Mourinho”.

Në Milano ai kishte ardhur një vit më përpara, pas 9 sezoneve në Gjermani të kaluar mes Bayer Leverkusen dhe Bayern Mynih. Tek Interi do luajë për 3 sezone, të gjitha të luajtura si titullar i padiskutueshëm, por vendi në histori i takon me të drejtë për sezonin e parë: Ai është një nga heronjtë e Tripletës.

Lucio (Lucimar Ferreira Da Silva) është një mbrojtës brazilian i lindur në vitin 1978. Ai debutoi në futbollin profesionist me Internacional të Porto Alegre. Në vitin 2000 u ble nga Bayer Leverkusen ku luajti për katër sezone përpara se të transferohej tek Bayern Mynih ndërsa në vitin 2009 u ble nga Inter. Në Milano për në tre sezone, përveç Tripletës, fitoi Kupën e Botës për Klubet, 1 Superkupë Italie dhe 1 Kupë Italie. Ai gjithashtu numëron 105 paraqitje me kombëtaren braziliane me të cilën ka fituar 1 Kupë Bote dhe 2 Kupa Konfederatash.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110Interlucio

Recent Posts

  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

9 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi flet shume ashper: “Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Skriniar? As nuk dua…”

Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene…

9 mins ago
  • Uncategorized

Dejan Stankovic: “Inter? Do te mendoj per ta ne ditet e ardhshme. Tani mund t’ju them se dua vetem te…”

Per DAZN, tranjeri me i ri i Sampdorias, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Cremoneses.…

9 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta ngre alarmin: “Nje lojtar i Interit gati te perjashtohet nga Boterori ne Katar? Po rrezikon fort sepse…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka dashur te ndalet pak edhe te lojtaret qe do te grumbullohen ne…

9 mins ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Kemi folur shume per Interin, por nuk keni thene gjene me te rendesishme: qe jane pa…”

"Per gjerat pozitive, une duhet ta nis nga nje gje e rendesishme: ne ndeshjet e fundit kam pare Interin e…

9 mins ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur Italian ben paralajmerimin e madh: “Do ju them dicka per Juventus-Inter: do jete nje ndeshje qe…”

Ne fokusin e dites ne La Repubblica, Paolo Condo eshte ndalur me se shumti te skuadrat e medha ne Itali.…

9 mins ago