Categories: MerkatoNe plan te pare

Agj. Schelotto: “Interi ka thene qe Mazzarri nuk e do”

Ezequiel Schelotto ka treguar gjithmone kohet e fundit qe ka ne mendje vetem Interin, por ne realitet e ardhmja e tij eshte larg Milanos. Lojtari argjentinas ka pak shanse te veshe fanellen zikalter, me perjashtim te nje situate ku mungojne ofertat qe do e detyronin Interin te respektonte kontraten e lojtarit te krahut. Kete e konfirmon agjenti i tij, Daniele Boaglio, ne nje interviste ekskluzive per FcInterNews. Ja fjalet e tij, mjaft te qarta:

Jane te verteta fjalet qe e japin Schelotton afer Torinos dhe Genoa?

“Nuk di asgje. Me duken vetem zera gazetash.”

Mazzarri e donte tek Napoli. Nuk mund ti jape nje mundesi te dyte me fanellen zikalter?

“Nuk e di mendimin e tij. Ne Nuk flasim me trainerin, por me Interin. Ndoshta ka ndryshuar mendim prej kohes te Napolit. Nga Interi na kane lajmeruar qe duan te bejne nje operacion ‘ne dalje’ per Schelotton. Mazzarri ka zgjedhur te mos perfitoje nga paraqitjet e tij.”

Si prezantohet ne stervitje nje lojtar qe do te largohet?

“Ai do te jete normalisht ne Pinetina per grumbullimin. Tani eshte nje situate e zakonshme qe te besh pregatitjen me nje skuader dhe te largohesh pastaj. Si shume te tjere do te niset per Pinzolo por e di qe duhet ta kete valixhen gati. Merkatoja mbyllet ne 2 shtator, deri sa te jene transferimet e hapura, do te kete mundesi per tu larguar. Eshte e thjeshte qe nje shitje te behet me vone. Merkatoja nis zyrtarisht sot dhe stervitja pas 10 ditesh. Eshte e pamundur qe skuadrat te bejne merkato para asaj dite.”

Pra largimi i tij eshte i sigurt tani?

“Ka kater vjet kontrate por ka nje mundesi te forte per te bere nje operacion ne dalje. Ne kete rast do te ulemi ne nje tavoline dhe do te vendosim nese zgjidhja eshte e pranueshme. Nese nuk do te jene kushtet do te qendroje tek Interi dhe do te respektoje kontraten. Zikalterit jane zoterinj nen kete aspekt dhe do e mbajne fjalen.”

Ka oferta per momentin?

“Po vleresojme ndonje oferte por nuk ka asgje konkrete ose zyrtare akoma. E perserit, nese do te vije oferta e duhur, Schelotto eshte ne ikje.”

Cila eshte deshira e tij?

“Ai kishte ardhur me idene te qendronte gjithe jeten tek Inter. Kjo eshte deshira e tij, por situata ka ndryshuar. Sinjali qe na ka ardhur nga Interi eshte te shitet lojtari.”

Cilat jane kohet per nje largim te tij?

“Tani per tani nuk ka asgje te avancuar, vetem disa diskutime paraprake. Do te shikojme ne ditet ne vazhdim. Merkatoja nis zyrtarisht sot. Nese duhet te largohet, eshte me mire ta beje sa me pare te jete e mundur qe ta beje pregatitjen verore me skuadren e re, per te njohur ambientin dhe shoket. Por te jete e qarte, deri sot nuk ka ardhur asnje oferte zyrtare.”

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: merkatoschelotto

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh me Handanovic? “Me sa duket lojtari ka filluar te kete nje dyshim te forte per…”

Pas 11 vitesh martese, duket se mund te mbaroje shume shpejt (ne qershor...) historia e dashurise mes Interit dhe Handanovic.…

19 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SPANJA – “Inter, kujdes: per objektivin e madh mund te futen ne gare edhe ‘parate e sheikeve’: oferte nga…”

Diten e sotme ne Spanje ka pasur hapsire edhe per Marcus Thuram, nje nga protagonsitet e Boterorit ne Katar me…

19 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, Laporta nuk permbahet: “Cfare tmerri ka qene eleminimi ndaj Interit. Ajo ndeshje me ka bere te…”

Pasi kane ftuar Xavi pak dite me pare, Barca TV ka hapur studiot e saj edhe per presidentin e Barcelones,…

19 hours ago
  • Uncategorized

Flet edhe agjenti i Lautaro dhe Hakimi: “Lauti i dashuruar me klubin. Hakimi tek Inter? Nuk e di, ai eshte…”

Alejandro Camano, agjenti i Lautaro Martinez, eshte ndalur te flase per mikrofonat e TVPLAY_CMIT duke u ndalur ne disa tema te…

19 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Asllani dhe i dergon nje mesazh Inzaghit: “E rendesishme te luaj sepse keshtu shoket kane me…”

Diten e djeshme pas fitores ne miqesore, per mediat eshte ndalur te flase edhe talenti shqiptar i Interit, Kristjan Asllani.…

19 hours ago
  • Uncategorized

Biasin zbulon: “E ardhmja e Interit? Une i njoh mire realitetin dhe faktet: e di te sigurt qe Zhang po…”

Ne nje lidhje direkte per Telelombardia, Fabrizio Biasin eshte rikthyer te flase per te ardhmen e Interit dhe pronaret e…

19 hours ago