Categories: 110Inter

#110Inter – Një bomber përtej kufijve

Në sportin e futbollit, klasi është një pasaportë e jashtëzakonshme, goli është gjuhë universale që rrëzon muret dhe kalon kufijtë kombëtarë. Historia e Istvan Nyers na e tregon më së miri këtë, fracez në lindje dhe hungarez në origjinë, sulmues pa kombësi dhe lojtar i nivelit botëror. Ai që e zbuloi talentin e tij, është gjithashtu një trajner kozmopolit, emri i të cilit është i lidhur pazgjidhshmërisht me ngjyrat e zikaltër: Helenio Herrera. Në vitin 1946, “magjistari” drejtonte ekipin e Stade Français dhe i mjaftoi vetëm një ndeshje e sulmuesit me kombëtaren hungareze, për të “rënë në dashuri” me lojën e tij.

“Kam pasur vetëm një skuadër të madhe plot me miq, Interin. Ishte një skuadër e mrekullueshme, plot me artistë.”

Megjithatë, Nyersit i duhet fillimisht që të arratiset për në Pragë (në një kamion ushtarak) dhe të luajë në kampionatin çekosllovak, duke pritur që Herrera ta rikthente në Paris, duke mashtruar edhe policinë. Për largimin nga Hungaria, István sakrifikoi shtetësinë, në një Evropë të “shkatërruar” nga konfliktet etnike duke ngelur zyrtarisht pa shtetësi: emri i tij do bëhej “Etienne” në Francë dhe “Stefano” kur mbërriti tek Inter, në vitin 1948. Por kartën e tij të identitetitit e ekspozon në fushë: Vrapime të rrufeshme, teknikë spektakolare, gjuajtje të pakapshme, si me këmbën e djathtë, ashtu edhe me të majtën. Dhe sigurisht shumë gola, do jenë gjithsej 133, që i rezervojnë vendin si golashënuesi i 7-të më i mirë në historinë e Interit. Ndër viktimat e tij të preferuara është Milani, të cilin e ka ndëshkuar plot 11 herë. Vetëm Giuseppe Meazza ka bërë më shumë se ai në historinë zikaltër të Derby-t.

Derby-t e Nyersit dhe anekdotat që i rrethojnë ato, janë në kufijtë e legjendave. Të fundit që ai luan, në vitin 1953, praktikisht e fiton i vetëm: një hat trick si për të kërkuar falje për kërkesat e tij tekanjoze mbi kontratën e re, për shkak të të cilave, Presidenti Masseroni e nxorri jashtë skuadre. Katër vite më përpara, në një tjetër Derby, një dopietë e paharrueshme: ishte 6 nëntori i vitit 1949, Inter ishte duke humbur 4-1 në 19 minutat e para të ndeshjes, por në fund ndeshja mbyllet me një revansh zikaltër me rezultatin 6-5, në një ndeshje vërtet epike. Në tribunë, për herë të parë në jetën e tij, ishte edhe një fëmijë i vogël rreth katër vjeç e gjysmë. Emri i tij ishte Massimo Moratti dhe, atë ditë, Nyers shënonte edhe për të.

István Nyers (Freyming-Merlebach, 25 mars 1924 – Subotika, 9 mars 2005) erdhi tek Inter nga Stade Français në vitin 1948. Me zikaltërit ai luajti për 6 sezone, duke koleksionuar 182 paraqitje dhe shënuar 133 gola. Fiton 2 Scudetto dhe renditjen e golashënuesve në sezonin 1948/49. I lindur në Francë me prindër hungarezë, humbet shtetësinë e vendit të tij të origjinës duke u bërë person pa shtetsësi. Në karrierën e tij ai ka veshur edhe fanellat e Kispestit, Ujpestit, Viktoria Zizkovit, Romës, Barcelonës, Sabadell dhe Lecco. Me kombëtaren hungareze, dy paraqitje dhe dy gola.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110InterNyers

Recent Posts

  • Uncategorized

Dzeko ‘kapet’ me Brozon pas ndeshjes: “Sa mire qe nuk luajti sot ai sepse nuk do te kisha asnje shans une per…”

Pas fitores se djeshme ndaj Viktoria Plzen me rezultatin e thelle 4-0, Inter ka shkuar ne 1/8 e Champions League.…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana nuk i beson syve: “Jam totalisht i habitur nga ajo qe kam pare sot: nuk kisha pare ndonjehere nje…”

Diten e djeshme pas ndeshjes, per mediat ka folur edhe Andre Onana, qe ka pasur nje ndeshje teper te lehte.…

5 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, cmendet totalisht Laporta: “Kemi pare bashke Interin mbreme: nje torture. Jam i shkaterruar sepse ata…”

Joan Laporta, presidenti i Barcelones ka komentuar humbjen teper te rende te Barcelones diten e sotme 0-3 me Bayern Munich.…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Asllani heq nje peshe te madhe nga shpina: “Falenderoj shume shoket e skuadres: me kane hequr nje…”

Me nje jave perpara se te perfundoje faza e grupeve ne Champions League, Inter ka marre kualifikimin e saj sot…

5 hours ago
  • Uncategorized

INTER, CFARE FITORE DHE CFARE LAJMI: “Menjehere pas ndeshjes lajmi me i bukur i zikalterve vjen direkt nga…”

Ka qene nje Inter fantastik ai sot ne Meazza ku zikalterit e kane fituar ndeshjen ndaj Viktoria Plzen me rezultatin…

6 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

20 hours ago