ne Bernabeu do te luhet nje nga ndeshjet me te bukura dhe me te forta te Champions League te ketij sezoni.
Perballe do te jete vendi i pare i grupit D, Real Madrid, kunder Interit, e cila eshte e dyta dhe me nje fitore mund te marre vendin e pare.
Diten e djeshme nderkohe Ancelotti ka thene se edhe pse Real mund te mjaftohet me nje barazim ne kete ndeshje, nuk ka ndermend te luaje per kete rezultat.
Keshtu, me nje Inter qe nuk ka asgje per te humbur dhe me nje Real Madrid qe nuk deshiron te marre nje barazim, sot mund te shohim spektakel.
Nderkohe, sipas te perditshmes spanjolle AS, Ancelotti e ka vendosur tashme formacionin titullar per ndeshjen ndaj Interit.
Sipas tyre, ne sulm do te luaje Luka Jovic ne vend te Benzema dhe jo Mariano Diaz, ashtu si u perfol pak gjate dites e djeshme.
Keshtu, formacioni i mundshem i Real Madrid per sot mund te jete ky ku me sa duket Ancelotti ka marre vendim te mos aktivizoje Hazard.
REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Rodrygo, Jovic, Vinicius.
Nderkohe, ne pankine do te kete keta lojtare: Lunin, Fuidias, Vallejo, Nacho, Marcelo, Valverde, Lucas Vazquez, Camavinga, Isco, Hazard, Asensio, Mariano Diaz.
Te padisponueshem per kete ndeshje do te jene keta tre lojtare: Bale, Benzema, Ceballos.
Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…
Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…
Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…
Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…
Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…
"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…