Categories: 110Inter

#110Inter – Osvaldo Bagnoli, magjistari i Bovisas

Ndoshta jo të gjithë e dinë se përpara Jose Mourinhos, ishte një trajner tjetër në historinë zikaltër që shpiku shprehjen e famshme “Io non sono un pirla”. Ai ishte quajtur “Magjistari i Bovisa-s”, më shumë se për origjinën e tij, sidomos për titullin e fituar në mënyrë të mrekullueshme me Veronan në vitin 1985. Osvaldo Bagnoli udhëhoqi Interin për gati dy sezone, nga 1992 në 1994, duke rindezur e atë shpirtin punëtor dhe të palodhur, tipik për rrethinat milaneze. Dhe ndoshta, asgjë më mirë se ajo frazë e huazuar vite më vonë ngë “Special One”, nuk mund ta përshkruante atë më mirë.

Duke folur për një nga dështimet më të mëdha të historisë zikaltër, sulmuesin maqedonas Darko Pancev, thotë se me të duhet shumë durim, dhe pastaj shton: “Por unë jam nga Bovisa e madje nuk jam as idiot”. Nga ana tjetër. Gianni Brera e përkufizon atë si Schopenhauer, si filozofi i madh gjerman. I sjellshëm dhe i respektueshëm, por si pasojë e karakterit të çiltër, e vendos punën në plan të parë dhe ka aftësinë për të nxjerrë më të mirën nga një grup kompakt djemsh të cilët i orienton drejt një objektivi të qartë. Ashtu bën tek Interi, kur merr ekipin nga një sezon në vendin e tetë, dhe pa asgjë për tu kujtuar.

“Me Pancevin duhet të kem durim sepse është maqedonas. Por unë jam nga Bovisa, dhe madje nuk jam as idiot”.

Ai merr një lojtar më cilësi të mrekullueshme, uruguajanin Ruben Sosa, i cili ka mbërriur tek Interi gati rastësisht, dhe rreth tij ndërton ekipin deri sa gjen mekanizmin e duhur, me të cilin arrin të trembë edhe Milanin e pamposhtur të Capellos, gati duke i rrëmbyer nga duart titullin. Rekuperon 11 pikë ndaj kushërinjve kuqezinj e, por kjo nuk mjafton. Në fund do të rezultojnë vendimtarë dy Derby-t e përfunduar në barazim dhe Milan shpallet kampion i Italisë. Sezonin pasardhës, Bagnoli është i pafat dhe largohet në javën e pestë të fazës së dytë, pas humbjes në shtëpi me Lazion, ndërsa në vend të tij vjen Gianpiero Marini. Edhe pa fituar asgjë, në një periudhë të ndërlikuar për Interin, mbetet kujtesa e një personi me cilësi të veçanta njerëzore dhe profesionale, si dhe ai pseudonim që u transmetua nëpërmjet brezave: magjistari i Bovisa-s.

Osvaldo Bagnoli (Milan, 3 korrik 1935) ish futbollist dhe trajner italian. Ai fitoi një Scudetto në sezonin 1984-85 në stolin e Verona-s, ndërsa ka qënë trajner i Interit nga viti 1992 deri 1994. Ai u rendit i dyti pas Milanit dhe në vitin pasardhës është shkarkuar në javën e pestë të fazës së dytë pas disfatës brenda fushe kundër Lazios. Gianpiero Marini u zgjodh në vendin e tij, edhe pse Bagnoli kishte vendosur të largohej në fund të sezonit. I quajtur “magjistari i Bovisa-s”, ai përfundoi karrierën e tij si trajner në moshën 59 vjeçare.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110InterBagnoli

Recent Posts

  • Uncategorized

Dzeko ‘kapet’ me Brozon pas ndeshjes: “Sa mire qe nuk luajti sot ai sepse nuk do te kisha asnje shans une per…”

Pas fitores se djeshme ndaj Viktoria Plzen me rezultatin e thelle 4-0, Inter ka shkuar ne 1/8 e Champions League.…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana nuk i beson syve: “Jam totalisht i habitur nga ajo qe kam pare sot: nuk kisha pare ndonjehere nje…”

Diten e djeshme pas ndeshjes, per mediat ka folur edhe Andre Onana, qe ka pasur nje ndeshje teper te lehte.…

4 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, cmendet totalisht Laporta: “Kemi pare bashke Interin mbreme: nje torture. Jam i shkaterruar sepse ata…”

Joan Laporta, presidenti i Barcelones ka komentuar humbjen teper te rende te Barcelones diten e sotme 0-3 me Bayern Munich.…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Asllani heq nje peshe te madhe nga shpina: “Falenderoj shume shoket e skuadres: me kane hequr nje…”

Me nje jave perpara se te perfundoje faza e grupeve ne Champions League, Inter ka marre kualifikimin e saj sot…

5 hours ago
  • Uncategorized

INTER, CFARE FITORE DHE CFARE LAJMI: “Menjehere pas ndeshjes lajmi me i bukur i zikalterve vjen direkt nga…”

Ka qene nje Inter fantastik ai sot ne Meazza ku zikalterit e kane fituar ndeshjen ndaj Viktoria Plzen me rezultatin…

6 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

20 hours ago