Categories: 110Inter

#110Inter – Shigjeta e zeze

Kombetarja e Spanjes nuk beri nje figure te mire ne Boterorin e 1962 ku u eleminua ne raundin e pare nga Cekosllovakia dhe Brazili. Por komisari teknik i saj eshte dikush qe di te perfitoje avantazhe edhe nga humbjet: nderkohe qe observonte stervitjet e brazilianeve, Helenio Herrera zbulon nje sulmues krahu qe nuk eshte aspak keq, nje djalosh i zi, 21 vjecar i cili eshte nje shigjete e vertete ne fushe dhe qe ka nje kembe te rafinuar. Tek kombetarja e tij ishte thjesht rezerva e Garrincha, por ne Itali mund te bente diferencen. Keshtu, kur ne shtator rikthehet ne pankinen e Interit, “Magjistari” e mer me vete Jair Da Costa.

Ne ato kohera nuk ishte dicka normale te shikoje nje lojtar me ngjyre ne nje skuader futbolli: shume kuriozitet per ate djalosh amerikano latin qe nuk njeh asnje fjale ne italisht dhe ne fillim as nuk mund te luante dot, sepse dy vendet per eksta-komunitare ne skuader ishin tashme te zena. Por kur fillon ta beje kete gje, ai ripaguan te gjithe besimin e patur tek ai: gol ne debutim ndaj Genoas dhe ben nje nga shume ndeshjet e tij te medha me bluzen zikalter dhe Jair do te ishte nje nder lojtaret qe do te mbahet mend nga tifozet zikalter dhe nje nga lojtaret me te mire nen presidencen Angelo Moratti. Ne vitet qe do te vine me pas, gjerat shkojne akoma me mire: “Shigjeta e zeze” eshte i pakapshem kur vrapon ne krah, makthi me i madh i te gjithe mbrojtesave te krahut ne kampionat. Klas dhe fuqi e ndjekin edhe ne Europe ku arrin te shenoje gola te paharrueshem dhe deciziv. Ne vitin e tij te pare ne Kupen e Kampioneve shenon kater gola, ne te dytin tre, ku njerin prej tyre ne ate 27 maj 1965 qe vlen aq shume.

“Erdha ne Milano kur kisha vetem 22 vjec mbi shpine, nuk njihja asgje, per mua ishte cdo gje e re madje edhe bora…”

Finalja kunder Benfides qe luhej ne Milano ishte nje beteje teper e veshtire sepse mbi terren kishte rene nje shi i rrembyeshem: nuk ka aspak vend per finte sepse ne fushe rreshqitej shume. Jair ne minuten e 43 mer topin nga Sandro Mazzola dhe e gjuan drejt portes ne renie e siper: portieri, i genjyer nga levizja e topit nuk arrin ta kape dot dhe keshtu vjen goli i fitores. Nuk eshte goli me i bukur i aventures se tij tek zikalterit, por eshte sigurisht me i rendesishmi. Kur Interi fitoi Kupen e dyte te Kampioneve rresht, askush nuk po pyeste me se cfare Jair da Costa ben ne Itali.

Jair da Costa (Santo André, 9 luglio 1940) vjen tek Interi ne 1962 nga Portugesa per 170.000 dollare. Me zikalterit luan 233 ndeshje, shenon 64 gola dhe fiton kater kampionate, dy Kupa Kampionesh, dy Kupa Bote per klube. Ka veshur edhe bluzen e Romes dhe Santos. Me kombetaren Braziliane fitoi Boterorin e 1962 por pa zbritur asnjehere ne fushe.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110InterJair

Recent Posts

  • Uncategorized

“Inter, askush nuk e thote, por Inzaghi me ‘tek levizje’ ndryshoi sezonin: qe prej momentit kur ai besoi tek…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka folur per evolucionin e Hakan Calhanoglu, i cili ka qene celesi i…

2 hours ago
  • Uncategorized

FCIN – Inter, gati sulmi per nje lojtar te Bundesliges qe eshte kerkuar edhe perpara 2 verash? Ja detajet!

Nje thyerje e pjesshme e ligamenteve lidhese te gjurit. Kjo ka qene diagnoza e dhimbshme qe e la jashte fushave…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Adani nuk permbahet: “Inter-Barca? Te gjithe flasim per Interin, por askush nuk tha se sa amatore ishte…”

Daniele Adani, duke folur si gjithmone per Bobo TV, eshte ndalur perseri te ndeshja Barcelona-Inter e luajtur javen qe kaloi.…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta pranon gjithcka? “Ja si qendron puna me Milan Skriniar: nga ajo qe kam pare, lojtari nuk…”

Diten e djeshme Beppe Marotta ka dale perpara mediave per te prekur disa tema ku me e rendesishmja ka qene…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marco Barzaghi zbulon emrin e pare? “Pronari i ri i Interit mund te quhet… Ernesto Bertarelli: ja kush eshte ai”.

Ne ditet e kaluara, Calcio e Finanza ka folur per nje oferte per 100% te aksioneve te Interit nga ana…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe fenomeni Ronaldo: “Interi im gjigand kunder Barcelones. Larg nga vendi pare ne Serie A? Prisni sepse…”

Diten e djeshme, ne ceremonine madheshtore te Topit te Arte, ka qene prezent edhe Fenomeni Ronaldo. Braziliani qe ka bere…

3 hours ago