Categories: Ne plan te pareNotat

NOTAT – Handanovic i pakalueshem, Icardi i pagabueshem. Vetem Perisic eshte ai qe…

Interi arrin te fitoje ndaj Lazios nje ndeshje shume te rendesihme duke dominuar totalisht ne cdo copez te saj. 

Zikalterit hodhen ne tapet skuadren nga kryeqyteti me rezultatin 0-3 ne Olimpico.

Keto jane notat e ndeshjes nderkohe:

HANDANOVIC – 7

Deri ne momentin kur rezultati ishte 3-0 per te ishte nje administrim normal, me pas reagon ndaj goditjeve te Correa dhe Immobile qe kerkojne qe ta kalojne. Por nuk mund te bejne gje, kerkon te mbaje porten e paprekur dhe ja arrin qellimit.

VRSALJKO – 6.5

Nje fillim i veshtire, sepse ne krahun e tij eshte Lulic me shoket qe shtyjne per te krijuar raste potenciale per gol. Me mire ne fazen ndertimit te lojes, edhe pse dialogu me Politano-n ne krah per pak sa nuk prishet. Taktikisht i rregullt, ndonjehere per shkak te kujdesit nuk shtyn perpara ne krah (i zgjuar).

SKRINIAR – 7

Immobile e ngacmon vazhdimisht dhe shpeshhere Ciro del i irrituar. Nje performance madheshtore, nuk gabon pothuajse asgje, dhe topat e derguar nga Lazio ne menyre te deshperuar ne zonen e Interit jane pre e mirepozicionimit te tij.

MIRANDA – 6.5

Nje mbremje pozitive per brazilianin, qe evidentohet menjehere per nje rekuperim madheshtor ndaj Immobile, duke eleminuar nje episod qe mund te kishte ndryshuar ndeshjen, disa situata te pakuptueshme ne fazen e levizjes se topit, por aktivizon ne menyre te shkelqyer detyrat e tij mbrojtese.

ASAMOAH – 6.5

Nga ana e tij shume pak depertime, por shume mire ne fazen mbrojtese gjate te ciles evidentohet per disa nderhyrje precize. Gjithmone prezent ne fazen e suportimit, shoket dine ku ta gjejne ne momentin e duhur.

VECINO – 6.5

Ndonjehere duket si rrembyes kur eshte momenti per te dhene topin ne kohen e duhur. Por eshte gjithmone ne zemer te ndeshjes dhe presingu qe ai ushtron eshte shume i vlefshem per te hequr topin nga zona e rrezikshme.

BROZOVIC – 7.5

Ritmi i afrimit te tij nuk le asgje te mire per te parashikuar: shume akademik dhe pak i pasakte. Me pas fillon te ingranohet dhe niveli i performances rritet, ashtu si dhe kualiteti i lojes se tij. Goli eshte pergjigja ndaj atij qe e keshillon qe te provoje.

POLITANO – 6.5

Jo shume mire ne fillim, sepse vuan te gjeje hapesira dhe tendencen qe te vije rrotull vetes dhe te kthehet ne te majte duke humbur kohen e lojes. Ma kalimin e kohes fillon te zgjohet dhe fillon te gjeje zgjidhje interesante, mbi te gjitha duke sulmuar ne qender dhe duke ngritur koken per ti dhene ze te majtes se tij. Kthehet edhe ne mbrojtje.

JOAO MARIO – 6

Debutim ne kampionat ne nje ndeshje per te thene pak e komplikuar, leviz si nje mesfushor i shtuar dhe kufizohet me detyrat qe i ka dhene Spalletti. Nuk rrezikon ne asnje sens.

BORJA VALERO – 6.5 (nga min 57 ne loje)

Eshte mese e dukshme freskia e tij dhe norma teknike qe vjen ne ndihme te Interit ne momentin kur kishte me shume nevoje. Nuk tregohet individualist, duke i sherbyer nje asist Icardit per golin e trete.

PERISIC – 5.5

Protagonist ne rastin e avantazhit zikalter, ka shume pak raste dhe per me teper qe nuk i shfrytezon ashtu sic duhet. Mbi te gjitha ne pjesen e dyte kur lojtaret e Lazios fillojne te krijojne hapesira. I nevojshem ne fazen e mbulimit, shume pak produktiv perpara.

ICARDI – 8

Nje verdikt autentik. dy topa ne zone, dy gola. Dhe pervec kesaj i shtohet edhe shume mbeshtetje ndaj skuadres, si ne rastin e mbulimit te pare qe e shikon protagonist ne fazen e ndertimit te aksionit. Ne kete moment nuk ka menyre tjeter per ta ndaluar.

SPALLETTI – 7

Shkon ne Olimpiko me idene per te kontrolluar lojen dhe ja arrin. Interi i tij peson dicka nga Lazio ne pjesen e pare, me pas merr masat dhe fillon te fshehe topin, duke realizuar edhe dy gola ne pjese te pare. Joao Mario nuk luan ndeshjen e jetes, por shume legjitime zgjedhja e trajnerit qe i besoi portugezit. Nje ndeshje e pergatitur ne menyren e duhur.

Nga minuta e 87 GAGLIARDINI dhe KEITA nuk kane nota.

Ardis

Share
Published by
Ardis

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Marotta eshte gati te beje nje cmenduri ne Serie A? “Lojtari i krahut te djathte ne merkato mund te vije pikerisht nga…”

Merkato mban gjithmone brenda saj te papritura dhe e tille mund te jete edhe ajo qe mund te ndodhe gjate…

5 hours ago
  • Uncategorized

Juventus-Inter, flet edhe Felipe Melo: “Ja per ke do te bej tifo sot. Simone Inzaghi eshte nje…”

Ai Juventus-Inter ka luajtur disa, dhe e ka bere kete gje me te dyja fanellat por sot, Felipe Melo nuk…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter-Skriniar, cfare lajmi: “Ja deri kur pritet te jete kontrata e re: lojtari do te kape keshtu…”

Milan Skriniar mund te perfaqesoje per tifozet e Interit nje nga lajmet me te bukura te mundshme te ketyre koheve.…

5 hours ago
  • Uncategorized

Juventus-INTER, ja formacioni i zgjedhur nga Inzaghi: “Nje mungese tjeter e rendesishme? Temperature e larte per…”

Diten e sotme do te zbrese ne fushe Juventus dhe Inter per tu perballur ne Allianz Stadium te Torinos ne…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dalin pergjigjet e kontrolleve te reja per Lukaku: “Ja kur pritet te luaje perseri per Interin: ndaj…”

Ashtu si eshte parashikuar, ne transferten e veshtire te Torinos, Simone Inzaghi nuk do te kete Romelu Lukaku ne dispozicion.…

1 day ago
  • Uncategorized

Skriniar, cfare ka ndodhur me Interin qe ka shtyre edhe Marotten te flase ashtu? “Me sa duket, gjithcka varej nga…”

"Per Skriniar jam optimist se mund te vije nje mbyllje e tratatives per rinovimin perpara ndeshjes se fundit te kampionatit".…

2 days ago