Categories: 110Inter

#110Inter – Massimo Moratti, edhe i biri si i jati

Një çështje familjare: Interi për Massimo Morattin ka qënë gjithmonë kështu. Familja nënkuptohet ajo në kuptimin tradicional, por shumë shpejt pati një ndikim të madh në milona fansa zikaltër. I rritur me futbollistët e “Grande Inter-it”, të cilët vizitonin shpesh shtëpinë e tij, ai vendosi që të ndiqte gjurmët e babait Angelo, duke blerë Interin në vitin 1995, për ta rikthyer në piedestal të Italisë, Europës dhe Botës. E në fakt këtë e arriti, jo pa kaluar disa vështirësi, për shkak edhe të kontekstit në të cilin u gjend futbolli italian.

Mes vendimit për të blerë klubin, dhe blerjes efektive, kaloi pak kohë. Asnjë problem i natyrës ekonomike, ose praktike, por ishte një tjetër, në dukje i pakapërcyeshëm që lidhej me familjen e tij, ose më saktë me bashkëshorten e tij Milly. “Mos e bëj, mos e bëj, mos e bëj. Nëse e bën, unë do iki nga shtëpia”, i thoshte zonja Milly kur Massimo i paraqiti mundësinë e blerjes së klubit.

“Gjithmonë kam menduar që tifozët janë padronët e vërtetë të Interit. Për këtë arsye, edhe në kohën e babait tim, për të gjithë ne të familjes, Interi ka qënë gjithmonë çështje pasioni. Është pikërisht për këtë, që ta drejtosh, është edhe vujajtje, që shkon më tej se vuajtja e tifozit, duke qënë se të duhet të kesh përgjegjësinë kryesore”.

Disa ditë më vonë, teksa përgatiste drekën, asaj i ndodhi që të shikonte të shoqin duke dhënë intervistë në një TV, dhe që vinte buzën në gaz kur e pyetën nëse e kishte blerë përfundimisht Interin. Ai në fakt sapo e kishte telefonuar dhe i kishte thënë që atë ditë do vonohej pak me punët e zyrës… Zonja Moratti telefonoi përsëri por sekretaria i thoshte që zoti Massimo nuk mund ti përgjigjej telefonatave. “E di”, iu përgjigj Milly, “Sapo e pashë në televizor”. “Në fakt, do dali përsëri edhe tek RAI…”, mbylli sekretarja. Si gjithmonë, kishte prevaluar pasioni, dhe Massimo Moratti ishte falur nga bashkëshortja e tij. Ata gëzuan dhe qanë bashkë për 18 vitet e ardhshme, bashkë me miliona interistë në të gjithë botën.

Massimo Moratti ka lindur në Bosco Chiesanuova në 16 Maj 1945. Ka qënë president i Interit për 18 vjet, 9 muaj dhe 27 ditë, në të cilat ka fituar 16 trofe, përfshirë këtu 1 Champions League dhe 1 Botëror klubesh.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110Intermassimo morattimoratti

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago