Categories: Ne plan te pare

Ausilio: “Blerja e Cancelo, Karamoh, Spalletti, Dalbert, Asamoah dhe FPF: ju tregoj gjithcka…”

I intervistuar ne lidhje direkte ne frekuencat e Rai Radio 1, gjate emisionit ‘Radio edhe une Sporti’, Piero Ausilio, drjetori sportiv i Interit, ka folur kete mengjes per disa nga temat me te nxehta te skuadres s e Spallettit nje dite pas suksesit  ne fushen e Chievos.

Ai ka folur gjithashtu edhe per planet e merkatos.

Ja fjalet e drejtuesit zikalter:

Disa fjalet per Chievo-Inter…

“Asgje ne vecanti, cdo fushe ka veshtiresine e saj. Nuk kam pare ndeshje qe te mbarojne ne menyre te thjeshte. Te gjitha e kane nga nje objektiv prandaj te gjitha ndeshjet jane te veshtira. Dje kemi bere nje ndeshje te mire, vetem 5 minutat e fundit jo. Por ishte nje ndeshje e luajtur mire. Icardi dhe Perisic? Paguhen per te bere gola, jane nje dyshe shume e rendesishme: me perjashtim te asaj se Lazios, statistikisht duke folur, jane dyshja me e mire ne Itali.”

Karamoh, si ka mundesi qe keni nevoje vetem tani per te?

“Une mendoj se duhet te jemi te lumtur per gjene. Eshte nje lojtar i ri qe kishte nevoje per kohe. Ne France kishte bere mire dhe ne u treguam te zotet qe arritem ta blinim. Merita i shkon edhe tranjerit, sepse sot po marim rezultate  qe i mendonim se do i  mernim edhe ne fillim te sezonit.”

Dalbert, si eshte situata? 

“Dje kam treguar disa gjera rreth ofertave per te, sepse te gjithe flasin per te si zhgenjim. Une kam thene qe ai nuk po arrin te luaj vetem per fajin e te tjereve qe jane ne forme, jo se ai eshte n je lojtar i keq. Realisht me vjen keq qe nuk po gjen hapsira. Me ate qe thash dje doja te tregoja se nuk eshte aq i keq sa  e beni ju sepse  oferta per te ka pafund.”

Rinovimet e Spallettit dhe  te Icardit jane te  lidhura me Champions?

“Jo, absolutisht jo. Here pas here duhet te perseris gjera qe per ne jane shume  te qarta dhe te vendosura: Spalletti eshte e tashmja jone dhe deshirojme te ndertojme me te  nje te ardhme akoma me te larget se sa kontrata  parashikon. E njejta gje vlen edhe per Icardin qe prej sezonesh tashme rinovon me ne. Me kete djalosh kemi bere tre rinovime, do te ulemi per te bere nje te katert. Eshte e drejte te njohim gjithcka  cfare ka bere per Interin me nje kontrate te re. E  meriton. Si  Spalletti por edhe Icardi jane dy pika kyce te se tashmes por edhe te se ardhmes.”

A eshte ndeshja ndaj Juventusit decizive per Championsin?

“Eshte decizive sepse eshte e para qe eshte ne radhe, por ndeshjet decizive per Interin jane kater, jo vetem ajo. Nje ndeshje pozitive te shtunen do te na jepte mundesine te vazhdonim vrapimin tone drejt Champions, sepse eshte nje objektiv i qarte qe ja kemi vene vetes ne fillim te sezonit. Sot jemi ne linje me parashikimet e bera, jemi rritur me 10 pike ne krahasim me sezonin e kaluar kur ishim 20 pike pas Romes: deri me tani ka qene nje kampionat pozitiv, per ta bere te rendesishem duhet te kualifikohemi ne Champions.

Shitje e nje futbollisti te madh ne fund te sezonit?

“Problemi i Fair Play Financiar do te jete gjithmone, por eshte dicka qe duhet specifikuar: gjithmone shitjet dhe blerjet duhet te jene 0-0. Une shpresoj te arrijme t’ja dalim, sepse bilanci duhet mbyllur brenda 30 qershorit. Mbase duke sakrifikuar ndonje djalosh te ri te Primaveres ashtu si ndodhi edhe sezonin e kaluar por me mundesine qe ti riblejme ne te ardhmen nese situata jone do te jete e ndryshme. Nuk eshte e thene qe duhet te sakrifikojme nje lojtar te madh. Ne deshirojme ta forcojme skuadren, jo ta dobesojme ate. Kujtoni Perisic dhe kerkesen e United. E me pas lojtari u tregua fondamental me Interin kete sezon.

Cfare merkato do te behet nese nuk kapet dot Champions?

“Kjo nuk ka lidhje, por eshte e qarte qe nga ana ekonomike mbase ndihmon. Por pozitiviteti i  nje sezoni shikohet nga shume parametra: ne kemi ndertuar dicka me rendesi me Spallettin, Interi eshte permiresuar ne cdo gje ne krahasim me te kaluaren. Pozicioni ne nivel pikesh pritet te jete i njejte me 2011. Keshtu Interi i ka bere mire gjerat kete sezon, duket nje skuader solide por edhe qe duhet permiresuar, pse jo. Ne jemi Inter, prandaj duam Champions.”

Si vjen Juventusi ne San Siro?

“E pritshme qe ne ndeshje si keta, ata veshtire se gabojne ne dy ndeshje radhazi. Jane skuader solide dhe i presim te vendsour. Por di qe perballe do te gjejne nje Inter ne shendet shume te mire qe ne shtepi do te kerkoje te beje shume mire si ne te gjitha ndeshjet e medha kete sezon.”

Ne cfare pike eshte tratativa me Asamoah?

“Do te flasim pas 21 majit, sepse mbi te gjitha po flasim per nje lojtar te Juventusit. Nuk e kemi pare ende si hipoteze, do shohim ne te ardhmen.

Distanca me Napolin dhe Juven si zvogelohet? Do e blini Cancelon?

“Cancelo ben pjese ne programin e Interit te se ardhmes, prandaj kemi vendosur nje te drejte blerje ne kontraten me Valencian. Po ben shume mire ai, jemi te kenaqur, por do te behen disa vleresime ekonomike pasi kampionati te mbyllet duke pare edhe Champions Leaguen nese do e kemi arritur ose jo. Por dua te saktesoj se ka nje kontrate me ne, vendimi i takon vetem Interit, askujt tjeter.

Me e lehte ti rekuperohet nje pike Romes apo Lazios? 

“Njesoj eshte, nuk ndryshon asgje. Te dyja po luajne shume fort, si Interi, por kemi shume besim. E dime shume mire qe ndeshja e fundit me Lazion mund te jete vendimtare. Romes i urojme te fitoje Champions League dhe te renditet e pesta, keshtu jemi te gjithe super te lumtur.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: ausilio

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago