Categories: Ne plan te pare

Alvarez: “Tani e dime se çfare duhet te bejme. Une ndihem me i forte. Roli im…”

Ricky Alvarez, i intervistuar nga TuttoSport, ka folur per fillimin e ketij sezoni me Interin, si nje protagonist i pamenduar, duke e nisur nga nje analize per ndeshjen kunder Juventusit:

Nje ndeshje e mire ajo kunder Juventusit, apo jo?

Po, ishte nje ndeshje e madhe. Kemi filluar te kuptojme se çfare do trajneri. Pavaresisht rezultateve, me e rendesishme tani eshte te kuptojme funksionimin e lojes. Skuadra duhet te levize mire.

Ju keni bere nje ‘shaka’ te bukur kunder bashkekombasit tuaj Tevez dhe tifozeve bardhezinj: ishit ju qe i dhate goditjen e pare juventineve…

Po, eshte e vertete, por gjeja me e rendesishme eshte qe po bejme nje pune te mire ne pergjithesi, ky grumbullim veror do i jape frytet. Kunder Juventusit ka pasur nje shpirt sakrifice nga te gjithe, kjo eshte e vetmja menyre qe te rinisemi. Tevez eshte nje lojtar i madh dhe kete e ka treguar. Mendoj qe ketu eshte nje futboll tjeter ne krahasim me ate qe eshte mesuar ai, por me cilesite qe ka besoj se nuk do t’i duhet shume per te ambjentuar.”

Tani u bene dy sezone qe jeni ne Itali. Ne fillim te sezonit te kaluar keni pasur disa veshtiresi. Tani e filluat mire sezonin. Çfare ka ndryshuar?

Ka ndryshuar shume, tani kam me shume besim. Kam bere nje mire ne grumbullim, pikerisht ajo qe me mungonte, ndihem shume i forte ne fushe. Me pare kam pasur disa probleme fizike, por tani jam shume mire.

Ne momentet e veshtira nuk e keni menduar kalimin tek Arsenali? Ose ne Argjentine?

Absolutisht jo, nuk e kam menduar asnjehere nje gje te tille. Kur erdha e dija qe nuk do ishte e lehte: nje skuader kaq e rendesishme, nje nga klubet me te medha ne bote. Nese do te kthehesha ne Argjentine do te ishte nje hap mbrapa. Por objektivi im ka qene qe te ecja perpara, te permiresohesha gjithmone.”

Shtysa e Morattit ka qene nje ndihme e rendesishme?

Po. Ne te vertete, presidenti eshte gjithmone afer skuadres, i ndihmon te gjithe. Mbeshtetja e tij eshte ndjere tek te gjithe.”

Ndryshimet e shoqerise nuk kane lidhje me ju lojtaret?

Jo, ne mendojme vetem per te luajtur, per tu stervituar dhe per te punuar mire.

Mire dhe shume. Mazzarri po punon ashper.

Trajneri i ka idete shume te qarta per menyren se si duhet te luaje skuadra. Po fillojme ne veme ne praktike ate qe ai do, por duhet te rritemi ende shume. Ai insiston shume mbi taktikat. Kur zbresim ne fushe e dime me saktesi se çfare levizjesh duhet te bejme, se si ti gjejme shoket e skuadres.

Ju pelqen sistemi i ri i lojes? Pozicioni ne fushe? 

Sistemi me pelqen, gjendem mire. Ne fillim kam luajtur si mesfushor, ndersa kunder Juventusit kalova pak me perpara.”

Dyshja Alvarez-Palacio duket se po funksionon mire.

Me te eshte e thjeshte, ben levizje shume te mira. Mendoj se çdo lojtar tjeter do pershtatej me te.

Tek Interi nuk mungon konkurrenca.

Fale Zotit! Konkurrenca te ben mire, e dime te gjithe qe duhet te bejme maksimumin per te gjetur nje vend ne formacion. Ambjenti eshte shume i mire. Duke punuar shume, do vijne dhe rezultatet e mira.”

Per shembull?

Te shohim…Ne fillim duhet te fillojme sezonin mire, me pas kemi Kupen e Italise. Te shohim deri ku do arrijme.

Keni objektiva kete sezon? Eshte dhe boterori…Ne nje te ardhme te afert, nuk do jete nje miqesore kunder Italise.

Hapi i pare per te luajtur ne Kombetare eshte te bej mire tek Interi. Objektivi im eshte te luaj sa me shume. Therritja ne Kombetare do jete si pasoje e lojes sime.

Çfare ndryshimi ka mes Contes dhe Mazzarrit? Ju tremb klima e klubit juventin?

Sinqerisht nuk e di… ne mendojme vetem per tu permiresuar. Skuadrat qe duan te fitojne punojne shume, kjo eshte ajo qe duam dhe ne. Duhet te jemi kompakte, me shpirt sakrifice dhe rezultatet e mira do te vijne.

 

Andi Prifti

Share
Published by
Andi Prifti

Recent Posts

  • Uncategorized

Lautaro, cfare po ben? “Inter ka vendosur ta gjobise: ai eshte kapur nje dite pas ndeshjes me Juven duke…”

Me sa duket, nje nate deri ne oret e vona e Lautaro Martinez me gruan e tij (qe ka pasur…

32 mins ago
  • Uncategorized

INTER-Bologna, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni i Interit nga minuta e pare: “Dy ndryshime direkt?”

Te ringrihet direkt pas humbjes ne Torino ndaj Juventusit: ky eshte objektivi i Interit pas nje tetori pothuajse perfekt. Tani…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dalin ne pah pese skuadra qe kerkojne nje lojtar te Interit ne janar? “Shitja e tij duket si e vetmja rruge per…”

Ashtu si eshte bere me dije ne ditet e kaluara, agjenti i Robin Gosens ka shfrytezuar transferen e Interit ne…

23 hours ago
  • Uncategorized

Chiellini, cfare dreqin thua? “Ne karrieren time kam fituar 11 trofe. Llogaris edhe ate te Interit kur…”

Me sa duket, Giorgio Chiellini, ish-lojtari i Juventusit, edhe pse ka shkuar ne MLS per te mbyllur karrieren, koken e…

23 hours ago
  • Uncategorized

Thiago Mota flet nje dite perpara Inter-Bologna: “Kujtime te medha ne Meazza. Por po gaboni duke thene se…”

"Tani me tekonologjine e avancuar ne shohim video per te kuptuar si duhet te sulmojme dhe si duhet te mbrojme…

23 hours ago
  • Uncategorized

Champions League, publikohen koeficentet e Inter, Milan dhe Napoli: “Fitorja e mundshme ndaj Portos e ka koeficentin…”

Edhe pse do dicka me shume se tre muaj qe kur skuadrat te zbresin ne fushe prape per Champions League,…

23 hours ago