Categories: 110Inter

110Inter – Perandori qe pushtoi Milanon

Ishte 14 gushti 2001 ne Santiago Bernabeut. Ne fushe po mbaronte nje nga shume miqesoret lodhese, edhe pse me prestigj, te veres perpara kampionatit. Rezultati ndermjet Real Madrid dhe Interit ishte i ndalur 1-1, kur pese minuta nga fundi ne fushe futet nje djalosh brazilian 19 vjecar. Nje zevendesim qe prish monotonine dhe zhurmen e ‘muhabetit’ qe kishin filluar tifozet e pranishem ne Santiago Bernabeu.

Por, ate dite, ndodh dicka me shume. Goditje denimi per Interin nga hyrja e zones. Vjen urdheri i prere nga Cuperi ne pankine: lereni ta gjuaje djaloshi. Nje dhurate debutimi ne nje nga skenat me prestigjoze ne bote? Mbase po, mbase jo. Dicka qe, ai nentembedhje vjecar qe buzeqesh gjithmone, e kishte pare me perpara si do te shkonte ajo goditje denimi ne stervitje por qe shoket e skuadres as nuk e kishin menduar ate qe do te ndodhte pas pak. Pothuajse 180 kilometra ne ore fuqia e asaj goditje denimi qe u godit nga e majta dhe qe hyri ne porte pak poshte traverses. Adriano Leite Ribeiro u prezantua keshtu perpara tifozeve te tij, duke i bere qe ta harronin, edhe pse vetem per pak kohe, nje tjeter brazilian qe me bluzen zikalter kishte treguar shume gjera.

“Kam disa karakteristika te ngjashme me Ronaldon, por jam i ri, jam 19 vjec. Kam akoma shume per te mesuar dhe shume per te punuar.”

Kur rritesh ne Rocinha, nje nga favelat me te rrezikshme dhe te tmerrshme ne Brazil, talenti mund te te shpetoje jeten. Dhe Adriano, qe ne Milano do te behej per te gjithe ‘Perandori’, talentin e ka me teprice. Eshte i fuqishem, i shpejt, fizik por ne menyre te pabesueshme pasionant. Nje karakteristike qe do te shihej me vone se do te ishte nje thike me dy presa. Emotiviteti i tij perbehet nga dashuria e tifozeve, nga stima e tranjerit, por kur ne fushe zbirste ajo e majte nuk pyeste per asgje dhe progresi ishte i jashtezakonshem. Per kete dine dicka edhe djemte e Luciano Spallettit ne ate Inter-Udinese te sezonit 2004-2005 kur u bene ‘qesharak’ ne ate gol te pesuar me nje inkursion prej 50 metrash nga Perandori: te parakaluar, te dribluar, anulluar, perpara se braziliani 19 vjecar te shenonte nje nga golat me te bukura te karrieres se tij por dhe te historise se Interit.

Adriano Leite Riberio (Rio de Janeiro, 17 shkurt 1982) vjen tek Interi ne veren e 2001. Me bluzen zikalter do te luante deri ne sezonin 2008-2009 (ne mes tre eksperienca ne huazim tek Fiorentina, Parma dhe San Paolo). Ne Milano kolelsionoi tre kampionate, dy kupa Italie dhe tre superkupa Italie. Veshi bluzen e kombetares braziliane per 48 here duke shenuar 27 gola. Me Brazilin fitoi nje kupe Amerike dhe nje Confederations Cup.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110Interadriano

Recent Posts

  • Uncategorized

Dzeko ‘kapet’ me Brozon pas ndeshjes: “Sa mire qe nuk luajti sot ai sepse nuk do te kisha asnje shans une per…”

Pas fitores se djeshme ndaj Viktoria Plzen me rezultatin e thelle 4-0, Inter ka shkuar ne 1/8 e Champions League.…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana nuk i beson syve: “Jam totalisht i habitur nga ajo qe kam pare sot: nuk kisha pare ndonjehere nje…”

Diten e djeshme pas ndeshjes, per mediat ka folur edhe Andre Onana, qe ka pasur nje ndeshje teper te lehte.…

5 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, cmendet totalisht Laporta: “Kemi pare bashke Interin mbreme: nje torture. Jam i shkaterruar sepse ata…”

Joan Laporta, presidenti i Barcelones ka komentuar humbjen teper te rende te Barcelones diten e sotme 0-3 me Bayern Munich.…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Asllani heq nje peshe te madhe nga shpina: “Falenderoj shume shoket e skuadres: me kane hequr nje…”

Me nje jave perpara se te perfundoje faza e grupeve ne Champions League, Inter ka marre kualifikimin e saj sot…

5 hours ago
  • Uncategorized

INTER, CFARE FITORE DHE CFARE LAJMI: “Menjehere pas ndeshjes lajmi me i bukur i zikalterve vjen direkt nga…”

Ka qene nje Inter fantastik ai sot ne Meazza ku zikalterit e kane fituar ndeshjen ndaj Viktoria Plzen me rezultatin…

7 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

20 hours ago