Categories: MerkatoNe plan te pare

Agj. Guarin: “Donte te qendronte. Ishte ideja e drejtuesve dhe Mazzarrit. Si mund te qendroje tani kur…

Sulm shume i rende i Marcelo Ferreyra kundrejt Interit. Agjenti i Fredy Guarin, i nderhyre ne nje transmetim televiziv ne Kolumbi, ka sulmuar shoqerine por edhe teknikun Mazzarri. inter.al u sjell te plota ne shqip fjalet e agjentit:

Mungojne 3 dite nga fundi i merkatos, nuk kemi akoma asnje informacion zyrtar, Inter nuk na ka komunikuar asgje as mua dhe as Fredyt. Nuk e dime cila eshte ideja, cili eshte projekti. Kishin mbyllur nje tratative me Juventusin, por kur ishte momenti i firmave jane terhequr. Pse? Thone per presionin e tifozeve, ka nje rivalitet antik mes dy tifozerive. Por panorama nuk eshte e qarte. Eshte e cuditshme si mund te mos e kishin parashikuar me pare kete gje.

SHUMA E PARAVE QE DO MERRTE INTERI NGA TRATATIVA – “Nuk kam marre pjese ne tratativen mes klubeve. As une dhe as Fredy nuk donim qe te largohej nga Inter, nuk e di nese Inter ka marre oferta, sepse ne nuk e kemi bere, as nga Chelsea qe flitej aq shume. E di qe Mourinho e donte sepse ma ka thene mua. Nuk di cfare te them por marreveshje mes Inter dhe Juve ishte e mbyllur. Fredy nuk donte te linte Interin dhe me kishte thene te mos kerkoja skuader sepse donte te qendronte. Interi kishte premtuar rinovimin ne 30 qershor 2013, pastaj me kane thene qe nuk do kishte as rinovim dhe as rritje rroge per shkak te ndryshimit ne shoqeri. E kishim shume te qarte panoramen, dhe sigurisht nuk na pelqeu, sepse nuk mund te premtosh dicka dhe pastaj mos e mbash. Ne mes te janarit me kane komunikuar qe ishte gjetur nje marreveshje me Juven dhe qe duhet te vija me nxitim ne Itali.

GUARIN-INTER – “Ka nje kontrate. Prej te martes asnje drejtues nuk ka folur me mua ose Fredyn. Nuk e dime cfare do Inter, sepse e ka anulluar tratativen. Tani eshte e veshtire te jetosh ne Milano, nje qytet ku ka shume pasion, ka patur probleme per gruan e Fredyt dhe gjithashtu edhe me Fredyn. Sot kemi arritur limitin. Kerkojme respekt. Dhe duam qartesi. Ka patur agresione verbale per bashkeshkorten ne supermarket, prandaj kane ardhur nga Kolumbia vellai dhe babai. Dhe tani jane ne Milano. Nuk eshte nje situate e lehte. Dhe Fredy eshte shume i trishtuar sepse nuk e ka kerkuar asnjehere shitjen, asnjehere. Ka qene nje vendim i drejtuesve dhe i teknikut Mazzarri. Fredy ishte i lumtur tek Inter.

MAZZARRI – “Nuk eshte e thjeshte te kthehesh te punosh me nje teknik qe te kerkon te largohesh per te ndihmuar shoqerine. Nuk e di nese termi me i sakte eshte qe ‘Mazzarri nuk donte shitjen’. Nuk mund ta besoj, eshte e sigurt qe te gjithe e kane aprovuar shkembimin. Por eshte shume e komplikuar. Fredy pelqehet ne te gjithe boten, pervec se tek Inter. Tani qe kane kaluar 7 dite dhe asnje nuk e ka pyetur nese gruaja dhe femijet kane nevoje per nje gote uje. Tani kush me garanton qe Fredy nuk do sulmohet neser? Kush del garant?

SHITJA – “Une nuk e kam ngritur asnjehere telefonin per te folur me skuadra te tjera, asnje skuader ne bote. Punoj me Fredyn prej 9 vitesh, karriera e tij eshte projektuar per te miren e tij. Tani une nuk kerkoj skuadra qe mos jene ne nivelin e Interin. Dhe nuk ka shume skuadra si Inter ne bote. E vetmja gje qe duam per momentin eshte respekti. Duam qe dikush te na shpjegoje ‘pse-ne’ e gjithe kesaj.

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: guarin

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

20 hours ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

21 hours ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

21 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Biasin nuk permbahet: “Beni mire te mbani mend dicka per Lautaro Martinez: kur te mos shenoje per dy ndeshje…”

Ne kete moment, tek Inter ka vazhduar edhe njehere tjeter momenti magjik i sulmuesit Lautaro Martinez. Pasi ka shenuar dy…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi zbulon: “Ja pse e bera zevendesimin Lautaro-Bellanova ndaj Fiorentines: nuk…”

Fitorja e Interit ne minuten e fundit ne Franchi ka qene nje fitore shume e rendesishme dhe sipas Inzaghit, ka…

1 day ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Duhet te themi dicka per kete Inter: e pate ndaj Fiorentines? Kane sjelljen e nje…”

Lele Adani, duke folir per sudiot e "90 minuto", ka komentuar diten e djeshme ne darke fitoren e Interit ndaj…

1 day ago