Categories: Champions LeagueInterBarcelonaNe plan te pare

Analize Inter-Barcelona – Spalletti drejt konfirmimit te modulit 4-3-3. Eshte edhe Nainggolan.

Dita e madhe erdhi. Eshte nata e InterBarcelona, nete te Champions Legue. Mbas debutimit me Tottenham-in dhe dy transfertat, zikaltrit kthehen ne San Siro ne ndeshjen me te pritur, ajo kunder fenomeneve katalanas.

Ne kete sfide, pervec tre pikeve qe do te ishin shume vendimtare per nje kalim te turit perfundimtar, qe nga shume e quanin “te pamundur” kalimin mbas shorteut, mbi te gjitha eshte mundesia per te marre perfundimisht pergjegjesi te mjeteve te saj qe me te vertete kjo skuader mund te luaje kunder cdolloj kundershtari. Ata qe do te karikojne Icardin dhe shoket e tij jane 75 mije tifoze: nje kornize e denje per nje spektakel te paralajmeruar.

INTERLuciano Spalleti nuk ka asnje dyshim, sepse skuadra e tij duket se ka arritur nje nivel te konfidences goxha te larte. Pavaresisht rezultatit 5-0 kunder Genoa-s, do te rishikojme nga minuta e pare Vrsaljko ne te djathte, Asamoah ne te majte, Vecino ne mes dhe Icardi ne qender te sulmit.

Ne mbrotje, De Vrij dhe Skriniar favorit ndaj Mirande-s. Pyetja qe lind lidhet me prezencen e Nainggolan: belgu eshte mire fizikisht, ka treguar se e ka kaluar demtimin ne kavilje, dhe per me teper ka shenuar ne ato pak minuta kur u aktivizua ne ndeshjen kunder Genoa-s. Me shume mundesi, me pak fjale, Ninja do ta nise si titullar.

Edhe me te ne fushe nuk duhet te ndryshoje sjellja taktike, qe eshte gjithmone nje 4-3-3 sesa nje 4-2-3-1. Ne kete menyre, Brozovic ka plotesisht celesat e mesfushes, mesfushoret mund te depertojne ne menyre te paparashikueshme ne zonen e kundershtarit dhe dy sulmuesit e krahut do te luajne rolin e sulmuesve te dyte sesa sulmues krahu.

 

BARCELONAMessi PO apo JO? Ekziston pershtypje se argjentinasi nuk do te jete prezent ne kete ndeshje: nuk do te ishte dicka e menduar mire nese do te aktivizohej sonte ne gjendjen e tij fizike. Argjentinasi do te aktivizohet nese eshte e nevojshme apo thjesht per disa minuta.

Ernesto Valverde nuk mund te mbeshtet akoma tek Vermaelen dhe Umtiti, dhe per kete arsye konfirmon te njejten dyshe te mbrojtjes ne sfiden e Camp Nou, keshtu me Sergi Roberto qe preferohet me shume sesa Semedo dhe Lenglet per te plotesuar dyshen e mbrojtjes me Pique.

Konfirmohen edhe ne mesfushe: Arthur dhe Rakitic ne krah te Busquets, Vidal ne pankine. Dyshime ne sulm: me Suarez te sigurte ne 11 titullare, Rafinha, Coutinho dhe Dembele po luftojne per te dyja pozicionet e sulmit. Dhe nuk eshte per tu perjashtuar mundesia, se pikerisht ish lojtari i Inter-it dhe Liverpool mund te qendroje jashte 11 titullare. Rikthehet midis te grumbulluarve Denis Suarez.

FORMACIONET E MUNDSHME

INTER (4-3-3): Handanovic; Vrsaljko, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic, Nainggolan; Politano, Icardi, Perisic.
Ne pankine: Padelli, Miranda, D’Ambrosio, Borja Valero, Candreva, Keita Baldé, Martinez.
Trajner: Spalletti.
Te skualifikuar: Asnje.
Te padisponueshem: Asnje.

BARCELLONA (4-3-3): Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Rafinha, Suarez, Coutinho.
Ne pankine: Cillessen, Chumi, Semedo, Vidal, Dembelé, Munir, Messi.
Trajner: Valverde.
Te skualifikuar: Asnje.
Te padisponueshem: Vermaelen, Umtiti.

Ardis

Share
Published by
Ardis

Recent Posts

  • Uncategorized

MOVIOLA e Corriere – Gabim i tmerrshem dje te ndeshja Inter-Salernitana: “Arbitri gaboi rende kur tregoi…”

Me sa duket, sipas Corriere dello Sport, arbitri i ndeshjes Inter-Salernitana diten e djeshme ka bere nje gabim teper te…

5 hours ago
  • Uncategorized

Kupa e Italise, dalin koeficentet per fituesen: “Ne kete moment, Inter, Milan dhe Napoli kane nje koeficent prej…”

Ne kete mesjave, Serie A do te beje pushim, por ne fushen e lojes do te rikthehet Kupa e Italise,…

5 hours ago
  • Uncategorized

Cassano zbulon: “Pse nuk e dini ju cfare ka ndodhur tek Inter? E thjeshte: para Barcelones ata kane…”

Si gjithmone, Antonio Cassano ka dashur te flase edhe diten e sotme ne rrjetet sociale per fitoren e Interit diten…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, del ne pah data kur rikthehet Marcelo Brozovic? “Stafi mjekesor i Interit ka nje plan: ta ktheje lojtarin per…”

Marcelo Brozovic po i jep gaz dhe po tenton te kthehet sa me shpejt ne dispozicion te Simone Inzaghit. Mesfushori…

5 hours ago
  • Uncategorized

Icardi me ne fund e kupton? “E kam mbrojtur shume Wanda Naren, por tani jo me. Kam kuptuar se eshte nje…”

Sulm shume i rende i Mauro Icardit ne drejtim te gruas se tij, Wanda Nara, me te cilen eshte ne…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet Sensi: “Gjeja me e mire qe kam ardhur te Monza, nuk kam me frike. Te Inter po vuaja shume per…”

Diten e djeshme, per mediat eshte ndalur te flase edhe Stefano Sensi, ish-mesfushori i Interit qe eshte huazuar te Monza.…

6 hours ago