Categories: Ne plan te pare

Agjenti i Botta: “Ishte prane largimit, por ka qene Mazzarri qe e ka mbajtur. Tek Inter eshte i lumtur, por ka oferta nga…”

Midis lojtareve qe kane terhequr shume vemendje ne kete pjese te dyte te sezonit te Inter eshte sigurisht Ruben Botta. Argjentinasi, pasi eshte rekuperuar nga demtimi i madh ne gju pranveren e kaluar, duhej fillimisht te shkonte te luante tek Livorno per te rekuperuar kushtet e tij fizike ne fushe, por ne fund Mazzarri ka dashur ta mbaje ne Milano duke shpresuar qe te ishte i dobishem per kauzen zikalter. Megjithate ka pasur shume pak hapesira per lojtarin dhe e ardhmja ne keto momente nuk eshte e qarte, nga momenti qe repati ofensiv mund te pesoje ndryshime ne vere. Per te kuptuar me shume rreth kesaj ceshtje FcInterNews.it ka kontaktuar ekskluzivisht Sergio Levinton agjentin e lojtarit. Ja dhe fjalet e tij:

Si i shikoni muajt e pare te Botta tek Interi? Eshte i lumtur tek Inter?

“Natyrisht eshte i lumtur qe ka nje kontrate me Inter, por per tipin e lojtarit qe eshte do te ishte me i kenaqur nese do te arrinte te luante disa minuta me shume, por eshte duke u kthyer nga nje demtim dhe besoj se jane duke e rekuperuar ngadale sepse demtimi i tij ishte i rende”.

Me cilin eshte i lidhur tek Inter? Kush e ka ndihmuar?

“Ka nje marredhenie te shkelqyer me argjentinasit e Inter. Eshte shume i lumtur dhe ata jane profesioniste dhe lojtare te medhenj qe e kane ndihmuar shume ne integrimin e tij. Ka nje raport shume te mire me te gjithe bashkekombasit e tij, por mbi te gjitha me Samuel dhe Zanetti. Ata, duke qene me te medhenj se ai, e keshillojne shume dhe jane profesioniste te shkelqyer dhe persona shume te mire”.

Cfare raporti ka me Mazzarrin?

“Ka nje raport te mire. Mazzarri eshte nje trajner i rendesishem qe ka besuar shume ne rekuperimin fizik te Botta dhe nuk ka lejuar qe lojtari te shkonte ne forme huazimi tek skuadra si Torino apo Livorno apo skuadra te tjera europiane qe e kerkonin. Trajneri ka marre vendimin qe Botta te qendronte tek Inter sepse mendoj se ka shume besim tek ai. Ne te gjitha keto ndeshje nuk ishin ndoshta kushtet fizike te nevojshme per te luajtur, por trajneri synon ne kete moment ne nje sistem te vendosur loje dhe ne fund eshte ai i cili merr vendimet se kush luan. Por di qe ka qene Mazzari qe ka vendosur per ta mbajtur lojtarin. Besoj qe Ruben do te kete mundesine per te luajtur dhe per te treguar cilesite e tij si lojtar ne cfaredo momenti.

Vitin e ardhshem, pas boterorit, do te qendroje apo do te largohet?

“Ky nuk eshte nje vendim qe na takon neve.  Inter, si klub dhe institucion, do te vendose nese Botta do te jete i nevojshem per sezonin e ardhshem apo do te shitet. Ky vendim se pari i takon klubit, nuk i takon as lojtarit dhe as agjentit. Ne vazhdim do te jemi ne qe do te vendosim nese do te pranojme ofertat. Ka shume kerkesa per Botta qe vijne nga Europa, por vendimi, e perseris, i takon Interit”.

Cilat jane skuadrat e interesuar per Ruben tani?

“Jane shume skuadra europiane dhe te rendesishme, por nuk dua te flas ne keto momente. Jane skuadra te Bundesliga, te Premier League, te la Liga por edhe skuadra italiane, por gjeja me e rendesishme, perseris, eshte qe vendimi i takon Interit. Pasi shoqeria te marre vendimin e saj do te flasim te gjithe se bashku per te vendosur te ardhmen e lojtarit. Por tani, Inter kerkon ta mbaje Botten, kete mund ta siguroj”.

Ardi Deda

Share
Published by
Ardi Deda
Tags: Ruben Botta

Recent Posts

  • Uncategorized

NOTAT E GAZZETTA – “Asnje dyshim per me te mirin e ndeshjes nderkohe nje note 5 shkon per…”

Ka pasur nota shume te larta per Interin nga La Gazzetta dello Sport diten e sotme ne mengjes pas fitores…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana i dergon nje mesazh direkt Inzaghit: “Fitore e merituar kjo. Alternimi me Handan? Nuk nje gje e…”

André Onana, pas fitores ndaj Barcelones, eshte ndalur per te folur per mikrofonat e Sky Sport Italia dje. Keto kane…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, gezimi ne kampin zikalter ‘zgjat pak’: “Sapo eshte humbur nje tjeter lojtar per shkak demtimi. Probleme per…”

Inter ka fituar nje ndeshje shume te madhe diten e djeshme ne shtepine e saj ne Meazza kunder Barcelones. Zikalterit…

3 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, Xavi nuk permbahet: “Ky eshte nje trup, arbitri ka qene i padenje. Nuk e kuptoj se si Inter…”

Ne fund te ndeshjes, tranjeri i Barcelones, Xavi Hernandez, duket se ka leshuar fjale shume te renda ne drejtim te…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare fjalesh edhe nga Lautaro: “Si mund te mungoja une ne nje ndeshje si kjo? I premtoj tifozeve se nga sot…”

I intervistuar nga Inter TV, Lautaro Martinez ka analizuar shkurt ndeshjen e djeshme qe zikalterit kane fituar ne San Siro…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Mikhitaryan shume i ashper: “Fitore e merituar, por ju lutem mos thoni se sezoni ka filluar tani sepse…”

Henrikh Mkhitaryan, pas suksesit me Barcelonen, duket se nuk ka kohe per te festuar por deshiron te punoje me shume.…

6 hours ago