Categories: InterFrosinoneNe plan te pare

Analize Inter-Frosinone – Nje tjeter mundesi per Lautaro Martinez, Joao Mario dhe Keita Balde

Kthehet kampionati mbas ndeshjeve te kombetareve dhe Interi e rifillon duke mikepritur Frosinone-n ne nje San Siro serish te tejmbushur. Do te jete ndeshja e pare e nje rrugetimi te komplikuar per zikaltrit, qe me pas do te perballen me transferten ne Londer kunder Tottenham, transferta ne Rome kunder verdhekuqve dhe ne Torino kunder Juventusit.

Por, ashtu sic theksoi edhe Luciano Spalletti, tashme eshte e rendesishme vetem ndeshja ne mbremje, ashtu sic duhet te jete. Edhe pse skuadra vjen nga nje rezultat negativ ne Bergamo kunder Atalanta-s.

INTER – Trajneri toskan duhet te luaje pa tre elemente: eshte jashte listes Brozovic per shkak te skualifikimit me karton te kuq dhe lojtaret e demtuar Vrsaljko dhe Dalbert. Mungesa qe ndikojne sidomos ajo e brazilianit: ish lojtari i Nice-s, me shume mundesi, do te kishte qene titullar nga krahu i majte, duke e lene pushim Asamoah per te fituar energji te cmueshme.

Shume veshtire qe te parashikosh eksperimente, dhe rrjedhimisht do te jene ne fushe si ganezi ashtu edhe Dambrosio. Skriniar dhe De Vrij jane favorite ndaj Miranda-s, por kujdes edhe per Ranocchia-n, deri me tani asnjehere i aktivizuar.

Ne vend te Brozovic, do te aktivizohet Borja Valero, ku rreth tij do te pozicionohen Joao Mario dhe njeri nga te dy, Gagliardini ose Vecino. Po Nainggolan? Plotesisht i rekuperuar, mund te luaje nje pjese te ndeshjes duke pasur parasysh edhe ndeshjen ne Wembley.

Ne sulm, nderkohe, Spalletti duhet ti jape nje mundesi tjeter Martinez dhe Keita, me Perisic dhe Icardi fillimisht jashte 11 titullare. Ne te djathte, balotazh Politano-Candreva.

FROSINONE – Do te jete nje Frosinone ne gjendje jo shume te mire. Me Soddimo jashte dhe Ciano ne dyshim, pavaresisht se ishte ne listen e te grumbulluarve, Longo do te luaje me nje modul 5-3-2 te maskuar nga 3-5-2.

Dyshimet e fundit persa i perket qendermbrojtesit (Salamon ne avantazh ndaj Ariaudo) dhe partnerit te Ciofani-t ne sulm (Pinamonti me shume sesa Campbell). Per pjesen tjeter, drejt konfirmimit te Beghetto-s ne krahun e majte (Molinaro nuk eshte ne gjendjen e tij me te mire), ndersa ne mesfushe Cassata duhet te mbeshtetet te Gori. Te padispunueshem, Paganini, Dionisi dhe Hallfredsson.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (4-3-3): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Gagliardini, Borja Valero, Joao Mario; Politano, Martinez, Keita Baldé.
Pankina: Padelli, Miranda, Ranocchia, Vecino, Nainggolan, Candreva, Perisic, Icardi.
Trajneri: Luciano Spalletti
Te skualifikuar: Brozovic
Te padisponueshem: Dalbert, Vrsaljko

FROSINONE (5-3-2): Sportiello; Zampano, Goldaniga, Salamon, Capuano, Beghetto; Chibsah, Maiello, Cassata; Ciofani, Pinamonti.
Pankina:Bardi, Ariaudo, Brighenti, Krajnc, Ghiglione, Molinaro, Gori, Crisetig, Vloet, Campbell, Ciano, Perica.
Trajneri: Longo
Te skualifikuar: Asnje
Te padisponueshem: Paganini, Dionisi, Hallfredsson, Soddimo

Arbiter: Pairetto
Asistente: Di Vuolo dhe Rocca
VAR: Mariani (Longo)
Arbiter i katert: Ghersini

Ardis

Share
Published by
Ardis

Recent Posts

  • Uncategorized

INTER, CFARE REAGIMI! Gazzetta nuk u beson syve: “Dje eshte pare dicka qe mungonte qe prej…”

"Kane kaluar mbase ditet me te gjata, me intensive dhe me 'kontraverse' te Simone Inzaghit si tranjer i Interit". "Me…

10 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

2 days ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

2 days ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

2 days ago