Categories: 110Inter

#110Inter – Nje njeri i jashtezakonshem

Ngado që ta shohësh, historia e Giacinto Facchetti është e mrekullueshme, një shembull i shkëlqyer i integritetit, ndershmërisë dhe vlerave morale. Mbrojtës krahu shumë modern për kohën, ai në thelb shpiku rolin e mbrojtësit të krahut me tipare sulmuese, në thelb një sulmues i shtuar në gjysmë fushën kundërshtare ku shfaqej shpesh kërcënues falë edhe aftësive të tij atletike si të një vrapuesi në kategorinë e 400-metrave. Helenio Herrera, i cili në fakt ishte fans i tij, i ngjiti pseudonimin “Cipelletti”, nofkë e cila i mbeti gjatë gjithë jetës së tij.

Shtatëdhjetë e pesë gola shënoi Cipe gjatë karrierës së tij, më i bukuri nga të cilët ndaj Liverpool-it, në gjysmëfinale të Kupës së Kampioneve të vitit 1965, gol që kompletoi përmbysjen e rezultatit pas 1-3 në Anfield Road. Golin e 3-0 e shënoi Giacinto Facchetti, me një të djathtë prej kampioni, nga hyrja e zonës. “Giacinto i Madh”, e thërriste Gianni Brera, gazetari më i madh sportiv italian, i cili admironte tek ai fizikun dhe integritetin. Pas një karriere legjendare, u bë simbol i Interit edhe jashtë fushe, duke u bërë drejtues dhe më pas president.

“Ka ditë në të cilat të jesh interist është e lehtë, ditë në të cilat është detyrim dhe ditë në të cilat të jesh interist është krenari.”

Asnjë lojtar tjetër zikaltër nuk do të veshë më fanellën me numrin 3, të tërhequr nga klubi në nder të tij në vitin 2006. Kur mendon për Interin, vetvetiu të vjen në mendje edhe Facchetti, pjesa më e mirë e Interizmit.

Giacinto Facchetti ka lindur në Treviglio më 18 korrik 1942. Ai luajti ndeshjen e parë me Interin më 21 maj 1961 dhe të fundit më 7 maj 1978. Në këto vite, 634 ndeshje zyrtare me 75 gola të shënuar, 4 Scudetto, 2 Kupat Kampionësh, 2 Kupa Interkontinentale, 1 Kupë Italie dhe 1 Kampionat Europian me Kombëtaren Italiane. Në vitin 1965 ai përfundoi i dyti në klasifikimin e Topit të Artë, duke qëndruar vetëm pas portugezit Eusebio. Më 1995 ai u kthye në klub si drejtues, për të qëndruar si i tillë deri në ditën e vdekjes së tij, më 4 shtator 2006, kur mbante postin e Presidentit. Emri i tij është shënuar në Varrezat Monumentale të Famedios në Milano, në mesin e qytetarëve më të shquar e me merita të mëdha në fusha të ndryshme.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110InterFacchettiGiacinto Facchetti

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago